Ngjyrat dhe parfumet tendencë të verës 2013

00010h_240x360Vera, siç të gjithë e dimë, vjen me veshje të lehta, të bukura, me ngjyra dominuese dhe provokuese. Tendencat e verës 2013 duken tek ngjyrat e veshjeve, në të cilat dominojnë ngjyrat e kuqe, nudo, xhinse etj. Veshjet janë element mjaft i rëndësishëm i paraqitjes sonë, por nuk duhet të harrojmë vëmendjen që parfumet tona kanë gjatë kësaj periudhe. Parfumet personalizojnë në një farë mënyre karakterin e njeriut, duke treguar ëmbëlsinë, dominimin, arrogancën etj.

 

Ngjyra e kuqe

Ngjyrë glamur dhe provokuese, e kuqja është trendi i kësaj vere.

Nude

Delikate dhe e pastër, ngjyra nude është e përkryer për një pamje të pastër dhe romantike. Për më tepër kjo ngjyrë vë më shumë në dukje ngjyrën bronz të lëkurës.

Look-u i bardhë  

Ngjyra e bardhë është rikthyer në modë sërish. Është koha për të nxjerrë sërish nga gardëroba këmishat dhe veshjet e bardha.

Xhinsi

Materiali xhins është sërish trend këtë sezon. Ju mund të zgjidhni xhaketën xhins, pantallonat, apo edhe fustane.

 

 

Parfumet e shumëpritura të 2013-ës

Guess Girl, Guess

Më shumë sesa një flagrancë, është fushata publicitare e mishëruar nga Amber Heard ajo qe do jetë në qendër të vëmendjes. Parfumi është një përzierje e shijeve të luleshtrydhes, pjeprit, pak orkide, vanilje, etj. Pra do ketë më tepër një aromë të ëmbël.

 

Parisienne, Yves Saint Laurent

Për 2013-ën Yves Saint Laurent do të ofrojë një look totalisht të errët. Parisienne do jetë për femrat e sofistikuara dhe moderne. Në përbërje do ketë manaferrën, trëndafilin Damas, vjollcën etj.

 

Valentina Acqua Floreale, Valentino

Shtëpia italiane e modës do luajë me natyrën dhe senuslaitetin. Pritet që parfumi I ri të jetë me aromë lulesh. Përbërja do ketë lule portokalli, mimozë, jasmi, qelibar, etj.

 

Pink Friday, Nicki Minaj

Repistja ka lançuar parfumin e saj të parë dedikuar jetës së saj si femër dhe gjithashtu karrierës. Ky parfumë është një esencë lulesh dhe drurësh pylli duke përzier vaniljen me mushqet. Ky parfum ka dalë tashmë në Amerikë, por në Evropë do vijë së shpejti.

See by Chloé, Chloé

Marka franceze do të nxjerrë këtë vit një parfum të ri mishëruar nga modelja holandeze Bette Franke. Esenca do ketë në përbërje jaseminë, lule molle, vanilje etj.

Share it :