Albana Osmani reklamon trupin

albanaosmani1Prezantuesja e njohur e televizionit “Top Channel”, Albana Osmani, ka zgjedhur një formë mjaft të veçantë për të përshëndetur fansat e saj në rrjetin social të Facebook-ut. Bukuroshja poston herë pas here në rrjetin e saj foto mjaft kompromentuese, me të cilat ajo u dhuron plot dashuri fansave të saj. Albana së fundmi ka publikuar një foto të bërë prej saj ndërsa ndodhet në palestër për të kryer ushtrime fizike, duke reklamuar kështu format trupore të saj. Megjithëse e shohim duke bërë ushtrime, Albana sërish duket mahnitëse dhe mjaft e ëmbël. Prezantuesja me këtë foto do të tregojë se një trup i mirë dhe i bukur arrihet vetëm me ushtrime fizike.

 

Sofia, tërheqëse me bikini

sofia2

Bukuroshja Sofi e emisionit “Zonë e lirë” duket se po shijon verën e nxehtë pranë bregdetit shqiptar. Këtë herë shoqëruesja e Arjan Çanit vjen jo më me rroba serioze, por me rroba banje, pasi e shohim duke shijuar ujërat e detit Jon. Fotot e publikuara prej saj në rrjetin social Facebook kanë bërë xhiron e fundjavës. Sofia shfaqet përpara syrit publik me sete të ndryshme rroba banje, duke ekspozuar kështu edhe trupin e saj seksi. E qeshur dhe e lumtur ashtu sikur tek emisioni vjen edhe në këto foto Sofia, e cila duket mjaft e gëzuar që më në fund ndodhet pranë detit. Çdokush do të dëshironte të ishte në vendin e Sofisë, pranë bregdetit gjatë këtyre ditëve të nxehta.

 

 

 

Anjeza Branka, e nxehtë si vera

anjezabranka

Anjeza Branka është shfaqur kohët e fundit në vende si Saranda, Himara, Dhërmiu dhe Vlora, ku ajo dhe ka kënduar. Anjeza Branka ka nisur një karrierë muzikore mjaft të suksesshme, që nga momenti i kthimit nga Gjermania. Aktualisht, këngëtarja është në një romancë të fortë dashurie, pas ndarjes nga bashkëshorti i saj me të cilin ka edhe një djalë. Si shumë këngëtarë të tjerë, edhe këtë sezon veror Anjeza Branka ka nisur turin e saj të koncerteve në plazhet e Shqipërisë. Poza mjaft të nxehta të Anjezës kanë tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar. Nuk mund të mungojnë momentet e bukura të këngëtares me shoqërinë dhe të dashurin e saj. Ajo që bie në sy, është ngjyra dhe forma perfekte trupore e Anjezës gjatë këtyre muajve të verës. Aktualisht, këngëtarja shfaqet në ekranet muzikore me këngën e saj të fundit, “Tani e di”, ndërsa po përgatit edhe një të re, që do ta publikojë së shpejti.

 

Adelina Berisha shpëton për mrekulli

adelinaU komentua shumë aksidenti që pati me makinë e saj këngëtarja Adelina Berisha. Këngëtarja ka rrëfyer se si ndodhi përplasja e makinës së saj me makinën tjetër. “Isha në makinë e ndalur në semafor, kur papritur një makinë e “Proper Pizza” erdhi në drejtim timin dhe më ka goditur. Por pas gjithë kësaj kam kaluar pa ndonjë pasojë”, – ka treguar këngëtarja duke shfrytëzuar rastin që të rrëfej edhe për “aksidentin” që ajo ka goditur disa vajza në rrugë, e që sipas këngëtares nuk rezulton të jetë i vërtetë. “Përveç këtij aksidenti desha të tregoj edhe për një tjetër që unë gjasme me makinën time kam goditur disa vajza që ecnin rrugës. Edhe pse ka kaluar pak kohë nga kjo, unë them se nuk është e vërtetë sepse unë nuk kam goditur askënd me makinën time. I respektoj rregullat e qarkullimit dhe kam patentë shofereje që prej tre vitesh”, – ka pohuar Adelina. Vajza super seksi ka kohë që nuk është shfaqur në tregun muzikor me një këngë të re. Mesa duket Adelina ka vendosur të pushojë gjatë kësaj periudhe verore për të rikuperuar fuqitë, duke u shfaqur në skenë muzikore fuqishëm.

 

Korab Jetishi martohet më 25 korrik

Korab-Jetishi-280x300Këngëtari Korab Jetishi ka vendosur t’i thotë ‘tung’ beqarisë dhe të martohet këtë verë. Ne mësojmë se djali i këngëtarit të madh Shkëlzen Jetishi do të martohet me 25 korrik dhe dasmën do ta mbajë te restoranti që babai i tij ka hapur. Por sipas një burimi që dëshiron të mbetet anonim, kjo dasmë është nxituar të bëhet sa më parë pasi Korabi dhe e fejuara e tij, Gentiana presin një fëmijë, madje ka qenë babai i Korabit ai që ka dashur të bëhet sa më parë kjo martesë. Ne i urojmë çiftit jetë të lumtur dhe me një bebe së shpejti, megjithëse fëmija është rrugës!

Share it :