Kontrolli i gjendjes reale të pikëve nga çdo drejtues mjeti rrugor do të bëhet në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, duke iu referuar numrit të lejes së drejtimit
Sapo ka hyrë në fuqi ligji i ri për patentat me pikë. Nga ky moment një parakalim i gabuar apo kalimi i normave të shpejtësisë do të thotë direkt heqje të 10 pikëve. Patenta do të ketë 20 pikë dhe në varësi të gabimeve në drejtimin e mjetit të transportit do të bëhen zbritje. Në nenin 312 të rregullores apo në nenin 120 të Kodit, shtohet një pikë, sipas së cilës “leja e drejtimit do të jetë me pikë”. Pikët e humbura mund të rifitohen, nëse plotësohen disa kushte, si pagesa e gjobave. Në raste të ndryshme, as gjoba nuk do t’i bëjë punë drejtuesit të mjetit, në rast se gabimet i shkaktojnë humbje të menjëhershme të 15 pikëve (ose në një manovër apo veprim të ketë kryer 3 gabime me nga 5 pikë). Programet dhe kohëzgjatja e kurseve të trajnimit për të rimarrë pikët e humbura do të përcaktohen nga Ministria e Transporteve me akte të veçanta që rregullojnë veprimtarinë e autoshkollave dhe programet e testimit. Kontrolli i gjendjes reale të pikëve nga çdo drejtues mjeti rrugor do të bëhet në faqen e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, duke iu referuar numrit të lejes së drejtimit. Kjo drejtori pritet të përurojë sot, në prani të Kryeministrit, qendrën e re të shërbimit. Për shkeljet e rënda, si aksident rrugor me largim nga vendi i ngjarjes ose drejtimi i mjetit rrugor në gjendje të pirë, pezullohet leja e drejtimit, deri në heqje të lirisë
Disa nga nenet e Kodit të ri Rrugor, kur hiqen pikët e patentës
Drejtuesi i mjetit rrugor që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë.
8 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor që zotëron leje drejtimi prej më pak se 3 vjetësh, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20 km/orë dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda një viti.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje në kthesat.
6 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor që hyn kundërvajtje në rakordimet konvekse.
5 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor që qarkullon kundërvajtje me fushëpamje të kufizuar.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor që përshkon karrexhatën kundërvajtje kur rruga është e ndarë në disa karrexhata të veçanta.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor është përsëritës i shkeljes së dispozitave të nenit 140, pika 10, të Kodit Rrugor, të ndryshuar, brenda vitit.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor, duke u futur në kryqëzim, nuk i jep përparësi mjetit tjetër që vjen nga e djathta dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
5 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor në kapërcimin e linjave hekurudhore a të tramvajit, nuk i jep përparësi mjetit që lëviz mbi shina dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
5 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor nuk respekton sinjalet e vendosura të përparësisë në kryqëzim dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
5 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor nuk respekton sinjalet e vendosura të detyrimit të ndalimit para vijës së ndalimit, përpara se të futet në kryqëzim dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
5 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë, kur hyhet në rrugë nga zona që nuk janë për kalim publik dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
8 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor zë kryqëzimin apo dhe kapërcimin e linjave hekurudhore a të tramvajit, duke mos pasur mundësi të lirojë zonën e manovrimit pa penguar kalimin e mjeteve që vijnë nga drejtime të tjera dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
8 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor ose i kafshës nuk i jep përparësi atij që qarkullon në rrugë, kur hyhet në rrugë nga shtigje të udhëve për kafshë dhe pista biçikletash dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
8 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor vazhdon lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit ose i policit të trafikut e ndalojnë këtë lëvizje.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor që i afrohet një kalimi në nivel nuk tregon kujdesin maksimal, me qëllim mënjanimin e aksidentit.
6 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor përpara zënies së një kalimi në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera nuk sigurohet që asnjë tren të jetë duke u afruar.
6 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel pa barriera ose gjysmëbarriera, kalon kur barrierat ose gjysmëbarrierat janë duke u mbyllur ose janë mbyllur.
6 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel kalon kur gjysmëbarrierat janë duke u hapur.
6 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel kalon kur janë duke funksionuar sinjalizimet ndriçuese.
6 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel kalon kur janë duke funksionuar objektet zëvendësuese të barrierave ose gjysmëbarrierave.
6 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor, përpara një kalimi në nivel në rast të detyrimit të ndalimit të mjetit nuk bën përpjekje për ta zhvendosur mjetin ose nuk shmang çdo rrezik për njerëzit.
6 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikave 9, 10, 11, 12 dhe 13 të nenit 146, të Kodit Rrugor, të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 24 muajsh.
8 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton ndalimet e parakalimit sipas pikës 14, të nenit 146, të Kodit Rrugor, të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 24 muajsh.
8 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor, si pasojë e mosrespektimit të largësisë së sigurisë ndërmjet mjeteve, shkakton përplasje me dëmtime të rënda për mjetin dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor nuk zbaton detyrimet e ndalimit dhe përparësisë gjatë këmbimit të mjeteve sipas përcaktimeve të pikave 1, 2 dhe 3, të nenit 148, të Kodit Rrugor, të ndryshuar dhe është përsëritës i së njëjtës shkelje brenda periudhës kohore prej 12 muajsh.
8 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor që kryen një nga transportet në kushte jonormale, si dhe qarkullon me një nga mjetet jashtë norme, pa marrë autorizimin përkatës.
6 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor që kryen transport në kushte jonormale ose qarkullon me një mjet jashtë norme, pa zbatuar kushtet e përcaktuara në autorizim.
6 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor që përdor makina ngarkim-transporti për transportimin e mallrave të ndryshme nga ato të parashikuara në nenin 54, pika 1, shkronja “n”.
6 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor që përdor një mjet që e kalon kufirin e ngarkesës së lejuar të përcaktuar në nenin 62, në rrugë dhe autostrada.
6 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme pa marrë leje, kur parashikohet.
6 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor qarkullon me mjet që transporton mallra të rrezikshme pa respektuar kushtet e vëna të autorizimit për ruajtjen e sigurisë.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e kthimit të sensit të lëvizjes dhe kapërcimi i trafikndarësit edhe aty ku ai mungon.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e kalimit në karrexhatë ose pjesë të saj në sens lëvizjeje të kundërt me atë të lejuar.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e qarkullimit në korsinë e emergjencës, përveçse kur ndalohet me mjetin ose rifillohet lëvizja.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor gjatë qarkullimit në autostrada, në rrugë interurbane kryesore dhe në rrugë të tjera që kanë karakteristika strukturore të ngjashme me to, nuk respekton ndalimin e qarkullimit në korsitë e ndryshimit të shpejtësisë, përveçse kur hyhet ose dilet nga karrexhata.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit nuk respekton detyrimin e lënies së lirë të kalimit dhe duke ndaluar kur është e nevojshme, sapo dëgjon përdorimin e sinjaleve zanore shtesë të alarmit dhe sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese blu; nga automjetet dhe motorët në shërbim të policisë, nga autoambulancat ose mjetet zjarrfikëse.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit nuk respekton detyrimin e mosndjekjes nga afër të automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, të autoambulancave ose të mjeteve zjarrfikëse, duke shfrytëzuar progresionin e lëvizjes lirë gjatë përdorimit prej tyre të sinjaleve zanore shtesë të alarmit dhe sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese blu.
10 pikëDrejtuesi i mjetit rrugor në shërbim të policisë, të autoambulancave ose të mjeteve zjarrfikëse gjatë qarkullimit, jo në përmbushje të shërbimeve urgjente të institucionit, përdor sinjalizime zanore shtesë të alarmit dhe/ose sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese blu.
10 pikë
Drejtuesi i mjetit rrugor, gjatë qarkullimit përdor sinjalizime zanore shtesë të alarmit dhe/ose sisteme shtesë të sinjalizimit pamor e me dritë vezulluese, në kundërshtim me përcaktimin e pikës 1, të nenit 175, të Kodit Rrugor, të ndryshuar.
10 pikë
Në krizë tregu europjan i makinave
Tregu i makinave në Evropë ka shënuar rënie për shkak të krizës ekonomike. Sidomos është goditur rëndë nga kriza prodhuesi francez i veturave, Peugeot-Citroen.
Kompania është përqendruar në prodhimin e makinave të vogla që i ka shitur tradicionalisht në Evropën Jugore. Në vendet e prekura nga kriza, si Spanja ose Italia, por edhe në Francë, kompania nuk po arrin të ketë fitim. Gjatë vitit 2008 në 27 vendet e BE-së janë shitur 17 milionë automjete të reja në vit, ndërsa shitjet e vitit të kaluar kanë rënë për 3 milionë makina më pak. Këtë vit trendi i shitjes po shkon drejt rënies së mëtejshme. Kriza me borxhin në Evropë nuk është tejkaluar. Kjo do të thotë një e ardhme e errët për tregun evropian të automobilave.