Procedura e plotë për transferimin e studimeve, dokumentet që duhen Do të jenë 500 kuota për studentët që duan të transferojnë studimet

0
145

studenteSi vazhdohet një program i dytë studimi

 

Do të jenë 500 kuota në favor të studentëve që duan të transferojnë studimet. Kuotat janë miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe aplikimet do të nisin brenda muajit. Çdo student duhet të interesohet pranë sekretarisë mësimore ku do të transferojë studimet në mënyrë që të fillojë aplikimin. “Transferimet e studentëve në numrin përkatës të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëhen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore dhe në statutin e rregulloret e tyre”, – thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Po kështu studentët që transferojnë studimet i përshtaten tarifës së re të shkollimit. “Studentët, që transferojnë studimet nga një program studimi apo nga programe të mëparshme studimi të ciklit të parë në një program tjetër studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen tarifës së përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet”, – përcakton vendimi i qeverisë.

Procedura

Këtë vit janë krijuar kushtet për transferim studimesh edhe nga universitetet jashtë Shqipërisë. Çdo i ri që dëshiron të rikthehet për studime në Shqipëri, duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme. Hapat që ndiqen për aplikim janë: Formulari i aplikimit për transferim studimesh, i plotësuar nga aplikanti, plani dhe programi i studimit, lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara, në formë zyrtare me firmë dhe me vulë. Kërkohet kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit. Dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri. Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara. Kërkohet fotokopje e kartës së identitetit, mandat arkëtimi. Informacionin për bankën dhe tarifën e aplikimit gjendet pranë zyrës së protokollit në rektoratin e UT-së, në kohën e plotësimit të formularit për aplikim. Konkurrenca për këtë vit do të jetë më e fortë, por mundësitë për të fituar do të jenë më të mëdha, për shkak të rritjes së numrit të kuotave.

 Program të dytë studimi

Si çdo vit, për ata të rinj që do të kërkojnë të vazhdojnë një program të dytë studimi do të ketë kritere të veçanta. Kuotat për këtë fushë janë 300 dhe përgjithësisht do të jenë për degët në tiranë. Degët më të kërkuara janë Juridiku, Ekonomiku dhe degët e mësuesisë. “Kandidatët, që kanë përfunduar me sukses provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të “Maturës Shtetërore” si dhe programin e parë të studimeve me rezultate të shkëlqyera, gëzojnë të drejtën të vijojnë studimet në një program të dytë studimi, brenda numrit të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kritereve të përcaktuara nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë për pranimet në një program të dytë studimi. Studentët, që vijojnë një program të dytë studimi, i nënshtrohen tarifës vjetore të shkollimit të njëjtë me koston e plotë të studimeve”- përcakton vendimi i qeverisë.

 

Dokumentet

-Formulari i aplikimit për transferim studimesh, i plotësuar nga aplikanti

-Plani dhe programi i studimit

-Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara (në formë zyrtare me firmë dhe me vulë)

-Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme

-Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit, dokumentacioni i dorëzuar duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri

-Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale ose të noterizuara

-Fotokopje e kartës së identitetit

-Mandat arkëtimi

 

Rritja e kuotave, nuk ka ambiente për zhvillimin e mësimit

Rritja e vazhdueshme e kuotave ka sjellë një problem serioz për fakultetet në Tiranë. Bëhet fjalë për mungesën e mjediseve për të zhvilluar mësimi, një problem ë është ndjerë edhe gjatë këtij viti akademik. Fillimisht ka qënë Universiteti i Tiranës që ka shprehur këtë ankesë. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Universitetin Politeknik të Tiranës, i cili pavarësisht se filloi ndërtimin e një shtese, e cila nuk do të jetë gati këtë vit, e ndërkohë që mori edhe disa ambiente në disa prej fakulteteve të tij, sërish kapacitetet janë të pamjaftueshme. “Kapacitetet që kemi ne si ambiente janë po ato që kemi pasur. Është bërë një rritje e numrit të studentëve. Nevojë kemi për kapacitete ndaj po bëjmë edhe shtesën. Kemi nevojë që të rriten e të përmirësohen treguesit në mënyrë që edhe akreditimi i universiteteve të plotësojë maksimalisht të gjithë treguesit e nevojshëm për t’u akredituar, jo më nga një agjenci brenda vendit, por nga një agjenci e huaj për t’u kredituar”, – tha Jorgaq Kaçani, rektor i Universitetit Politeknik. Por nevojat për ambiente vazhdojnë të lidhen edhe me nevojat për staf. Por kjo sipas Kacanit vazhdon të mbetet e kushtëzuar edhe nga mungesa e të ardhurave për të paguar pedagogë shtesë. Ai thotë se është e nevojshme që universitetet të bëhen pjesë e ekonomisë së tregun duke konkurruar me projekte në mënyrë që t’i nxjerrin vetë të ardhurat e tyre. “Ne kemi nevojë për staf akademik. Që sot do të nisim kërkesë të gjitha departamenteve për të prurë kriteret që duhet të plotësojnë stafi i ri akademik që do të merret në Universitetin Politeknik të Tiranës. T’i jepet mundësi universiteteve që janë institucione shtetërore të dalin si aktorë në ekonominë e tregut, të jenë lojtarë për sa i përket tenderimeve që bëhen dhe universiteti do të sigurojë të ardhura”, – tha Kaçani. Problemin e mungesës së ambienteve dhe pedagogëve për këtë vit akademik e ka dhe universiteti i Tiranës, e cili e bëri publik këtë fakt vetëm një javë më pare.

 

Vazhdon aksioni i CEZ-it për ndërprerjen e dritave ndaj debitorëve

Pas rretheve, ndërprerja e energjisë ka filluar edhe në kryeqytet. Bëhet fjalë për debitorë, të cilët nuk kanë paguar energjinë elektrike dhe kanë refuzuar ta bëjnë këtë edhe pas paralajmërimeve të CEZ-it. Siç bëjnë të ditur specialistët e CEZ-it, aksioni do të vijojë në të gjithë vendin ku do të ndërpritet energjia ndaj kujtdo që nuk e paguan atë që harxhon. “Në ditët në vazhdim do të jemi në zona të tjera të Tiranës duke u shtrirë në gjithë qytetin për të prerë të gjitha lidhjet e jashtëligjshme dhe të gjitha abonentët që nuk paguajnë energjinë elektrike. Të gjithë qytetarët duhet ta kuptojnë se do të furnizohen me energji vetëm ata abonentë që paguajnë rregullisht energjinë elektrike. Lidhjet e paligjshme janë duke u zeruar, por ka ende punë për t’u bërë”, – tha Arben Kasapi, drejtor i njësisë 1 të CEZ, Tiranë. Specialistët e CEZ-it kanë ndërmarrë një aksion në zonën e Rrugës së Elbasanit, ku kanë prerë lidhjet e debitorëve të energjisë. Kompania e shpërndarjes nuk do të lejojë të konsumohet asnjë kilovatorë energji pa u paguar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency