Spears: Së shpejti albumi më personal i mundshëm

 

spearsKëngëtarja Britney Spears në Twitter u ka zbuluar adhuruesve se është tejet e ekzaltuar me albumin e saj të radhës, pasi këngët nga ky album vijnë direkt nga zemra e saj. Ylli i muzikës së fundmi kohën më të madhe e kalon në studio, duke realizuar këngët për albumin e ri, për të cilin thotë se është albumi më personal që ka realizuar ndonjëherë. “Vërtet jam shumë e emocionuar për këtë dhe mezi pres të ndaj me ju atë që jam duke punuar. Ky do të jetë albumi im më personal që kam realizuar ndonjëherë”, – ka shkruar Britney në Twitter. Muajin e kaluar Britney ka emetuar këngën e re “Ooh La La”, e shkruar si kolonë zanore për filmin “Shtrumfet 2”. Përsa i përket jetës sentimentale, ajo për momentin është në lidhje me avokatin David Lucaco, por ende nuk jemi të mire informuar se është një lidhje serioze apo jo.

Kërko