Këngëtari Blero ka promovuar videoklipin e këngës “Një moment” dhe albumin “Fiksimi im”. Videoja e realizuar është një produksion i realizuar nga “Asha”, duke e shndërruar këngën e re në një hit të vërtetë. Kjo video është realizuar në bregdetin e Malit të Zi në të cilën merrte pjese edhe vajza e vlerësuar si më e bukura e Bosnje-Hercegovinës. Albumi që ka firmën e kompanisë “Blero Ent”, përmban 11 këngë, njëra më e veçantë se tjetra, që pa dyshim do ta bëjnë më të bukur pushimin teksa i dëgjoni.





