Përfundon rikonstruksioni i Rrugës së Bogdanëve Basha: Do të përfundojë ndërtimi i infrastrukturës në çdo cep të Tiranës

0
121

basha_1“Përfundimi i Rrugës së Bogdanëve na jep kënaqësinë e veçantë, që së bashku me banorët, të shikojmë se sa mirë është bërë kjo punë, sa shpejt është bërë kjo punë”


Me një investim prej 20,9 milionë lekësh, Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e Rrugës së Bogdanëve, një rrugë që shtrihet në zemër të kryeqytetit dhe lidh Rrugën e Durrësit me atë të Kavajës. Përgjatë kësaj rruge, me gjatësi 333 metra, përveç trotuareve janë ndërtuar kanalizimet e ujërave të bardha, gjelbërimi etj. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se në proces përfundimi në kryeqytet janë edhe 15 rrugë të tjera, të cilat së bashku me rrugët që kanë përfunduar deri tani, kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së banorëve. “Përfundimi i Rrugës së Bogdanëve na jep kënaqësinë e veçantë, që së bashku me banorët, të shikojmë se sa mirë është bërë kjo punë, sa shpejt është bërë kjo punë, të kujtojmë si një të kaluar që s’do kthehet, faktin që rruga ka qenë paprekur për dy dekada me radhë”, – deklaroi kryebashkiaku.
Më tej Basha theksoi: “Në këtë zonë të Tiranës, me të njëjtat parametra kemi përfunduar edhe tri rrugë të tjera dhe e katërta përfundon në dy ditët e ardhshme, ndërkohë që anembanë kryeqytetit, Bashkia e Tiranës po përfundon afro 15 rrugë të tjera, çka është edhe fundi i paketës investitore të vitit 2012. Njëkohësisht, ka nisur 11 projekte dhe do të nisë deri në gusht edhe 40 projekte të tjerë, çka është edhe paketa investitore e vitit 2013”, – deklaroi Basha.

Synimet
Kryebashkiaku Basha ka shprehur synimin e Bashkisë së Tiranës, që deri në 2015, të përfundojë ndërtimi i infrastrukturës në të gjithë qytetin. “Synimi ynë është që kjo cilësi punimesh, të shtrihet në çdo skaj të qytetit të Tiranës dhe brenda vitit 2015, në asnjë cep të Tiranës, në qendër apo periferi, të mos ketë më investime publike të pakryera, në kuptimin e asfaltimit, trotuareve, natyrisht ujësjellësit, kanalizimit, ndriçimit, gjelbërimit dhe hapësirave publike. Siç e thashë, kjo përfshin çdo centimetër katror të qytetit të Tiranës”, – u shpreh kreu i bashkisë, Lulzim Basha.

             Basha shpërblen me një udhëtim në Vjenë dhe bursa studimi më të mirët e “Tirana – Teens” 

Një udhëtim në kryeqytetin austriak, Vjenë, është shpërblimi që kryebashkiaku Basha u ka bërë 100 nxënësve të shkollës së mesme “Ismail Qemali”, e cila u shpall shkolla më e mirë në konkursin “Tirana – Teens”. Këtij grupi do t’i bashkohen edhe nxënësit që u shpallën më të mirët në sport dhe art. Sikundër ju premtova, do të japim çmimin surprizë për shkollën fituese, që është “Ismail Qemali” dhe këta 8 sportistë dhe artistë të gjimnazeve të tjera të cilët do të udhëtojnë bashkë me ju, si fitues të këtij çmimi surprizë. Konkretisht, shpërblimi për 100 fituesit e konkursit “Tirana Tens” – Art & Sport është një udhëtim Tiranë-Zagreb-Vjenë (dhe kthim sigurisht). Nisja është më datë 11 korrik, datë e cila besoj se përkon edhe me përfundimin e të gjithë provimeve të maturës për kampionët që janë maturantë. Shpresoj t’ia kaloni sa më mirë!”, – u shpreh Basha. Përveç udhëtimit në Vjenë për 8 sportistët dhe artistët më të mirë, Bashkia e Tiranës do t’u akordojë edhe nga një bursë studimi për degën që ata preferojnë.“Kemi 3 bursa për 8 më të mirët. Arsyeja se pse kemi 3 është pasi 5 prej tyre nuk janë maturantë por edhe për ata të pestë, pas përfundimit të maturës, sipas marrëveshjes para konkursit, Bashkia e Tiranës do të japë bursën për studimet në universitet”, – u theksoi Basha.“Tirana – Teen” u zhvillua për herë të parë në Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë 24 shkolla të mesme publike dhe private të kryeqytetit. Për 3 muaj, nxënësit e këtyre shkollave konkurruan në art dhe sport. Kryebashkiaku Basha ka premtuar se kjo iniciativë e realizuar këtë vit, do të kthehet në traditë për qytetin e Tiranës. Dua t’u them gjimnazistëve që fillojnë prapë vitin shkollor në shtator, se këtë konkurs do e bëjmë traditë të qytetit tonë. Do e organizojmë dy herë në vit, pra do të ketë një sesion shtator-dhjetor dhe një sesion tjetër që do të jetë sesioni i verës, ndaj ju bëj thirrje që të fillojnë të përgatiten që tani, të mbeten në formë gjatë verës, të stërviten sportistët, artistët të fillojnë të mendojnë se çfarë shfaqjesh do të vënë, sepse siç e shikoni performanca dhe suksesi shpërblehet. Falënderimet janë nga Bashkia e Tiranës, nga qytetarët e Tiranës, prindërit tuaj, për gjallërinë, optimizmin, gëzimin dhe besimin që na falët me shpirtin tuaj të garës, me vlerat e virtytet tuaja, që na bëjnë sot krenarë! Suksese maturantëve me provimet e Maturës, bëfshi qejf dhe mësofshi sa më shumë gjatë udhëtimit tuaj në Vjenë!”, – u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

30 qershor, afati i fundit për pagesën e taksave të makinave pa kamatëvonesa

Taksat e makinave që nuk janë paguar nga qytetarët, afati i fundit për të bërë pagesën është data 30 qershor. Ligji i ri i hyrë në fuqi një muaj më parë, që përgjysmoi taksat për automjetet e përdorura, parashikon amnisti për të gjithë drejtuesit e parregullt, duke mos i penalizuar ata me gjobë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, bën të ditur se afati për të përfituar është deri në datën 30 Qershor, pasi të aplikohen kamatëvonesat. Vendimi për përgjysmimin e taksave për automjetet e përdorura është miratuar nga qeveria më 10 prill. Vendimi përcakton të njëjtën formulë të llogaritjes, e cila është në bazë të cilindratës, vjetërsisë së automjetit dhe koefiçentit të karburantit. Por përgjysmon koefiçentin e karburantit, i cili për naftën shkon nga 25 që ishte në 12.5 dhe për benzinën nga 20 në 10. Vendimi parashikon penalitet me gjobë prej 5% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, për pronarët e mjeteve të cilët nuk kryejnë pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar. Sanksionet për vonesë në pagesën e taksave, për të gjitha mjetet, që u ka kaluar afati i vlefshmërisë së taksave, pavarësisht kur e kanë kryer pagesën e tyre, fillon nga data 1 janar 2014.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency