Basha: Lamë pas trashëgiminë e hidhur të neglizhimit të interesit qytetar

0
138

Gestjana Musha

basha te rruga_1Rikualifikohet blloku urban 34/1, ndërtohet rruga “Teki Selenica”

“U është dhënë fund problemeve, ndërtimi i infrastrukturës, nga rruga “Shefqet Kuka”, deri në kufi me komunën Dajt”

 

“Nuk do ndalim, derisa Tirana në tërësinë e saj të ketë arritur parametrat e një qyteti modern dhe evropian dhe të kemi lënë pas trashëgiminë e hidhur të moskokëçarjes dhe neglizhimit të interesit qytetar”. Kështu është shprehur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, dje në përfundimin e rikualifikimit urban të bllokut 34/1, në njësinë bashkiake numër 8. Me një investim prej 36,2 milionë lekësh, rikonstruksioni i këtij blloku prej 2.3 ha, u shërben 5 000 qytetarëve të zonës. “Ky është rezultat i një investimi të mirëplanifikuar të bashkisë, në bashkëpunim me komunitetin dhe njësinë bashkiake numër 8 dhe është pjesë e paketës së blloqeve që ne buxhetuam për vitin 2012, ndërkohë ju kujtoj se puna ka filluar për afro 6 blloqe të buxhetuara me vitin 2013 dhe në total, deri në fund të korrikut, anembanë qytetit të Tiranës, 30 blloqe me një sipërfaqe totale prej afro 300 ha do i nënshtrohen një investimi të plotë, që do kthejë parametrat normalë dhe evropianë të jetesës në këto lagje të Tiranës”, – u shpreh Basha. Në këto punime u trajtuan hapësirat e lira brenda sipërfaqes së bllokut, me ndërhyrje të rehabilitimit dhe rikualifikimit urban, duke ndërtuar edhe hapësira për parkimin e mjeteve. Janë mbjellë 58 copë shkurre dekorative dhe pemë e po ashtu janë vendosur stola për banorët, ndërsa të gjithë sheshet dhe rrugët janë pajisur me kosha të vegjël për hedhjen e mbeturinave. Për ndriçimin e rrugëve dhe shesheve, janë vendosur gjithsej 23 copë ndriçues, janë realizuar punimet për ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, duke zgjidhur përfundimisht problemin e gjithashtu janë kryer edhe punimet për sinjalistikën rrugore vertikale dhe horizontale. “Siç e shikoni, angazhimi ynë vazhdon, shtrihet në çdo lagje, çdo rrugë dhe çdo rrugicë, në qendër apo periferi, në zona të vjetra e të reja të Tiranës”, – u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

 

Rruga “Teki Selenica”

Bashkia e Tiranës ka përfunduar dje ndërtimin e rrugës “Teki Selenica” në njësinë bashkiake numër 4. Rruga i shërben një komuniteti prej 4000 banorësh, të ardhur kryesisht pas viteve ‘90 por që nuk kishin parë asnjë investim në zonën e tyre. “Jo vetëm u është dhënë fund njëherë e përgjithmonë problemeve që kishte komuniteti, me mungesën e infrastrukturës por investimi ka rritur vlerën e pronës së tyre dhe standardin e jetës së tyre në këtë lagje. Jam i vendosur që këtë standard ta shtrijmë në të gjithë pjesën tjetër të kësaj zone, nga rruga “Shefqet Kuka”, deri në kufi me Komunën Dajt, – ka theksuar kryebashkiaku Basha. Me një investim prej 40 milionë lekësh është ndërhyrë në paketën e plotë të infrastrukturës nëntokësore, kanalizimet e ujërave të zeza, të bardha, ujësjellësit, trotuare në të dy anët, gjelbërim me 150 fidanë si dhe ndriçim. Edhe në këtë rrugë, muret e vjetra rrethuese të shtëpive janë zëvendësuar me kangjella. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha u ka bërë të ditur banorëve, se po përfundon projekti dhe këto standarde do të shtrihen në të gjithë njësinë. “Tek rruga “Teki Selenica”, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes do kërkojmë që një pjesë e pronës që ndodhet pranë nesh, ta kthejmë në një park për banorët e kësaj zone, për banorët e kësaj rruge, për t’i dhënë akoma më shumë hapësirë të gjelbër dhe hapësirë rekreative, fëmijëve, të moshuarve dhe qytetarëve të njësisë bashkiake numër 4”, – deklaroi Basha.

 

 

 

Shtyhen datat e  provimeve, për të gjithë studentët shqiptarë ose jo, në Itali

Kalendar i ri për provimet e pranimit në Arkitekturë, Mjekësi, Odontoiatri dhe Veterinari. Më shumë kohë në dispozicion edhe për studentët e ardhshëm që mbërrijnë nga jashtë .Më shumë kohë e më pak ankth për t’u përgatitur për testin e pranimit në fakultetet me numër të mbyllur studentësh. Një lajm i mirë edhe për të gjithë të rinjtë që duhet të paraqiten në provim. Shtyrja e datave të testeve të pranimit është jo vetëm për studentët e Italisë  por edhe për studentët që jetojnë jashtë saj, që duan të frekuentojnë fakultetet me numër të mbyllur. Në rastin e tyre mbetet sidoqoftë në fuqi afati i fundit i 21 qershorit për paraqitjen e kërkesës së pararegjistrimit pranë konsullatave, që tani do të kenë më shumë kohë për lëshimin e vizave të hyrjes: ashtu si vitet e shkuara, e rëndësishme do të jetë t’u mundësohet të regjistruarve në një universitet italian të vijnë në Itali ditët e para të shtatorit. Është i 7 qershorit lajmi që ministria e Arsimit, Maria Chiara Carrozza, ka vendosur të shtyjë për në shtator provimet që pararendësi i saj kishte afruar për në korrik. Për të prenotuar provimin e pranimit online do të jepet një mundësi e re pasi në bazë të kalendarit të mëparshëm të testeve, sistemi pranoi prenotime deri në orën 15 të 7 qershorit. Sipas kalendarit të ri të ministrisë së Arsimit, testet do të mbahen më 3, shtator për Arkitekturën, më 4 shtator për profesionet sanitare; më 9 shtator për Mjekësi, Kirurgji Odontoiatri dhe Proteza dentare dhe më 10 shtator për Veterinari. Universitetet do të hapin sërish prenotimet brenda 25 qershorit dhe skadenca e re do të fiksohet më 18 korrik. Për pagesën e kontributit të regjistrimit pranë universiteteve do të ketë kohë deri më 25 korrik. Në këtë mënyrë ndryshimi i kalendarit u është përgjigjur protestave të studentëve për ndryshimin e datave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency