Perceptimi dhe kujtesa në Auto-portrete

0
167

12 qershor ekspozitaIlir Seci/ Nju Jork

Me 23 maj, ne Lehman College, mbas nje ceremonie hapese me pjesemarrjen e trupes se pedagogeve te universitetit, studiuesve, kritikeve, miqve te krijuesve u paraqit ekspozita e piktoreve qe diplomuan ne vitin 2013 per master ne artet figurative. Ekspozita u paraqit ne sallen e posaçme te ekspozimit qe gjendet ne kete universitet ne Nju Jork ku u paraqiten 14 piktore me punimet e veta. Ne mesin e ketyre artisteve qe u ekspozuan ne Galerine e Arteve ishte edhe piktori shqiptar Adriatik Baliaj. Nje arritje profesionale e tij dhe nje arsye me shume per komunitetin shqiptar te ndjehet krenar per nje artist te tille qe me punen dhe kembenguljen e vet arriti te dale ne kete skene. Adriatiku u paraqit me 11 punime te tij, me shume se çdo pjesemarres tjeter ne kete ekspozite. Ne ftesen e printuar para kesaj ekspozite tek emri i tij thuhej: “Adriatik Baliaj’s work pursues the idea of perception and memory through self-portraitand still life” (”Punimet e Ardiatikut gjurmojne idete e perceptimit dhe kujteses permes auto-portretit dhe natyres se qete”…)

Adriatik Baliaj eshte piktor nga Tropoja, i cili ka emigruar ne USA dhe si shume prej nesh nisi nje jete te re ne vendin e ri… Pavaresisht veshtiresive te jetes ne emigrim ai nuk iu nda pasionit per artet figurative, mbas viteve te para kur mesoi gjuhen nisi punen si mesues pikture ne nje shkolle private ne Riverdale. Nderkohe qe vijoi studimet per te marre master ne Lehman College, nje universitet ne Nju Jork.

Ne kete moment te rendesishem Adriatiku nuk ka mberritur rastesisht, eshte ecuria e nje artisti qe lidhjet me pikturen i ka te hershme. Ne vitin 1984 ka mbaruar shkollen e mesme artistike “Prenk Jakova” ne Shkoder, ndersa ne vitin 1988 ka mbaruar Akademine e Arteve ne Tirane per pikture monumentale. Ndersa arritja tjeter eshte diplomimi ne Nju Jork ku merr master ne pikture dhe ishte artisti me me shume punime aty, gjithsej 11 te tilla. Gjate karrieres se vet krijuese ka patur disa ekspozita si “Portrete dhe peizazhe veriore” ne vitin 1993 ne Muzeun Historik Kombetar, “Kolazhe eksperimentale” ne qytetit e Bajram Currit. Pas mberritjes ne Amerike hap ekspoziten e titulluar “Seri objektesh” ne vitin 2000 ne Frank Welles Gallery, Garnerville, Nju Jork, ne 2012 ekspoziten “Mjetet e artistit” ne Lehman College…

Punimet e paraqitura ne ekspozite ishin natyra te qeta perfshire ne nje seri te titulluar “Palimpsest” dhe seria tjeter ishte me auto-portrete qe i meshoj ne idese se verejtur nga organizatoret e ekspozites qe “gjurmojne idete e perceptimit dhe kujteses”. Jane natyra te qeta qe kane te njejtin objekt, nje liber te verdhe. Autori sikur kerkon te luaje pak me rregullat, paraqitja e te te njejtit objekt sikur meton te parodizoje idene e natyres se qete, nje trill qe art dashesi i vemendshem e gjen terheqes. Nuk eshte thjesht objekti qe duhet verejtur, eshte thellesia e perceptimit dhe hapesira qe nenkuptohet, libri i verdhe eshte nje figure qe artdashesit shqiptare e njohin me se miri, te gjithe ata qe donin te dine pertej suazave te ideologjise se socrealizmit e njohinfriken qe percillte qofte edhe shqiptimi i togfjaleshit “liber i verdhe”! Autori i jep udhe persiatjes se artedashesit, permes nje rrethi te tere referencial qe krijon asocime ideore, nentekste, mesazhe…”Seria e portreteve ka punime me vaj, ne dru dhe kanavace drejtkendeshe. Kjo seri do te jete nje vazhdim i eksperimenteve te mia me perceptimin dhe kujtesen. Une aty pershkruaj dy imazhe te ngjashme te miat ne kanavace, te njejte – reflektimi im ne pasqyre, ajo qe une shoh – perceptimi dhe ajo qe une di – kujtesa, dy rruge ne kerkim (jo me vetvete), si nje reagim ndaj vete piktures tradicionale te portretit ku jemi mesuar imazh te vetem qe eshte zakonisht shikonte ju. Kjo menyre paraqitje nga ana ime eshte edhe si nje parodizimi pervojes se gjalle qe kam pasur me posterat impersonale, portretet groteske, impozante te epokes socrealiste me ate utopizmin e shkolles qe mesonim!”- shpjegon Adriatiku, i pyetur rreth konceptit qe krijon me ekspoziten.

Vertete qe efekti pasqyre ne portretet e ekspozuara ishte nje truk sepse pas nje vezhgimi me te vemendshem verehet diferenca mes punimeve, mes secilit portret, ato jane autoportrete te ngjashme ne dukjen e pare por ashtu si dhe vete jeta e gjendjet tona shpirterore ndryshojne dhe asnjehere nuk jane te njejta. Autori thekson idene e Rubikonit “Nuk mund te kapercehet dy here i njejti uje ne rrjedhe”, njejta jane edhe grimasat ne keto auto-portrete ku pas kundrimit te vemendshem dallojme jo nje autoportret por individualitete te veçanta ne secilin syresh. Adriatiku merr portretin e vet edhe e ben dikotomi, pra ben ndarjen e se teres ne dy pjese qe nuk bejne pa njera-tjetren por edhe jane te ndryshme…Simboli i dualizmit eshte arritur ne keto punime ku autori ka misheruar filozofine e vjeter Yin dhe Yang ashtu si e mesojne urtite budiste!Ashtu si jane mesimet e Budes se gjithçka nis e mbaron te uni jone, secili individ eshte nje univers dhe brenda tij gjendet gjithmone dy ane personaliteti. Secilen ane te personalitetit e shfaq njeriu ajo atehere kushtezohet nga mjedisi rrethues, mjedisi ku edhe artisti si njeri bashkejeton. Autori ne keto portrete arrin te behet vezhgues dhe i vezhguar, eshte njeherit subjekt dhe objekt fale dikotomise qe thame me siper, pasi arrin te funksionalizoje ne artdualizmin qe eshte ne themel te filozofise njerezore. Krejt lirshem, krejt natyrshem me nje tjeter forme Adriatik Baliaj na risjell te riaktivizuar mitin antik te Janusit, simbolin e fillimit dhe fundit te gjithçkaje, simbolin e veteciklit te jetes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency