Rihanna vazhdon të mbajë pas vetes fansat e saj jo vetëm me këngë, por edhe me fotot provokuese që poston në rrjetet sociale. Këngëtarja 25-vjeçare ka vënë në kokë veshë lepurushi të cilat i ka kombinuar me një xhaketë lëkure, pantallona shumë të shkurtra dhe taka shumë të larta. Vajza nga Barbados aktualisht është e angazhuar me turin e saj botëror që nuk po kalon pa probleme. Pas laringitit që e detyroi të anulonte disa koncerte në SHBA, Rihanna është paraqitur me vonesë edhe në disa shfaqje të tjera. Në koncertin e saj të fundit në Kardif të Uellsit, Rihanna është paraqitur para publikut dy orë me vonesë pasi një natë më parë kishte qenë duke festuar deri në orët e para të mëngjesit.