Ishte liruar nga burgu, vritet në pritë i akuzuari për 2 vrasje

0
367

Elton Qyno

vendiErvis Tafaruçi qëllohet me katër plumba, teksa ishte duke ecur në autostradën Durrës-Kavajë

Zbardhet konflikti me fiset Kulla dhe Arifi. Shpëtoi nga gjyqësori, vritet në pritë

 

Katër plumba i kanë marrë jetën Ervis Tafaruçit (Qarri), i cili ka qenë duke udhëtuar i vetëm me makinën e tij në drejtim të Kavajës. Një automjet tip fuoristradë ngjyrë e zezë i është afruar shumë pranë, duke ecur për disa sekonda paralelisht me mjetin e Tafaruçit dhe pikërisht në këtë moment në xhamin e derës së pasagjerit viktima ka parë një grykë automatiku, prej nga është derdhur një breshëri plumbash. Katër predha kanë përshkuar trupin e Ervis Tafaruçit (Qarri), i cili ka mbetur i vdekur në sediljen e automjetit të tij tip “Audi”. Pas atentatit, persona ende të paidentifikuar janë larguar me shpejtësi, duke mos i dhënë kohë policisë së Kavajës, por edhe të Durrësit, të ngrenë në kohë postblloqe në autostradë, me qëllim ndalimin e mjetit ku udhëtonin autorët e kësaj vrasje. Të parët që kanë ndihmuar viktimën, kanë qenë disa drejtues automjetesh që në ato momente kanë qenë duke udhëtuar në autostradë. Ata i kanë treguar policisë se kanë arritur të shohin vetëm një fuoristradë prej nga është qëlluar me armë dhe më pas mjeti me ngjyrë të zezë është larguar me shpejtësi. Pikërisht këta drejtues mjetesh, deri në mbrëmjen e djeshme, kanë qenë provat e vetme të policisë së Tiranës, ndërkohë që grupi hetimor është duke hetuar për një hakmarrje të mundshme, pasi viktima është përfshirë në dy ngjarje kriminale, si në tentativën e vrasjes së shtetasit Besnik Kulla, ngjarje kjo e regjistruar në Durrës, tentativën e vrasjes së Reshit Arifit dhe djegies me zjarr të një automjeti.

Dalja nga burgu

Viktima kishte pak kohë që kishte përfituar nga shlyerja e dy dënimeve dhe kishte arritur të fitonte lirinë. Mirëpo daljen nga burgu siç duket e kanë shfrytëzuar më së miri, kundërshtarët e tij të cilët janë organizuar deri në detajin më të vogël, për të kryer eliminimin fizik të hasmit të tyre shtetasit Ervis Tafaruçi. Ky i fundit megjithëse i ndruhej një hakmarrje të mundshme, ndryshe nga herët e tjera ku lëvizte me makinë i shoqëruar, ditën e djeshme ka udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Kavajës i vetëm. Pikërisht ky gabim i ka kushtuar shtrenjtë Tafaruçit, i cili ka rënë në një pritë tipike mafioze të organizuar nga kundërshtarët e tij. Për të qenë të sigurt, këta të fundit kanë preferuar të qëllojnë mbi të me automatik dhe jo me pistoletë, pasi sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Kavajës i ndruheshin një kundërpërgjigjeje nga objektivit i tyre, që në pjesën më të madhe qëndronte i pajisur me armë në brez. Një pjesë të plumbave Tafaruçi i ka marrë nga prapa dhe një tjetër breshëri e ka marrë në anë të makinës. Megjithëse është akuzuar për vepra të rënda Tafaruçi është dënuar nga Gjykata e Durrësit me 3 milionë lekë gjobë dhe 8 muaj burg, çështje këto që janë apeluar nga prokuroria dhe dosja vazhdon të qëndrojë ende në proces gjykimi në Gjykatën e Lartë.

Dy konfliktet

Më datë 9 korrik 2009, në orën 21:30, është paraqitur i plagosur me armë zjarri në krahun e majtë në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasi Besnik Kulla. Gjatë operacionit të plagës është gjetur dhe fiksuar një predhe, armë zjarri e kalibrit 7.65 mm, e cila është sekuestruar me cilësinë e provës materiale. Me të marrë njoftim, oficerët e Policisë Gjyqësore, kanë shkuar në vendngjarje, ku në afërsi të hyrjes së pallatit të shtetasit Besnik Kulla, janë gjetur, fiksuar dhe marrë më cilësinë e provës materiale pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, provuar ky fakt me procesverbalin përkatës për marrjen e provës materiale; është gjetur i parkuar automjeti “Crysler”, me targë BZ239NC, me dy dëmtime me armë zjarri në derën dhe parafangon e djathtë, ku pasi është këqyrur në pjesën e brendshme të derës, është gjetur edhe një predhë e kal. 7.62 mm. Në këtë ngjarje kanë qenë autorë dy shtetasit Ervis Tafaruçi dhe Ervis Kasa. Ndërkohë që Më dt. 15.7.2010 i pandehuri ka vajtur me autoveturen e tij për në banesën që disponon në Zonën e plazhit Golem Durrës. Banesa e tij është në afërsi të lokal “Laguna” të cilin e ka marrë me qira Reshit Arifi. I pandehuri e ka parkuar autoveturën në krah të lokalit. Reshit Arifi i ka kërkuar të heq autoveturën që aty, pasi e ka parking për lokalin. Midis tyre ka filluar debat i cili më vonë është acaruar në grindje. I pandehuri ka hyr në banesë dhe ka dalë përsëri dhe ka vazhduar të grindet me Reshit Arifin, duke u goditur me grushte dhe shkelma, në brendësi të lokalit. Zhurmën e krijuar e ka dëgjuar

Gëzim Ademi, kuzhinier i lokalit dhe djali i Reshitit, Ertan Aqifi dhe Betim Aqifi. Të tre kanë goditur të pandehurin me çfarë të mundin, dhe me karrige, kanë vazhduar ta shtyjnë për ta nxjerrë nga lokali. I pandehuri ka nxjerrë një pistoletë që e mbante në një çantë që e kishte me vete dhe e ka mbajtur në dorë, por nuk ka qëlluar. Reshit Aqifi përsëri ka marrë një karrige dhe e ka hedhur në drejtim të pandehurit. Reshit Aqifi është rrëzuar në tokë, ndërsa të pandehurit i ka rënë krehri i pistoletës në tokë. Ai ka marrë krehrin dhe është larguar me shpejtësi, duke futur krehrin në pistoletë dhe ka filluar të qëlloj me të. I pandehuri ka qëlluar me armë në mënyrë të pakontrolluar, duke vënë në rrezik jetën e personave të tjerë.

 

Gabimi

Pikërisht ky gabim i ka kushtuar shtrenjtë Tafaruçit, i cili ka rënë në një pritë tipike mafioze të organizuar nga kundërshtarët e tij. Për të qenë të sigurt, këta të fundit kanë preferuar të qëllojnë mbi të me automatik dhe jo me pistoletë, pasi, sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Kavajës, i ndruheshin një kundërpërgjigje nga objektivi i tyre, që në pjesën më të madhe qëndronte i pajisur me armë në brez.

 

4 plumba

Kanë qenë katër plumba që i kanë marrë jetën 33-vjeçarit, teksa ky i fundit ka qenë duke ecur në autostradën Durrës-Kavajë me automjetin e tij. Tafaruçi është qëlluar me breshëri automatiku, ndërkohë që plumba kanë copëtuar xhamin e makinës “Audi” dhe katër prej tyre kanë hyrë në trupin e Tafaruçit.

 

Avdi Malo plagoset lehtë pasi u qëllua me armë

Durrës, maskat sulmojnë kambistin në

mes të ditës, i vjedhin 7 milionë lekë

Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur pasditen e djeshme një pikë të këmbimit valutor në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë pallatit të sportit, në sheshin “Pranvera”. Burimet policore bëjnë me dije se në momentin që pronari i pikës po largohej nga dyqani, duke marrë me vete paratë e aktivitetit të futura në një çantë, i janë afruar katër persona që tentuan t’i marrin çantën. Kambisti fillimisht u përlesh me ta, por grabitësit mundën të largoheshin duke marrë me vete rreth 7 milionë lekë. Pronari i pikës së këmbimit valutor, Avdi Malo, ka mbetur i plagosur, sepse është qëlluar me qytën e armës në kokë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po hetojnë mbi grabitjen. Gjithashtu, po punohet për kapjen e autorëve. Dyshimet e parë flasin për disa persona që njihen si me precedentë penalë dhe që veprojnë në zonën e Durrësit kryesisht në grabitjen e kambistëve. Për të hedhur dritë mbi këtë fakt është kërkuar marrja e pamjeve filmike të cilat tashmë janë në proces verifikimi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency