Zbardhjen negociatat me firmën sllovene, më 15 qershor mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit

0
151

kqzLleshi: Partitë të sjellin logot deri sot, përndryshe do regjistrohen pa to

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e mbrëmshme ndryshimet e fundit në fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 23 qershrot. Gjatë diskutimeve mes anëtarëve të KQZ-së, u zbuluan dhe disa prej negociatave që Komiteti i Prokurimit Publik ka zhvilluar me firmën sllovene Cetis për shtypjen e fletëve të votimit. Sipas kompanisë në fjalë, nëse KQZ vendos në një afat të shpejtë modelin përfundimtar të fletës së votimit, atëherë shtypja e tyre merr një kohë të përfarërt prej tri javësh. Por meqë në Slloveni doganat nuk punojnë në ditët e pushimit dhe transporti mund të marri një kohë nga 1 në tre ditë, atëherë data më e përafërt se kur mund të vijnë fletët e votimit në Shqipëri është data 15 qershor. “Iu kërkua kompanive përfshirja e 66 ose 67 kompanive. Kompania Cetis ofroi variantin me 67 parti. Një variant është standardi 297. Në të dy rastet kompania ofroi numrin fletës së votimit pa përfshirë qendrën e votimit.  Ramë dakord për dorëzimin e fletëve të votimit, do të ishte data 13 qershor, pa përfshirjen e numrit të qendrës së votimit. Gjatë negociatave të së premtes, iu kërkua kompanisë të plotësojë numrin e qendrës së kompanisë dhe bar-kodit. Kompania ktheu sot një përgjigje dhe thotë se kanë rëndë dakord që mund t’i prodhojnë fletët e votimit. Por këto shtyjnë në afat kohën e prodhimit pranë magazinave të KQZ. Në rastin final kompania propozon, se në rast se pranohet modeli i fletës ë ngushtë, data e fundit e sjelljes së fletëve është data 14 qershor. Nëse zgjidhet modeli më i gjerë, atëherë data është 17 qershor”, deklaroi eksperti i KQZ-së.

DEBATET

Ndryshimet e fundit në fletën e votimit u shoqëruan me debatet mes anëtarëve të KQZ dhe përfaqësuesve të Partive Politike. Genc Gjonçaj, përfaqësuesi i PS në KQZ, tha se komisioni nuk mund të miratoi ndryshime në fletën e votimit për faktin se duhet një akt normativ, gjë për të cilën KQZ nuk e ka numrin e mjaftueshëm të votave. “Administrata të më listojë të gjitha ndryshimet nga vendimi i parë i KQZ-së. këtu kam vendimin e KQZ-së për specifikimet e fletës së KQZ-së”, tha ai. Por kjo u kundërshtua nga përfaqësuesit e mazhorancës të cilat argumentuan se projektvendimi për ndryshimet në fletën e votimit, nuk është akt normativ që kërkon 5 vota, për faktin se sipas tyre ndryshimet janë vetëm për këto zgjedhje.

 

NDRYSHIMET NË FLETË

1 kalimi i bar kodit në anën e pasme. Kompania thotë të shtypen nga mbrapa bashke me numrin e qendrës së votimit. Ka një ndryshim për fontin e germave, nga Arial, është bërë Verdana11.5. kompania është munduar që brenda gjatësisë 60 cm të përfshijë 67 parti politike. Në rastin e mëparshëm në 60 cm ishin për përfshira 37 parti.

Varianti më i vogël hyn në ato standarde të shtypit dhe mund të punohet më me lehtësi.

Lloji i letrës – Watermarke. Nuk ka ndryshime.

Dimensionet e fletës së votimit- 297 me 600.

Specifikimet e përgjithshme – dimensionet nuk ndryshojnë.

Kodi i ngjyrës mbetet po ai.

Pjesa e përgjithshme – shkrimi për subjektet zgjedhore është bërë Verdana bold 11.5, pra është ndryshuar fonti i germave.

Subjektet zgjedhore – Verdana bold.

Shënimi i votuesit – Arial 7.

Pjesa ku votohet – kompania thotë se kuadratet kanë shkuar në 8.5 mm nga 7 që kanë qenë më parë.

Përmasat përsa i përket gjërësisë, mbetet po ajo e mëparshmja.

Emri i koalicionit dhe i kryetarit është verndana bold 11.5.

Emri i partisë është verdhna bold 14.

Numri rendor është Arial 14.5.

Barkodi ka një numër 7 shifror, një dy shifror për qarkun, një me 5 shifror për qendrën e votimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency