Provimi i Shtetit, 70% e të ngelurve vijnë nga unversitet private

0
146

 

modeli i zhvillimit tw provimeve te shtetitMasa ndaj kandidatëve por dhe ndaj privatëve

Rasti i tretë që të ngelurit vijnë nga privatët

Pas testimit të disa profesjoneve kanë dalë dhe rezultatet e para të provimit të shtetit. Fakti më shqetësues për institucjonet e arsimit është paaftësia që kanë shumë të rinj për të ushtruar profesjonin e tyre. Kështu shumë farmacistë, infermjerë por dhe profesione të tjera kanë marrë 10-30 pikë nga 100  të mundshmet në testimin e bërë nga Agjensia Kombëtare e Provimeve. Arsyeja kryesore se përse vijën këto rezultate negative ka të bëjë me diferencën që kanë sot studentët që mbarojnë Unversitetin në shtet dhe studentët që mbarojnë në privatë. Sipas të dhënave numëri më i madhë i të ngelurve vijnë nga unversitet private. Më i prekuri është profesjoni i farmacisë ku numëri i të ngelurve arrin deri 52%. “Rezultatet tregojnë që niveli i studentëve që vijnë nga universitetet private është shumë i dobët. Ka aq shumë universitete private sa me farmacistë që do mbarojnë këto universitete do furnizojmë të gjithë Europën dhe të gjithë botën. Ka aq shumë farmacistë sa vetëm çdo kush nga çdo pallat do të ketë farmaci nesër”-shprehej pak ditë më parë kreu i Urdhërit të Framacistit Arjan Jaupllari.

Infermieria

Një tjetër profesjon që i prekur nga pakalushmëria është dhe infermieria. Numëri i të ngelurve në këtë fushë arrin deri në 45%. Ashtu si framacia edhe në infermieri shumica e të ngelurve vijnë nga unversitet private. Të gjitha këto të dhëna ngrenë shqetësimin që ofrojnë sot të rinjtë që mbarojnë në privatë. “Nëse një farmacistë nuk është i aftë të marrë minimumin e pikëve në provimin e shtetit, imagjinoni aftësitë e tijë për të ushtruar profesionin. Rrezikojmë që të kemi një brez të paaftë për të ushtruar profesionet e lira”-përmendin burime pranë Ministrisë së Arsimit. Aktualisht provimi i shtetit është dhënë 3 ose 4 herë. Në të gjitha testimet shqetësimi ka qënë për studentët që vijnë nga privatët pasi nuk marrin minimumin prej 50 pikësh për të qënë kalues në test. Duhet thekësuar se kandidatët që nuk do të kalojnë testimin, nuk do të mund të ushtrojnë dot profesionin e tyre. Shancet për të qënë kalues do të jenë 5, për secilin, kundrejt një tarife e cila rritet për çdo rast që do të përsëritet provimi.

Nuk ka ankesa

Çdo kandidatët që ka ankesa lidhur me rezultatin e tijë mund të marrë një përgjigje. “Kandidati ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të ankimojë nëse ka kontestime për rezultatin. Kandidati paraqet ankesën me shkrim, pranë AKP-së, brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultateve”-thuhet në rregullroen e provimit të shtetit. Të dhënat e AKP-s tregojnë se numëri i  të ankuarve është shumë i ulët, madje në disa degë nuk ka asnjë ankimim. Kjo tregin se si kandidatët që kanë dalë mirë por dhe ata që kanë dalë keq i njohin aftësitë që kanë në çdo profesion.

Masat

Aktualisht provimi i shtetit vazhdon për kandidatët e infermierisë. 22 maj është data kur do të mbyllet ky sezon në provimin e shtetit që duket se ka sjellë më shumë zhgënjim për drejtuesit e arsimit. Në muajt e ardhshëm pritet që të merren dhe masat ndaj këtij fenomeni. Fillimisht do të jenë unversitet private të cilat do të kalojnë në një filtrim të rreptë lidhur me cilësinë që u ofrojnë të rinjve. Më pas do të bëhet një kontroll i dosjes së çdo kandidati dhe do të vendosen kritere për çdo Unversitet privatë, sidomos për fushat e profesioneve të lira.

 

 

Çelet sezoni turistik në Përmet

Qyteti i Përmetit ka çelur sezonin turistik veror nën sloganin “Përveç detit, kemi gjithçka tjetër”. Nën një atmosferë feste, Përmeti ka promovuar në syrin e shumë qytetarëve të ftuara që merrnin pjesë, turizmin e saj alternativ. Pjesë e ekspozimit të këtij sezoni ishin kantinat, punishtet e djathit, qumështit, glikosë traditcionale, bletarisë dhe prodhimet e amvisave. Për herë të parë këtë vit, qyteti promovon një rrjet të shërbimesh turistike të harmonizuara edhe me komunat fqinje. Sfida me e madhe e turizmit alternativ në këtë zone sipas mbetet mungesa e duhur e promocionit dhe shërbimet ende në fazën fillestare që ofrojnë guest-houset. Ujërat termale të Bënjës apo bredhi i Hotovës mbeten destinacione të preferuara dhe të veçanta të rajoni dhe të Ballkanit.

 

Fëmijët hiperaktivë nuk duhen qortuar, sjell çregullime

Fëmijët të cilët nuk përqendrohen gjatë mësimit dhe dalin me rezultate të dobëta nuk duhet të ndëshkohen nga prindërit. Pjesa më e madhe e këtyre të miturve i shfaq këto sjellje si rrjedhojë e disa çrregullimeve të lehta mendore. Mjekët psikiatër paralajmërojnë prindërit që të bëjnë kujdes në raste të tilla dhe të mos tregohen të ashpër.  “Një fëmijë që të mësojë normalisht duhet të ketë vëmendje e përqëndrim. Por ky çrregullim i vëmendjes e çorienton fëmijën. Pra vëmendja e përqëndrimi janë të dëmtuara.Në ecurinë e këtyrë fëmijëve ka ndryshime sidomos në periudhën e adoleshencës. Një pjesë e fëmijëve eleminojnë lëvizshmërinë e tepruar, por vëmendja vazhdon t’i pengojë dhe këta nuk formohen dot”- thotë Selami Deraj, psikatër për fëmijë.  Sipas një studimi të ISHP, 2 deri 10 përqind e fëmijëve vuajnë nga çrregullimet e të nxënit. Ndërkohë një tjetër shqetësim me të cilin ndeshen mjekët e shëndetit mendor është edhe hiperaktiviteti. Prindërit kuptojnë se diçka nuk shkon me sjelljen e fëmijëve të tyre sidomos pas shfaqjes së dhunës ndaj bashkëmoshtarëve.   “Ky hiperaktivitet i tepruar i krijon dhe incidente. Përshembull nuk janë në gjendje të mbajnë rradhën, fillojnë një punë por nuk e mbarojnë dot. Mirëpo këta janë në përqindje të konsiderueshme, gati 3% mnë adoleshencë. Mund të bëhen delikuentë, të përdorin alkool, duhan dhe drogë. Ballafaqohen me vështirësi, kanë problem me ligjin. Futen në rrafshe të fuqishme depresive”- thotë Deraj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency