Elton Qyno
Grupi i parë i opozitarëve iranianë në mërgim shkel tokën shqiptare, pritet nisja e procedurave të Azilit
Shqipëria i vetmi vend që pranoi tu jepte azilin, 210 muxhahedinëve, që luftuan krah Sadam Hyssein
Kanë mbëritur në Shqipëri 14 muxhahedinët e parë nga Iraku. Grupi prej 14 personash me orgjinë Iraniane ka shkelur tokën shqiptare mbrëmjen e të Mërkurës dhe se që prej ditës së djeshme është strehuar në qëndrën e azilkërkuesve, duke filluar kështu dhe procedurat e para të marrjes së lejës së qëndrimit. 14 persona, të gjithë me kombësi Iraniane, kanë udhëtuar nga një bazë ushtarake e trupazve Amerikane që ndodhen në Bagdat, në drejtim të Shqipërisë. Transportimi i tyre është bërë me miratimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe qeverisë Shqiptare, e cila në një marrëveshje me OKB ka vendosur të pranojë muxhahedinët iranianë. Bëhet fjalë për një numër që shkon në 210 të tillë, por që gjatë kryerjes së procedurave, vetëm ditën e Mërkurë është arritur të mundësohet ardhja në vendin tonë të 14 prej tyre, duke e konsideruar këtë si grupin e parë të Muxhahedinëve që zbret në Shqipëri. Qeveria e kryeministrit Sali Berisha ka garantuar kombet e Bashkuara, se të gjithë këta persona do ti nështrohet procedurave të azilit, me qëllim integrimin e tyre në shoqërinë Shqiptare. Muxhahedinët janë pjesë e një organizate teroriste, që ka luftuar gjatë viteve 1980 për krah diktatorit Sadam Hysein, i cili në këtë periudhë ka hyrë në beteja luftimi me shtetin Iranian. Pikërisht ky grup, ka bashkëpunuar me Hysein, duke ndërmarë sulme teroriste në qytete të ndryshme të Iranit.
S’donin Shqipërinë
Një ditë pas 16 marsit kur kryeministri Sali Berisha, vendosi të bëjë kërkesën për strehimin në Shqipëri të 210 muxhahedinëve nga 3 mijë që qëndrojnë në një kamp në Irak, pjesa më e madhe e tyre nuk kanë dashur të largohen. Të konsideruar si opozita e vërtetë iraniane ata kanë pohuar se dëshironin të tranferoheshin në Shqipëri të gjithë, por kërkesa për të mbajtur 3 mijë muxhahedinë, dukej e pa zbatueshme nga autoritetet shqiptare. Nisur nga kjo situatë,kjo periudhë ka shërbyer si kohë reflektimi për disa prej tyre, ku 14 muxhahedinët e parë kanë vendosur të braktisin kampin në Irak, dhe të transferohen në Shqipëri me qëllim rifillimin e jetës pikërisht në një vend, ku 70 për qind popullsisë është islamike. Ndërkohë që vendimi i qeverisë Shqiptare është përshendetur nga shumë vende të botës, ku Departamenti Amerikan i Shtetit, ka falenderuar qeverinë shqiptare për kërkesën e dhënies së azilit të 210 personave muxhahedinë. Gjithashtu vendimi i 16 marsit është përshëndetur edhe nga drejtuesi i kombeve të bashkuara Ban Ki Moon. Madje ky i fundit e quajti vendimin e qeverisë shqiptare si një veprim që duhet të merret shembull edhe nga vendet e tjera të OKB-së, me qëllim dhënien e azilit politik për disa prej muxhahedinëve të opozitës Iraniane.
Historia e terroristëve
Muxhahedin Khalik ose Organizata e Popullit Muxhahedin të Iranit, i njohur ndërkombëtarisht si MEK, e drejtuar nga marksistë islamikë, ishte mbështetëse e revolucionit islamik iranian në 1979-n, por, pas prishjes së marrëdhënieve me regjimin e ri islamik, ata u larguan në Irak dhe u morën në mbrojtje nga Sadam Hussein gjatë luftës mes Irakut dhe Iranit. Në 97-n, ata u shpallën nga Shtetet e Bashkuara si organizatë terroriste, por që prej 2003-shit, pas rrëzimit të Sadam Hussein, organizata shpalli çarmatimin dhe konsiderohet si opozita në ekzil e regjimit të presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhad. Me një mbështetje të fortë diplomatike në Ëashington, administrata e presidentit Obama e hoqi vitin e kaluar nga lista e organizatave terroriste, pavarësisht thirrjeve të Teheranit për të mos e ndërmarrë këtë veprim. Për largimin e tyre nga Iraku, ku janë të strehuar në një ish-bazë ushtarake amerikane, po negociohej nga Kombet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit dhe, pas Parisit, ku janë vendosur drejtuesit e organizatës, deri tani vetëm Shqipëria ka marrë përsipër të strehojë anëtarët e ish-organizatës terroriste.
3 mijë
Ky është numri i anëtarëve të kësaj organizate teroriste që tashmë është kthyer në opozitën iraniane në mërgim. Grupi, ka vepruar për disa dekada, duke kryer vrasje dhe sulme teroriste. Të gjithë anëtarët kanë pasur si qëllim, rëzimin e regjimit në shtetin Iranian.
16 mars
Pikërisht në këtë datë, kryeministri Sali Berisha, i kërkoi Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të strehonte në Shqipëri 210 muxhahedinë që ndodheshin të izoluar në një kamp në periferi të Bagdatit. Kërkesa u miratua, ndërkohë që dje mbëritën 14 të parët.
Albert Murataj nga Kamza u kap në një banesë në Babrru
Prishja e fejesës së motrës, vëllai tentoi
të vrasë ish-kunatin,prangoset pas 6 muajve
Prishja e fejësës me motrën e tij, ka bërë që Albert Murataj, të qëllojë me armë mbi ish-kunatin dhe vëllezërit e tjerë të këtij të fundit. Ngjarja e rëndë është shënuar në muajin dhjetor 2012 në Kamëz, por që pas krimit Murataj është larguar me shpejtësi duke mos u arrestuar në kohë nga ana e policisë së Tiranës. Gati gjashtë muaj pas kryerjes së krimit të rëndë Murataj, është lokalizuar nga ana e policisë në një banesë të marrë me qëra prej tij në Babrru, dhe menjëherë është ndërhyrë për arrestimin e tij. Operacioni është kryer në orët e mbrëmjes së natës, kur Murataj ka qënë në gjumë. Grupi i Operacioneve Speciale, është future me shpejtësi në banesë dhe aty ka ndaluar personin e kërkuar.Nga hetimet e kryera nga ana e prokurorisë së Tiranës, është mësuar se shkak i konfliktit mes familjeve Murataj dhe Kurnekaj është bërë prishja e një fejese. I indinjuar nga ndarja e të motrës Albert Murataj së bashku me vëllain e tij qëlluan me armë ndaj vëllezërve Kurnekaj. Forcat e policisë arrestuan mbrëmjen e djeshme Albert Murataj. Mësohet se ai nuk ka bërë rezistencë ndaj uniformave blu. Murataj u arrestua në Babrru, ndërsa prej muajsh i fshihej policisë. Ndaj tij gjykata kish vendosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. Ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë të vëllezërve Luan, Bledar dhe Festim Kurnekaj. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme policia e Tiranës ka bërë dhe një sërë ndalimesh të tjera ku ka mundur të parandaloj dhe vjedhjen e dy automjeteve në kushtet e flagrancës si dhe të zbardh autorët e një vjedhje me dhunë të ndodhur pak kohë më parë në Kamëz.
Policia shpëton 45-vjeçarin
Nuk kishte bukë për fëmijët
tenton të hidhet nga TEC-ci
Një 45-vjeçar ka hipur në një kullë 40 metra e lartë në TEC-in e Fierit duke kërcënuar se do të vetëhidhet nga kjo kullë. Ngjarja u shënua rreth orës 13:00 dhe në vendgjarje ka pasur dhe forca policie. Sipas burimeve të policisë Fier, problemet familjare e kanë nxitur 45- vjeçarin Gramoz Hoxha nga lagjja “Kastriot” drejt tentativës për vetëfjilim. Kanë qenë rojet private të cilat kanë parë burrin lart në kullë dhe kanë lajmëruar policinë. Me ndërhyrjen e policisë është bërë e mundur zbritja e tij nga kulla 40 metra e lartë. Gramoz Hoxha më pas është larguar me autoambulancë. Ndërkohë që pas përmirësimit të shëndetit të tij, ai është shoqëruar në komisariat ku dhe ka dhënë dëshminë e tij përpara oficerëve të policisë. 45-vjeçari ka pohuar se nuk vuan nga asnjë sëmundje mendore, por shkak i tentativët për tu vetëflijuar kanë qënë kushtet e vështira ekonomike, dhe mos sigurimi i të ardhurave për të shpënë në shtëpi bukë fëmijëve të tij. pas qetësimit të gjëndjes policia e Fierit, ka vendosur të lerë të lirë 45-vjeçarit, duke i siguruar njëherësh familjes së tij disa produkte ushqimore.