Aleks Ferguson, gjeneza e Sërit të “djajve” të “Old Trafford”-it

0
160

Welcome to Manchester fergiMarrë nga “Daily Mail”

 

Nëse nuk dini fillimin e njërës prej historive më magjike të futbollit, atëherë duhet t’i shkoni deri në fund këtij shkrimi. Kur në 6 nëntor 1986 ai shkelte i përhumbur për herë të parë në portat e “Old Trafford”-it, askush nuk guxonte ta imagjinonte se 26 vjet më vonë, në moshën 70-vjeçare, “Teatri i ëndrrave” do të ishte ende streha e tij. Më poshtë do të njiheni me gjenezën e Sër Aleks Fergusonit

 

 

Më 22 nëntor të 26 viteve më parë, Aleks Fergusoni (nuk ishte bërë ende “Sër”) debutonte në “Old Trafford” kundër QPR-së. Skocezit nga Glasgou i ishte besuar një klub i madh, por jo madhështor, sepse ishte koha kur ligjin në Angli e bënte Liverpuli. Vinte nga stoli i Aberdinit dhe Ron Atkinson nuk i kishte lënë as më shumë e as më pak, por një skuadër në vend të 21-të (një pozicion nga fundi), me Norman Uajtsajd, Pol Mekgrethin dhe Brajën Robsonin e alkoolizuar dhe mpi peshë.

 

Sfida e parë

Mançesteri humbiste 2-0 përballë Oksfordit, klub që do të zhdukej në kategoritë inferiore në vitet e ardhshme. Më 8 nëntor 1986, në “Manor Ground”, dy ditë pasi kishte zëvendësuar “Big Ron”, trajneri nuk merrej me rezultatin pas ndeshjes, por shprehej: “Jam i tronditur nga gjendja fizike e lojtarëve”. Në autobiografinë e tij, Fergi tregon se disa nga lojtarët e tij e kishin kaluar natën duke pirë alkool dhe se ai nuk pranonte justifikime për humbjen në Oksford. Të nesërmen sfilit skuadrën në palestër dhe kërcënon se do të presë koka po nuk iu bindën. Junajtidi luante me: Tërner, Duksbëri, Elbiston, Moran, Mekgreth, Hoxh, Blekmor, Moses, Stejpëllton, Davenport dhe Barnes. Viktima e parë ishte Pol Mekgreth. Kjo ndeshje ishte fundi i karrierës së mesfushorit, për të cilin Fergi e zëvendësoi me justifikimin se i mungonte përgatitja fizike për të zënë një vend në formacionin e ekipit.

 

Shija e fitores

Iu desh të priste 3 ndeshje për të shijuar suksesin e parë. Ishte 22 nëntor i 1986-ës. Junajtid mposhte QPR-në 1-0 në “Old Trafford”, falë një goditjeje dënimi të mbrojtësit të djathtë danez, Xhon Sivbaek. Mançesterit iu deshën 16 ditë dhe 213 minuta pa shënuar që të arrinte suksesin e parë. Ishte lavdia e fundit që përjetonte Sivbaek, sepse ai ishte një nga “kokat e radhës së turkut” që Fergusoni do ia shiste St. Etienit pas vetëm 31 ndeshjesh me “djajtë”. “Nuk më kujtohen shumë gjëra, përveç faktit se ishte një goditje dënimi nga 22 metra. Gjuajta me tërë forcën time dhe topi mori një trajektore si e Bekamit”, – kujton Xhon në ditët e sotme.

 

Në fushën e armikut

E ku tjetër, përveçse në “Anfield”. Junajtid arriti vetëm një fitore në transfertë gjatë sezonit të parë të Fergusonit në stol dhe për rivalët e përjetshëm, Liverpulin, ajo ishte e para dhe e fundit atë sezon. Norman Uajtsajd shënoi golin e fitores së “djajve”, duke ndihmuar Fergusonin të shijonte fitoren e tretë në 8 ndeshjet e para në stol. Mançesterit do t’i duheshin disa vite për të thyer hegjemoninë e rekordmenëve anglezë, por kërcënimin e parë e morën që në këtë përballje. Aleksander Fergusoni mori një ekip nga vendi i 21-të dhe e renditi të 11-in. Thjesht mbresëlënës.

 

I pari

Mançesterit iu desh riluajtja e finales së “FA Cup” me Kristal Palas në vitin 1990 për të sjellë trofeun e parë për trajnerin Ferguson. Ndeshja e parë përfundoi 3-3. Pesë ditë më vonë, mjaftoi goli i Li Martinit, pas një asisti të Neil Uebit. Mbrojtësi mposht portierin Najxhell Martin. Ishte kapiteni Brajën Robson ai që do të ngrinte në duar trofeun e parë të trajnerit të tij. Pastaj shkruan një histori me 36 trofe të tjerë, që nuk dihet për sa kohë do të vazhdojë të shkruhet ende…

 

 

 

Anderson

Blerja e parë vjen në sallën e gjyqit

Viv Anderson ishte blerja e parë e Aleks Fergusonit. Marrëveshja për 250 mijë paund me futbollistin e Arsenalit do të finalizohej në sallën e gjyqit. Mbrojtësi i djathtë do të luante një rol kyç në skuadrën e re të skocezit, ndërsa do të ishte zgjedhje e parë e menaxherit, pasi shkëlqeu me formën që tregoi në “Old Trafford”. Ai luajti më shumë se 50 ndeshje me klubin, derisa Fergusoni të firmoste me Denis Ajruin nga Oldhemi për 625 mijë paund. Ky i fundit do t’i zinte vendin e titullarit Andersonit, i cili do të largohej te Shefild Uednesdej. Ajruini është cilësuar nga vetë ai blerja që ka justifikuar çdo qindarkë të shpenzuar.

 

Kujtimet

Kapelo rrëfen: Fergi tha jam i çmendur që bleva Runin

Një nga episodet më të bukura të karrierës së Fergusonit e ka bërë publik ish-trajneri i kombëtares angleze, Fabio Kapelo. Tekniku italian tregon se sa i trembur ishte skocezi pas blerjes së Runit nga Evertoni. “Më kujtohet kur e takova Sër Aleksin në Romë. Po hanim drekë dhe më pas po pinim një kafe kur më tha: ‘Fabio, kam bërë diçka të çmendur. Kam blerë një lojtar të ri për 54 milionë euro. Emri i tij është Uejn Runi. Duhet të jem i çmendur. Nëse nuk do të shkëlqejë, atëherë do të më vrasin’. Por ai i bëri dhuratë vetes një superlojtar”, – tregon Don Fabio, i cili ka pasur një marrëdhënie speciale me skocezin kur drejtonte “Luanët”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency