KQZ: Ja 50 partitë që kualifikohen për zgjedhjet, 16 prej tyre të plotësojnë listat e kandidatëve

0
134

Florenc Drizari

kqzKQZ,  66 parti kanë dorëzuar listat, 62 janë në koalicione dhe 4 garojnë të vetme

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje 16 partive politike të regjistruara më parë për garën elektorale të 23 qershorit, që të plotësojnë korrigjimet në listat shumemërore brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Më herët gjatë shqyrtimit të listave të kandidatëve, KQZ evidentoi përsëritje emrash, ku disa kandidatë figuronin në dy a më shumë parti politike. Një ditë më parë administrata e KQZ-së, me anë të zëdhënëses Drilona Hoxhaj publikoi listën e partive që vazhdojnë garën për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Zëdhënësja e KQZ-së tha se dita e djeshme ishte afati i fundit për 16 subjektet politike, ndërsa gjatë mbledhjes së sotme të komisionit, pritet mbyllja e verifikimit të emrave për subjektet e mbetura.

KQZ

“Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar në nenin 67, pika 1 dhe 2  kanë depozituar lista shumemërore gjithsej 66 parti. Nga këto, 62 parti janë pjesëtare të koalicioneve zgjedhore dhe 4 parti janë parti të cilat do të kandidojnë më vete. KQZ në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, verifikoi dokumentacionin e kandidimit për të gjitha partitë qe kanë depozituar lista shumemërore.

Në datën 11 maj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi verifikimin paraprak të listave shumemërore dhe rezulton se nga 66 parti që kanë depozituar lista shumemërore për 50 prej tyre KQZ ka vendosur miratimin e listave shumemërore,

ndërkohë për 16 prej tyre KQZ ka vendosur kthimin për plotësim të dokumentacionit të depozituar.

Në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor afati përfundimtar për ridepozitimin e dokumentacionit të korrigjuar përfundon më datë 12.5.2013. Nisur nga fakti se data 12 është ditë e diel, afati i fundit për ridepozitimin e dokumentacionin e korrigjuar është data 13 maj, pra dita e sotme”, – thuhet në njoftimin e KQZ-së.

MUNGESAT NË KQZ

Aktualisht Komisioni Qendrori i Zgjedhjeve pas dorëheqjes së anëtarëve të propozuar nga opozita disa javë më parë, ka në përbërjen e tij katër anëtarë. Nga njëra anë drejtues të mazhorancës u kanë bërë thirrje vazhdimisht krerëve të opozitës për plotësimin e vendeve të mbetura bosh, ndërsa nga pala opozitare KQZ është ilegjitime me lëvizjet e fundit që u bënë në këtë komision. Zëvendësimi i anëtarit të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrimi, Ilirjan Muho, me anëtarin e PR-së, Klement Zguri, ishte një ndërhyrje politike që cenoi legjitimitetin e administratës më të lartë zgjedhore, dhe për këtë lidershipi i majtë nuk e njeh ligjshmërinë e këtij komisioni, edhe pse përfaqësuesit ligjor të saj vazhdojnë të ndjekin hap pas hapi të gjithë proceset parazgjedhore dhe vendimmarrjet e fundit të KQZ-së. Aktualisht palët mbeten në deklarata në distancë për plotësimin e vendeve të mbetura bosh në KQZ, edhe pse përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë janë pozicionuar pro plotësimit të vendeve vakante në komision duke vënë theksin se palët duhet të gjejnë një konsensus në prag të fushatës elektorale dhe se administrata zgjedhore nuk duhet përfshirë me ndërhyrje politike.

 

Listat e partive politike 

 

Nr.

 

Subjektet zgjedhore

1

Partia Social Punëtore

2

Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim

3

Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare

4

Partia Uniteti Kombëtar

5

Partia Lëvizja Shqipëria e Re

6

Partia Ardhmëria Shqiptare

7

Partia Arbnore Kombëtare

8

Partia e Gjelbërt

9

Partia Komuniste

10

Partia Ligj dhe Drejtësi

11

Partia Konservatore

12

Partia Lëvizje për Drejtësi e Shqipëtarëve

13

Partia Pajtimi Kombëtar

14

Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë

15

Kandidat i mbështetur nga Zgjedhësit, Laureta Gjoni

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mbi 3 milionë votues në zgjedhje, Poni: Askush nuk voton dot 2 herë

Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni publikoi para mediave të dhënat më të fundit nga Drejtoria e Gjendjes Civile lidhur me ekstraktin e listës së zgjedhjeve, e cila, sipas tij, tashmë është në përputhje me kriteret e vendosura nga ligji për zgjedhjet. “Askush nuk mund të votojë 2 herë më 23 qershor”. Duke dhënë këtë garanci, ministri i Brendshëm Ferdinand Poni bëri të ditur se listat përfundimtare të zgjedhësve i respektojnë kriteret. Gjithashtu, Poni theksoi se në votime do të shkojnë 3 milionë e 270 mijë e 936 zgjedhës. “Në listat përfundimtare të zgjedhësve do të votojnë 3 milionë e 270 mijë e 936 zgjedhës. Këta zgjedhës do të jenë të shpërndarë në 5506 qendra votimi. Lista përfundimtare e zgjedhësve e datës 13.5.2013 është gjeneruar pranë çdo njësie të qeverisjes vendore për printim. 3.270.936 zgjedhës janë afishuar qartë pranë 5.506 qendrave të votimit në çdo njësi të qeverisjes vendore. Në listën përfundimtare të zgjedhësve nuk ka asnjë qendër votimi, përveç atyre të lejuara me ligj, që të jenë jashtë kufijve numerikë”, – tha Poni gjatë një konference për mediat.  Duke folur për numrin e publikimeve, zëvendësministri Poni tha: “Numri është fare i ulët dhe nuk paraqet problem. Nëse nuk kemi informacionin a është dublim apo është person tjetër, nuk mund të hiqen nga lista, por janë shumë pak si numër. Përveç kësaj, askush nuk mundet të votojë dy herë, sepse do të votojë me dokument identiteti, të cilin mund ta marrësh vetëm njëherë, dhe ai shënohet në mënyrë elektronike, dhe jo vetëm në regjistrat zgjedhorë”, – deklaroi Poni. Për sa i përket dublimeve ai vijoi më tej duke thënë: “Më datë 12.12.2012, janë dërguar në zyrat e gjendjes civile për kontroll 7.674 rekorde të dyshuara si të dubluara. Pas gjenerimit të Listës Përfundimtare më 13 maj, u bënë kontrollet për dublimet dhe rezultuan në fund të procedurave 1.139 rekorde të personave të dyshuar si të dubluara”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency