Trafik droge duke përdorur agjensitë e udhëtimit, një në pranga

0
153

Sonja Caka

drogeVlorë, policia arreston Malush Halimin dhe sekuestron 5 kg marijuanë

Droga, destinacion Italinë, dyshohen edhe 4 raste të tjera

 

Zbulohet nga policia një tjetër mënyrë për kalimin e drogës drejt vendeve fqinje, kësaj radhe jo me automjetet e tyre por të fshehura në pakot që dërgojnë me agjensitë e udhëtimeve. Kjo strategji u zbulua nga policia e Vlorës, nga ku u sekuestruan 5 kg marijuanë dhe u vu në pranga poseduesi dhe dërguesi i sasisë së drogës. I arrestuari Malush Halimi nga Vlora akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë në Shqipëri e Itali, kanë trafikuar marijuanë nëpërmjet agjensive të udhëtimit me të cilat dërgonin porosi të ndryshme dhe brenda këtyre porosive improvizonin vende të fshehta ku vendosnin lëndën narkotike. Gjatë operacionit antidrogë të koduar ‘Porositë” u sekuestruan 5 kg marijuanë të fshehura brenda tubove metalike të 2 tendave dielli.

Hetimi

Policia e Vlorës zbuloi një tjetër mënyrë të trafikimit të lëndës narkotike, kësja radhe individët apo grupet e trafikantëve duke përdorur agjensitë e udhëtimeve. Përmes dërgimit të pakove me porosi drejt Italisë, Malush Halimi nga Vlora tentoi të trafikojë 5 kg marijuanë drejt Italisë. Por, falë informacioneve të marra nga policia në rrugë operative, kjo dërgesë nuk arriti të nisej drejt Italisë, duke u bllokuar gjatë operacionit të koduar “Porositë”. Nga hetimet e kryera rezultoi se Malush Halimi, në bashkëpunim me disa persona të tjerë në Shqipëri dhe Itali, kanë tentuar të trafikojnë marijuanë duke përdorur sì korrierë agjensi udhëtimi me të cilat dërgonin porosi të ndryshme nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Brenda këtyre porosive improvizonin vende të fshehta ku vendosnin lëndën narkotike të llojit marijuanë. Gjatë operacionit të dy ditëve më parë, u sekuestruan 5 kg marijuanë, të cilat rezultuan të ishin ishin fshehur brenda tubove metalike të 2 tendave të diellit. Falë hetimeve me metoda bashkëkohore për këtë grup janë dokumentuar edhe 4 raste të tjera të trafikimit të drogës në mënyra të ndryshme dhe pritet që shumë shpejt në bashkëpunim me autoritetet Ligjzbatuese Italiane të prangosen edhe anëtarë të tjerë në Shqiperi dhe Itali, si pjese e këtij rrjeti kriminal.

Bashkëpunimi

Policia e Vlorës bën me dije se në rang vendi, mbi 50% e procedimeve të regjistruara për “Trafikim narkotikësh” në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë janë të referuara vetëm nga Drejtoria e Policisë, Qarku Vlorë. Sipas burime zyrtare pranë policisë së qytetit bregdetar, falë bashkëpunimit të shkëlqyer me këtë prokurori ka bërë që rezultatet në fushën kundër krimit të organizuar në vitet 2012 dhe 2013 të jenë 10 herë më të larta se vitet e tjera.

 

Detaje

5 kg marijuanë u gjendën të fshehura brenda dy tubave të tendave të diellit, të nisura drejt Italisë

4 raste të tjera ka zbuluar policia e Vlorës, ku sasi marijuane janë dërguar përmes agjensive të udhëtimit

 

Vendimi

Vjedhja e kompjuterëve të shkollës, gjykata lejon kontrollin e banesës së Sahitaj

Gjyakta e Tiranës vendosi t’i japë mundësinë policisë që të ushtrojë kontroll në banesën e Shkëlzen Sahitaj nga Bulqiza, i akuzuar për vjedhjen e 11 kompjuterave në një shkollë 9-vjeçare, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë. Në vendimin e tij, gjyqtari Bujar Krasniqi vendosi të pranojë dhënien e autorizimit të kontrollit të banesës të të pandehurit Shkëlzen Sahitaj në Buqlizë. Në rast se gjatë kontrollit gjenden sende që lidhen me veprën penale, kompjuter dhe njësi qëndrore, monitor, bateri dhe maus, të sekuestrohen në cilësinë e provave materiale, duke u zbatuar dispozitat për sekuestrimet. Gjithashtu, u vendos që kontrolli i banesës të kryhet nga OPGJ pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë Dibër. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër ka regjistruar procedimin penal nr. 20 në ngarkim të personit nën hetim Leonard Derti, Arjan Noka, Bilbil Noka dhe Shkëlzen Sahitaj dhe më pas ka vendosur shpalljen e moskompetencës, për shkak se dy prej subjekteve të veprës penale (Leonard Derti dhe Arjan Noka), janë të mitur. Më datë 04.01.2013, pas pushimeve të festave të fundvitit, në shkollën nëntëvjeçare të fshatit Shumbat Dibër, është konstatuar vjedhja e 11 kompjuterave dhe 15 njësive kompjuterike të markës Acer. Lidhur me këtë ngjarje është pyetur në cilësinë e personit nën hetim, shtetasi Leonard Derti, i cili pohon kryerjen e saj në bashkëpunim me shtetasit Arjan Noka, Bilbil Noka dhe Shkëlzen Sahitaj. Këta të fundit, në deklarimet e tyre, mohojnë kryerjen e veprës penale. Në këto kushte, me qëllim gjetjen e provave materiale apo gjurmëve të veprës penale (kompjuter: monitor dhe njësi qëndrore të markës Acer, bateri të markës Mustek dhe maus), rezulton e domosdoshme kryerja e kontrollit të banesës së shtetasit të dyshuar, Shkëlzen Sahitaj. Në mungesë të urgjencës dhe gjendjes së flagrancës, kontrolli nuk mund të kryhet me iniciativë nga policia gjyqësore, por nevojitet vendimi i gjykatës për ta realizuar atë.

 

Itali

Pranga kuzhinierit shqiptar, akuzë për shpërndarje droge

Një shqiptar u vu në pranga nga policia italiane pasi ndërsa ushtronte profesionin e kuzhinierit, ai kryente edhe shpërndarje droge. Sipas policisë, profesionin e kishte si koperturë për të mbuluar psillëqet në fushën e shpërndarjes së narkotikëve. Po sipas policisë, ai kishte 4 konte bankare në vlerën e 60 mijë eurove, të dyshuara si produkt i veprën penale të shpërndarjes së narkotikëve. Nga të dhënat e para të policisë së Cattolica-s, ndërsa kanë ushtruar kontroll në banesën e shqiptarit, kanë gjetur jo vetëm lëndën narkotike, edhe dokumentet e katër llogarive bankare në një total prej 60 mijë eurosh, të cilat dyshohet se kanë burim aktivitetin e shitjes së drogës. Sipas policisë italiane, për 30-vjeçarin shqiptar me inicialet A.T, me profesion kuzhinier, është ngritur tashmë akuza e shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndërsa ka përfunduar në qelitë e paraburgimit. Policia kishte disa javë që hetonte 30-vjeçarin, hetime që kishin nisur që në datë 5 mars të këtij viti, ndërsa kanë thelluar hetimet derisa kanë zbuluar plotësisht aktivitetin kriminal të tij në fushën e shitjes së drogës, nga ku dhe ishin depozituar në bankë fitimet prej 60 mijë eurosh.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency