Universitetet Jo rritjes së tarifave, 9% më shumë studentë

0
132

Driçim Çaka

politeknikuMosndryshimi i tarifave, për t’u ardhur në ndihmë të gjitha shtresave në nevojë. Zhvillimi i zgjedhjeve në 23 qershor, UT: Nuk ndryshojnë datat e provimeve, pushim vetëm në 21 – 25 qershor

 

29 mijë studentët e rinj që do të vazhdojnë universitetin gjatë vitit akademik 2013-2014 do të paguajnë të njëjtën tarifë si një vit më parë. Burime pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se pavarësisht se vitin e kaluar është kërkuar një rritje e lehtë e tarifës, gjatë këtij viti nuk do të bëhet më i njëjti propozim. Kjo masë vjen për t’u ardhur në ndihmë të gjithë të rinjve që dëshirojnë të studiojnë me tarifa të ulëta. Sipas MASH i vetmi propozim që pritet t’i bëhet Këshillit të Ministrave është ndryshimi i tarifës aq sa është inflacioni që llogaritet 2-3%. Aktualisht tarifat për të gjitha degët në universitete variojnë nga 12-80 mijë lekë. Kandidatët që studiojnë në rrethe paguajnë më pak, ndërkohë që tarifat më të shtrenjta janë për degët e Arkitekturës, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Juridikut. Studimi në universitet me tarifa të ulëta u jep mundësi shtresave në nevojë për të mos shpenzuar më shumë nga të ardhurat e tyre.

Kuotat

Brenda muajit maj Ministria e Arsimit pritet ti nisë Këshillit të Ministrave dhe propozimin për rritjen e kuotave. Kuotat do të rriten në masën 9%. Rritja më e madhe do të bëhet për degët më të kërkuara siç janë degët ekonomike dhe degët e shkencave sociale. Një ndryshim të kuotave do të bëhet dhe për degët e fushave shkencore. Për degët e rretheve nuk pritet që të ketë ndryshim kuotash pasi, eksperienca e viteve të kaluara ka treguar se jo të gjitha kuotat në këto degë arrijnë të plotësohen gjatë një viti akademik. Sipas burimeve ndryshime në degët kryesore në Tiranë do të pësojnë, Juridiku, Financë-Bankë, Gazetaria dhe shumë degë të tjera që nga tetori do të pranojnë më shumë studentë.

Zgjedhjet, vazhdon sezoni

Pavarësisht se data 23 qershor do të përkojë dhe me sezonin e qershorit në universitete, përsëri nuk do të ketë ndryshime të datave. Sipas Universitetit të Tiranës provimet do të zhvillohen normalisht. “Nuk ka pse ne t’ i “shtrydhim” studentët për t’i zhvilluar provimet para apo pas zgjedhjeve të 23 qershorit. I vetmi ndryshim që do të bëjmë është që nga data 21 qershor – 25 qershor nuk do të zhvillohet asnjë provim dhe qëllimi do të jetë votimi i atyre studentëve që vijnë nga rrethet”, – përmendin burime pranë UT-së.

 

 

Nuk paguhen ekspeditat, studentët përgatisin protestat

Urdhri që kanë dhënë departamentet e universiteteve, që çdo student duhet të paguajë një tarifë për të zhvilluar ekspeditat, duket se ka irrituar të rinjtë. Shumë prej tyre e kanë kundërshtuar këtë urdhër duke theksuar se nëse nuk ndryshohet vendimi do të nisnin protestat që nga java e ardhshme. Sipas Universitetit të Tiranës, nuk ka ndonjë udhëzim të veçantë për të zhvilluar ekspeditat por janë fakultetet që i vendosin kushtet. Shefat e departamenteve u kanë kërkuar studentëve që shumë shpejt të dorëzojnë tarifën pre 4 mijë lekësh nëse duan të shkojnë në ekspeditë, në të kundërt ata që nuk paguajnë, nuk do të marrin pjesë. Vitet e mëparshme ekspeditat janë mbuluar nga shpenzimet e secilit fakultete por duket se këtë vit do të mbulohen nga vetë studentët.

 

 

Festa e Pashkëve

Emigrantët aplikojnë për pensione

Mijëra emigrantë kanë shfrytëzuar ardhjen në Shqipëri për të plotësuar dokumentet e nevojshme për të marrë pension. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ka qenë një numër i lartë emigrantësh të cilët ose kanë plotësuar dokumentet dhe kanë derdhur kontributet ose janë interesuar për hapat që duhet të ndjekin. emigrantët përfitojnë pension të pjesshëm, kur kanë jo më pak se 15 vite të siguruara, pension të plotë kur kanë jo më pak se 35 vite sigurimi. Pensione invaliditetit përfitohet kur janë tërësisht të paaftë për punë. Këto pensione i përfitojnë ata persona që kanë qenë të siguruar në Shqipëri, bazuar në formulën: moshë minus 20 pjesëtim për 2, që është vjetërsia kontributive për pension invaliditeti të plotë. Për vjetërsi kontributive më të vogël, proporcionalisht me periudhën e siguruar jepet pension invaliditeti i reduktuar. Pra, në këtë kuptim, një invalid që mund të jetë në moshën 50 vjeç, me këtë raport, përfiton pension të plotë invaliditeti kur ka 15 vjet vjetërsi pune. Në rastet kur ka më pak vite pune merr pension të pjesshëm në raportin vjetërsinë në punë me vjetërsinë që i kërkohet, sipas raportit të mësipërm. Invalidëve iu jepet një shtesë për fëmijët që kanë në ngarkim, në masën 5% të pensionit, kur janë nën moshën 18 vjeç, apo 25 vjeç, kur vazhdojnë arsimin e lartë. Kur humb jetën personi, që ka qenë i siguruar në Shqipëri, përfitojnë pension familjar fëmijët nën moshën 18 vjeç ose 25 vjeç kur vazhdojnë arsimin e lartë, sipas formulës së mësipërme.

 

Bashkëpunimi

Instituti Italian i Kulturës përhapet më gjerë në Shqipëri

Selia e re e Institutit Italian të Kulturës e hapur në qendër të Tiranës pritet t’i japë mundësi zhvillimit të kulturës italiane në vendin tonë. Nëpërmjet kësaj selie, instituti ka për qëllim të rritë bashkëpunimin Shqipëri-Itali. “Instituti i Kulturës Italiane është një instrument i domosdoshëm për përhapjen e gjuhës italiane dhe kulturës por jo vetëm. Marrëdhënia dhe raporti i bashkëpunimit mes dy vendeve ka nisur shumë herët, që në periudhën e regjimit komunist. Tashmë ky raport është i shkëlqyer. Këtë e vërteton fakti se gjuha italiane në Shqipëri është gjuha e huaj më e preferuar. Rreth 70 mijë nxënës shqiptarë sot mësojnë italisht, ndërkohë që në universitetet italiane sot numërohen rreth 11 mijë studentë apo edhe më shumë”, – tha Massimo Gaiani, ambasador i Italisë në Shqipëri. Të hënën do të inaugurohen zyrat e reja të institutit dhe jashtë ambienteve do të ketë një spektakël për kryeqytetasit, ndërkohë që ditën e martë do prezantohet libri, “Në tavolinë me Federico Felinin” dhe dokumentari “Duke kujtuar Federico Felinin”.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency