Lista e PD-së, emrat e rinj për gjashtë qarqe

0
3073

 Ina Jano

listaDeri më tani te kandidatët e sigurt që do të jenë në listë, janë disa nga zëvendësministrat, më shumë se 7 nga këshilltarët e Kryeministrit dhe po ashtu ministrat aktualë të kabinetit

 

 

Sot do të duhej të mbyllej zyrtarisht afati për dorëzimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të listës së deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit. Megjithatë, me një vendim të disa javëve më parë, vetë KQZ njoftoi se ky afat përfundon në datën 6 maj, pra ditën e hënë, për shkak se 4 maji bie e shtunë, pra ditë pushimi. Në kushte të tilla partitë, lidershipi apo edhe kryesitë e partive në vend duket se kanë edhe disa ditë kohë për të konstituuar listat e deputetëve, me të cilët do të synojnë të marrin sa më shumë mandate, për të bërë të mundur edhe krijimin e qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit. Nga kampi socialist është parashikuar një mbledhje e kryesisë në fundjavë, e cila do të miratojë edhe listën emërore të deputetëve që do të kandidojnë. Ndërkohë, për publikun tashmë janë bërë të ditur disa nga emrat e rinj të kandidatëve të socialistëve. Selia blu duket më e mbyllur në këtë drejtim dhe mbledhja më e fundit e kryesisë ishte ajo e së enjtes mbrëma, ndërsa vlen të theksohet se Kryeministri Berisha ka qenë mjaft aktiv, duke takuar stafin e tij të punës në zyrat e PD-së, takime këto që herë janë bërë publike, e herë jo për median. Kryetari demokrat ka kërkuar mobilizim total, duke kërkuar edhe një mandat të tretë për të qeverisur shqiptarët. Ndërsa listat emërore duhet të dorëzohen të hënën në KQZ dhe lideri i PD-së, zoti Berisha, i pyetur nga mediat është deklaruar kundër çdo prezantimi të kandidatëve të rinj, gjatë fushatës elektorale, pasi, sipas tij, kjo është një fyerje kundrejt deputetëve, të cilët nuk do të kandidohen në këto zgjedhje. Në bashkëbisedimin e dy ditëve me parë me gazetarët ai është shprehur se listat emërore janë duke u hartuar. Duket se risitë e demokratëve këtë vit do të jenë të shumta dhe do të këtë një larmi të madhe të atyre që do të kandidohen, për pasojë do të ketë edhe largime nga listat aktuale. Deri më tani te kandidatët e sigurt që do të jenë në listë janë disa nga zëvendësministrat, disa nga këshilltarët e Kryeministrit dhe po ashtu ministrat aktualë të kabinetit. Ndërkohë, nuk do të mungojnë edhe emra të tjerë të dalluar në PD, i rikthyeri Selami, por edhe disa kryetarë të njësive bashkiake të Tiranës.

 

Të rinjtë

Eduard Selami, tashmë prej disa muajsh në Shqipëri, ka qenë mjaft aktiv në të gjitha aktivitetet e zhvilluara nga PD-ja, duke marrë pjesë në konventa apo përurime. Gjithnjë është shfaqur pas Kryeministrit Berisha, duke e bërë të sigurt kandidimin e tij brenda vijës së sigurt të deputetëve. Mësohet se zoti Selami do të kandidohet në njësinë bashkiake numër 2 në kryeqytet dhe madje thuhet se ai ka filluar takimet e vogla me anëtarët e kësaj njësie bashkiake. Nga burime pranë selisë blu, bëhet e ditur se edhe zëvendës ministrat do të jenë disa nga të rinjtë që do t’i bashkohen ekipit demokrat. Alfred Rushaj, zëvendësministri i Financave, mësohet se do të jetë një prej të zgjedhurve të Kryeministrit Berisha. Të njëjtin fat me të besohet se do të ketë edhe numri dy i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo dhe Arta Musaraj, numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes. Po ashtu, në listat e sigurta të demokratëve bëhet e ditur se do të jetë edhe Taulant Bino, aktualisht zëvendësministër i Mjedisit. E njëjta gjë vlen edhe për ish-kryetarin e KQZ-së dhe momentalisht numri dy i dikasterit të Mbrojtjes, zoti Arben Ristani. Pak javë më parë, ish-sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Bardh Spahia, kaloi në dikasterin e Shëndetësisë, ndërsa ai do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, pasi besohet se do të jetë brenda vijës së sigurt të kandidatëve.

Një kategori tjetër që janë kanë marrë miratimin e Berishës për të qenë pjesë e legjislativit të ardhshëm janë edhe këshilltarët e tij. Mësohet se Suzana Guxholli, këshilltarja për ekonominë e kreut të qeverisë, do të kandidohet në Korçë, ndërsa objektivi i PD-së është që në këto zgjedhje të marrë 7 deputetë, në këtë qark i cili në total prodhon 12 deputetë. Në 2009-ën, për herë të parë, demokratët fituan 6 deputetë, pasi Korça pa frikë mund të quhej e majtë. Bashkëhartuesi i Kodit Zgjedhor, njëherazi drejtor i Kabinetit në Kryeministri dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të shefit të qeverisë, Oerd Bylykbashi, është ndër emrat që pa frikë mund të themi se do të ketë një votë në Parlamentin e ardhshëm. Nga burimet brenda selisë blu, pjesë e listave të demokratëve do të jenë edhe Gjergj Lezhja, që mban postin e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Po ashtu edhe këshilltarët Petraq Milo, Bardhyl Musai dhe Glori Hysi bëhet e ditur se do të jenë emra që do të kandidohen. Prefekti i Tiranës, njëherazi edhe anëtari i kryesisë së PD-së, do të jetë i kandiduar në Tiranë. Nuk do t’i mungojë qarkut të Shkodrës Benet Beci, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Ministrat

Të 16 ministrat e kabinetit “Berisha” do të jenë pjesë e listave për deputetë, duke shtuar edhe faktin se ata do të jenë emra të parë në shumë prej qarqeve. Ministrat do të jenë të zgjedhurit e kreut të ekzekutivit në disa prej qarqeve kryesore, duke përfshirë këtu atë të Korçës, Kukësit, Elbasanit, Gjirokastrës, Beratit dhe Fierit. Ministrat Ruli, Pollo, Noka, Olldashi, Imami dhe Bode do të udhëheqin këto qarqe.

Ish-socialistët

Duket se një nga surprizat më të mëdha të fushatës elektorale të PD-së do të jenë pikërisht tre ish-deputetët e Partisë Socialiste. “Tre musketierët”: Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli dhe Kastriot Islami nuk e kanë refuzuar ofertën e bërë nga Berisha. Ish-deputetët e kanë falënderuar kreun e PD-së për ofertën dhe janë shprehur pozitivë ndaj saj.

Aleatët

Marrëveshja do të zbatohet plotësisht ashtu siç është nënshkruar. Këtë deklaroi të enjten kreu i qeverisë në takimin me median, duke mos dhënë një përgjigje të prerë nëse ata do të jenë pjesë e listës së demokratëve apo jo. Megjithatë, duket se një pjesë të këtij misteri i kanë zbardhur vetë krerët e partive të djathta, pasi në fillim të javës, lideri i PDK-së, Ndoka, dhe ai i LZHK-së, Shehi, janë shprehur se do të kandidojnë nën siglën e PD-së, duke siguruar kështu një vend të sigurt në Parlament.

 

 

Shkodër
1.Jozefina Topalli

2.Fatbardh Spahija
3.Gjok Uldedaj
4.Benet Beci
5.Arenca Trashani
6.Ndue Paluca
7.Ramiz Çoba
8.Astrit Bushati
9.Vera Dragu

10.?

11.?

 

 

Lezhë

1.Edi Paloka
2.Mal Berisha
3.Albina Deda
4.Gjok Vuksani
5.Bardhok Rica
6.Rajmond Hoxha

7.?

 

 

Korçë

1.Ridvan Bode

2.Edmond Spaho

3.Entela Prifti

4.Gjergji Papa

5.Fatbardh Kadilli

6.Ledina Alolli

7.?

8.?

9.?

10.?

11.?

12.?

 

Elbasan

1.Arben Imami

2.Luçiano Boçi

3.Adriana Gjonaj/Klodiana Cankja

4.Dashnor Sula

5.Ardian Turku

6.Shefqet Deliallisi/Rrahim Çota

7.Dilo Stafa

8.Sybi Hida

9.Bardhyl Musai

10.Mati Çela/Bexhet Uruçi

11.Zheni Gjergji

12.Aurel Bylykbashi

13.Mimoza Hasekiu

14.Qamil Dika/Viktor Bella

 

Fier

1.Sokol Olldashi

2.Enkelejd Alibeaj
3.Mesila Doda
4.Eno Bozdo
5.Ferdinand Murati
6.Ilir Bano
7.Mira Çaushaj
8.Florian Dani
9.Ramadan Krasniqi
10.Vasillaq Ngresi

11.?

12.?

13.?

14.?

15.?

16.?

Durrës

1.Eduard Halimi
2.Armand Teliti
3.Albana Vokshi
4.Zamir Ramadani
5.Igli Cara
6.Halit Shamata
7.Osman Metalla
8.Ylli Lama
9.Ndriçim Babasi
10.Eglantina Bekteshi

11.?

12.?

13.?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency