“Vjena”, komisioni hetimor vendos sot për thirrjen e Ramës dhe Cekës si dëshmitarë

0
149

Florenc Drizari

kuvensdKomisioni hetimor për “incidentin” e Vjenës pritet të mblidhet sot pas seancës parlamentare

Administrata e Kuvendit ka nisur mbledhjen e materialeve në mediat audio-vizive dhe shtypit të shkruar

 

Komisioni Parlamentar për hetimin e “incidentit” të ndodhur disa ditë më parë në Vjenë mes kryesocialistit Edi Rama dhe diplomatit shqiptar pranë zyrës së OSBE-së, Egin Ceka, pritet të mblidhet ditën e sotme pas mbylljes së punimeve të seancës parlamentare. Në axhendën e komisionit do të jetë përcaktimi i afateve kohore se kur do të thirren në seancë dëgjimore dy protagonistët e kësaj ngjarjeje, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe diplomati Egin Ceka. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i këtij komisioni, deputeti demokrat Fatbardh Kadilli, ndërkohë që gjatë mbledhjes së parë që u zhvillua ditën e martë, ky komision miratoi me votat e mazhorancës edhe planin e punës. Rreth një javë më parë, kryetari i PS-së, Edi Rama, si dhe diplomati Egin Ceka u përfshinë në një konflikt mes tyre ku nga shkëmbimi verbal me përgjigje dhe kundërpërgjigje lidhur me kualifikimin e trupit diplomatik shqiptar në përfaqësitë e huaja, kalo në konflikt fizik. Sipas diplomatit Ceka dhe Ministrisë së Punëve të jashtme shqiptare, Rama mësohet se ai i ka “shkulur veshin” në një ambient publik.

Ndërkaq, burime nga Kuvendi thonë se përfaqësues të administratës, pjesë e këtij komisioni, kanë filluar mbledhjen e materialeve që janë publikuar si në median audio-vizive ashtu edhe në shtypin e shkruar.

“Do të vazhdojmë me verifikimin e fakte, të cilat do të ndihmojnë komisioni në hetim të plotë të këtij qëndrimi të rëndë. Plani paraprak hetimor parashikon përfshirjen në seanca dëgjimore me persona të përfshirë drejtpërsëdrejti në ngjarje, seanca dëgjimore me persona që kanë dijeni për ngjarjen, seanca dëgjimore me persona dëshmia e të cilëve vlerësohet e rëndësishme nga anëtarët e komisionit për qartësimin e rolit dhe qëndrimin e shërbimit diplomatik para, pas dhe gjatë ngjarjes. Të enjten pas seancës parlamentare do të vazhdojmë mbledhjen e radhës ku do të listën e personave që do të thirren. Administrata ta vazhdojë me administrimin e materialeve”, – ka thënë dy ditë më parë deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli.

Por edhe pse gjatë mbledhjes së ditës së sotme pritet të përcaktohet data dhe ora se kur do të thirret për raportim kryesocialisti Rama dhe diplomati Ceka, seancat dëgjimore propozohen të mbahen nga data 6 deri në 9 maj. Analiza ligjore e materialeve të mbledhura nga komisionit pritet të bëhet nga data 9 deri në datën 11 maj ndërsa pas më pas do të bëhet edhe hartimi i raportit dhe paraqitja e të dhënave deri më datë 15 të këtij muaji. Miratimi përfundimtar dhe dalja në konkluzioni është përcaktuar për datën 20 maj. Në mbledhjen e kaluar deputeti Gerti Bogdani hodhi idenë e zhvillimit të videokonference me përfaqësues që nuk ndodhen në Shqipëri për të kursyer kohë dhe kosto, ide kjo që u mbështet edhe nga anëtarët e tjerë të mazhorancës, ndërkohë që prezenca e kryetarit të opozitës në komisioni vihet në pikëpyetje. Kjo edhe për faktin se de deklaratat e tij Rama ka ironizuar ngritjen e këtij komisioni dhe deputetët e Socialiste nuk kanë marrë pjesë në asnjë diskutim për këtë çështje.

Komisioni pritet ta zhvillojë punën vetëm me praninë e 5 anëtarëve të mazhorancës, Fatbardh Kadilli, Paulina Hoti, Luçiano Boçi dhe Osman Metalla, ndërsa katër vendet e opozitës do të mbeten bosh, pasi PS-ja e quan si antikushtetuese nismën e demokratëve.

Në listën e personave që pritet të raportojnë para komisionit hetimor parlamentar janë edhe emrat e: bashkorganizatorit të aktivitetit në Akademinë Diplomatike të Vjenës, Fate Velaj, sekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, i pranishëm gjatë incidentit Rama-Ceka, diplomati Etrit Bekteshi, ministri i Jashtëm Aldo Bumçi si dhe persona të tjerë që nuk kanë lidhje jo të drejtpërdrejtë me ngjarjen, por që kanë njohje me personat dhe rrethanat e ngjarjes.

 

 

Publikohen kriteret për auditët e partive politike

Auditët e partive, KQZ: Të mos jenë krushqi me politikanët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate publike i bëri thirrje ekspertëve kontabël të licencuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2012 nga partitë politike. Në njoftimin e saj KQZ publikon edhe kriteret që duhet të kenë ekspertët auditojnë financat e partive politike. Një ndër këto kritere është mosangazhimi i tyre në parti politike të paktën në pesë vitet e fundit. “Kjo ftesë u bëhet në zbatim nenit 23/2 të ligjit nr. 8580, “Për partitë politike”, i ndryshuar, me qëllim zhvillimin e procedurës për caktimin me short të ekspertëve kontabël të licencuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik nga partitë politike. Ekspertët kontabël të regjistruar pranë Instituti i Eksperteve Kontabel të Autorizuar, (IEKA), përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit duhet të plotësojnë edhe këto kritere:

1-Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licencuar në 5 vitet e fundit.
2-Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.
3-Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.
4-Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.
5-Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit. Pas shfaqjes së interesit nga ekspertët kontabël pranë KQZ-së, përmes një shorti transparent që do të hidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të përcaktohen edhe ekspertët që do të bëjnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik 2012 nga partitë politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas publikimit të këtij njoftimi edhe në median e shkruar e ripërsërit këtë ftesë të interesuarit, që të dorëzojnë pranë KQZ-së brenda datës 15.5.2013”, – thuhet në njoftimin e KQZ-së.

 

 

Topi: FRD vendos një standard të ri moral në politikën shqiptare

Kreu i FRD-së, Bamir Topi, rikonfirmoi qëndrimin e tij si një forcë e djathtë politike dhe që nuk u përfshi në asnjë “pazar” parazgjedhor me partitë e mëdha apo aleatët e tyre të vegjël. Në një deklaratë të bërë në profilin e tij në internet, në Facebook, ish-presidenti Topi shprehet se forca politike që ai përfaqëson tregoi, me vendimin e marrë për të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit, se është një parti me një standard të ri moral në arenën e politikës shqiptare. “Shpesh ne shohim e dëgjojmë në studiot mediatike, në shtyp apo në fjalime publike ligjërime dhe etiketime politike që u bëhen politikave që respektojnë principet, moralin, identitetin dhe integritetin e tyre. Unë e kuptoj se shumë prej tyre kryejnë një funksion për të cilin paguhen në interes të pushtetit, por unë kam bindjen se jashtë tyre, tek qytetaret, ka ardhur koha ku standardi real për të peshuar e gjykuar politiken është pikërisht standardi moral, i integritetit, i premtimeve te mbajtura, i qëndrimit ndaj ofertave për pazare politike. FRD e dha leksionin e saj me vendimin e palëkundur për të konkurruar e vetme përballe dy partive të vjetra dhe partive satelite të tyre. Ne nuk hyjmë në zgjedhje as për interesa personale dhe as të askujt tjetër, veprojmë si ekip në shërbim afatgjatë në reformimin tërësor të sistemit politik, në kthimin e besimit tek vota dhe demokracia, në vendosjen e standardeve morale e programore”, – shkruan Bamir Topi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency