Burri ha me dhëmbë ish-gruan i këput buzët, veshin e faqet

0
196

Elton Qyno

dhuna-ne-familje_1Krimi, në zonën e Sharrës, policia arreston Nuredin V. për akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”

Silvana E., e mbrojtur me vendim gjykate. Shkak i krimit të rëndë, xhelozia e ish-burrit

 

Një krim i pazakontë ka ndodhur në zonën e varrezave të Sharrës në Tiranë, ku një 52-vjeçar, Nuredin V., ka ngrënë me dhëmbë ish-bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar asaj dëmtime të rënda në fytyrë dhe pjesë të ndryshme të kokës. Çifti prej një viti jetonte i ndarë, për shkak se burri i shtëpisë ushtronte dhunë sistematike në mënyrë të vazhdueshme ndaj nënës së tre fëmijëve të tij. Nisur nga kjo situatë, shtetasja me inicialet Suzana E., që tregton lule në hyrje të varrezave të Sharrës, ka vendosur ta divorcojë dhe të kërkojë urdhrin e mbrojtjes, kërkesë kjo që është miratuar nga ana e Gjykatës së Tiranës,e cila në vendimin e saj ka nënvizuar se ish-burri duhet ti qëndrojë në një distancë prej 50 metra larg, ish-gruas së tij. Mirëpo megjithëse një gjë e tillë është shkruar në letrat e gjykatës, 52-vjeçari sërish nuk ka pyetur për forcën e ligjit, duke e konsideruar ish-gruan e tij me inicialet Suzana E., si pronën e tij private. Për pasojë dy javë më parë ai ka qenë në banesën e saj, që ndodhen në zonën e Sharës dhe pikërisht aty ka kryer veprime të dhunshme, duke e rrahur dhe torturuar deri në plagosjen e saj të rëndë. 52-vjeçari e ka ngrënë me dhëmbë ish-gruan, duke ia shpërfytyruar fytyrën e saj, veprim të cilin e ka kryer për shkak edhe të xhelozisë, pasi mendonte se ish-gruaja shkonte me meshkuj të tjerë.

Dëmtimi i fytyrës

Gruaja me origjinë nga Dibra, ndryshe nga rastet e ndryshme të dhunës në familje, është përballur me një dhunë ekstreme deri në shpërfytyrim fizik. Ajo është përballur me sulm kanibal nga ish-bashkëshorti i saj, i cili me sa duket, për shkak të xhelozisë që ka pasur për ish-gruan, ka vendosur t’ia dëmtojë fytyrën jo me acid, siç ka ndodhur në disa raste, por duke zgjedhur metodën më ekstreme, atë të kafshimit dhe këputjes së mishit me dhëmbë. Për disa minuta, Suzana E. është gjendur në mes të ferrit, pasi ish-burri i irrituar dhe në gjendje të dehur, ka filluar ta godasë me grushte dhe shkelma. Më pas ajo ka rënë pre e një dhune ekstreme dhe të padëgjuar ndonjëherë, për shkak se burri ka filluar ta kafshojë me forcë. Për pasojë ai i ka shkulur njërën buzë, një pjesë të hundës dhe në faqe i ka shkaktuar dëmtime të shumta. Veç kësaj, S. E. është dëmtuar edhe në njërin vesh, që sipas policisë së Tiranës, ish-burri ia ka këputur plotësisht me dhëmbë. Pas kryerjes së krimit të rëndë, autori është larguar nga banesa, duke lënë të përgjakur dhe të shpërfytyruar ish-gruan e tij. Kanë qenë disa nga banorët e lagjes që i kanë dhënë ndihmën e parë gruas së dëmtuar, duke e transportuar me shpejtësi në Spitalin Ushtarak. Mjekët kanë arritur të ndërhyjnë në zonat e dëmtuara duke kryer qepjet e nevojshme, ndërkohë që për shkak të plagëve të shumta, Suzana E. ka pasur ënjtje të madhe të fytyrës. Mjekët kanë ndërhyrë me medikamente të ndryshme duke mundësuar normalizimin e situatës.

Arrestimi i autorit

Kjo skenë kanibalësh, e denjë vetëm për filmat horror, ka lënë pa fjalë oficerët e komisariatit nr. 6, të cilët pas marrjes së njoftimit kanë shkuar me shpejtësi në vendin e krimit. Nga marrja në pyetje e personave, banorë të lagjes, është mësuar se kishin arritur të shihnin duke u larguar me vrap ish-burrin e të dëmtuarës. Për pasojë ndaj shtetasit 52-vjeçar me inicialet Nuredin V kanë nisur kërkimet, duke arritur ta arrestojë disa orë me vonë. Gjatë marrjes në pyetje 52-vjeçari ka treguar se ishte ai personi që kishte kafshuar gruan për shkak të xhelozisë që ka pasur ndaj saj. 52-vjeçari ka rrëfyer se këtë veprim e ka kryer në gjendje të dehur dhe se nuk kujtonte shumë detaje se çfarë kishte ndodhur. Pavarësisht kësaj, është dëshmia e gruas ajo që do të zbardhë plotësisht debatin dhe më pas skenën e krimit, të ndodhur mes dy ish-bashkëshortëve. Sipas burimeve të policisë aktualisht ndaj personit të arrestuar Nuredin V. është ngritur akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje” dhe se materialet hetimore ndaj tij i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Tiranës.

Arkivoli

Përveç këtij rasti, Nuredin V. gjatë gjithë kohës e dhunon nga ana psikologjike, duke i thënë: “Nuk ke asnjë lloj pasurie në këtë shtëpi. Vetëm arkivol ke”. Për këtë arsye Suzana E. nuk mund të hap procesin gjyqësor për pjesëtimin e pasurisë. Në një rast tjetër autori e ka kapur për shalli lidhur në qafë dhe e dëmtuara është ndier sikur do ta mbyste. Pasi ka arritur t’ia merrte telefonin, me vështirësi ka mundur të largohet prej tij dhe ka njoftuar komisariatin e policisë.

 

26-vjeçarja hipnotizonte shitësit e argjendarive

Vrasja e priftit në bodrumin e famullisë

arrestohet e dashura e Bledar Haxhillarit

Itali, arrestohet e fejuara “e tmerrshme“ e vrasësit të priftit italian. Hipnotizonte shitësit e dyqaneve të argjendarive duke shënuar kështu grabitje spektakolare. Është kjo historia e një të reje italiane, e cila në bashkëpunim me të dashurin e saj shqiptar, ka shënuar grabitjen e saj të dytë në Borgo San Lorenzo (Firence) më 1 mars. 26-vjeçarja italiane, banuese në Prato, është e dashura e Bledar Haxillarit, një nga tre shqiptarët të arrestuar javën e kaluar,nën akuzën e vrasjes së priftit italian, Don Mario Del Becaro në 2012. Sipas hetimeve, 26-vjeçarja në momentin e mbylljes së dyqanit ka bindur argjendarin për të konsumuar një pije te cilën ajo e kishte me vete, duke e ftuar atë ta ndjeke në një vend të fshehur të dyqanit. Ndërsa pas grabitjes, shqiptari e priste me makine për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka rikuperuar bizhuteritë të cilat kapin vlerën e rreth 30 mijë euro. Tre autorët e këtij krimi kanë vendosur të hyjnë në famullinë ku banonte prifti 63-vjeçar, për të kryer grabitjen e sendeve me vlerë dhe shumave financiare që ndodheshin në famullinë kishtare. Ngjarja e rëndë është regjistruar në orët e vona të natës, ku tre shqiptarët: Gazmor Haxhillari, Bledar Haxhillari dhe Fatjon Kraja, kanë hyrë në mjediset e godinës me qëllim vjedhjen e kasafortës, ku edhe ndodhej një sasi e konsiderueshme lekësh. Pasi kanë gjetur kasafortën, të tre personat kanë filluar ta lëvizin, por për shkak të rëndesës së saj, është krijuar zhurmë. Pikërisht këto zhurma janë ndier edhe nga prifti 63-vjeçar, i cili banonte i vetëm në famulli, duke bërë që më pas ai t’u kërkonte shpjegime tre personave që kishin hyrë për të vjedhur. Mirëpo pikërisht në këtë moment, Dom Mario Del Becaro është kapur nga tre autorët, të cilët e kanë lidhur dhe më pas e kanë rrahur dhe torturuar për disa minuta me radhë, derisa prifti ka gjetur vdekjen.

 

Vetëdorëzohet në polici killeri special

Masakra e dyfishtë në fshatin

Gjashtë, arrestohet Bledi Ruçi

Bledi Ruçi është një nga personat më të rrezikshëm për shoqërinë shqiptare si dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtare për vrasje, plagosje e grabitje. Nga uniformat blu të Sarandës mësohet se 27- vjeçari është dorëzuar në polici pas negociatave të vazhdueshme nga ana e uniforma blu. Emri i të riut akuzohet për masakrën në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u vra 42-vjeçari Ardian Beqiri. Por ai është i dyshuar dhe për plagosjen e Ferdinand Xhangos e Orest Ziflajt, ku më pas u arratisë dhe policia ishte në kërkim të tij. Gjatë kohës së arratisjes Bledi Ruçi është autor i grabitjeve me armë të 4 bizneseve në fshatin Shënvasil, Lukovë e Piqeras. Efektivët e policisë i kishin shkuar disa herë në shtëpi, ku nëpërmjet familjarëve i kanë kërkuar të vetëdorëzohej. Dita e djeshme ka shënuar fundin rezultativ të këtyre negociatave, pasi është arritur mirëkuptimi dhe i akuzuari për një varg veprash penale, ka vendosur t’i japë fund rebelimit. Sipas burimeve zyrtare, Ruçi ka pranuar të dorëzohet, por me kushtin që arrestimi mos të kryhej në shtëpinë e tij, por të paraqitej në polici vetë dhe kështu ka ndodhur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency