Mundësitë për tu punësuar Kurset profesionale, ja sa kushton të marrësh një zanat

0
191

Driçim çaka

kursetKurset profesionale, janë kurse të cilat në një peridhuë të shkurtër u mësojnë personave zanatin në një fushë të caktuar siç mund të jetë, rrobaqepës

 
Shumë të papunë të cilët po nuk po gjejnë dot një mundësi për të punuar u janë drejtuar prfesioneve. “Një profesion është mundësia më e mirë për tu punësuar”-përmendi pak kohë më parë Ministri i Arsimit Myqerm Tafaj gjatë një takimi me nxënësit. Pavarsisht se të rinjtë janë të orientuar më shumë drejt Unversitetit, më të rriturit pas përballjes me tregun e punës duket se u janë drejtuar kurseve të formimit profesional. “Kemi nevojë për profesione, kemi nevojë që të ketë më shumë orëndreqës, më shumë hidraulik, pasi të rinjtë nuk i duan këto profesione dhe e vetmja mundësi për të rritur interesin janë kurset e formimit profesional që kohët e fundit janë ndjekur nga qindra qytetarë”- është shprehur një nga zyrtarët e Ministrisë së Punës. Por çfarë janë kurset e profesionit? Janë kurse të cilat në një peridhuë të shkurtër u mësojnë personave zanatin në një fushë të caktuar siç mund të jetë, rrobaqepës. Nëpërmjet mësimit të këtij zanati çdo i papunë ka mundësi të nisë kërkimet për të punuar, kur dihet që kërkesat për prfesionistë janë të larta

Sa arrijnë të punësohen?

Edhe pse nuk ka shifra të sakta lidhur me numërin e personave që arrijnë të punësohen, Shërbimi Kombëtar i Punësimit na garanton se personat që kanë arritur të gjejën një vend pune janë më shumë se 50% e atyre që marrin pjesë në kurse. Kjo vjen për shkak se në vendin tonë është rritur numri i kompanive të huaja që kërkojnë të punësojnë profesionistë si dhe mungesës që ka në treg për shumë zanate të cilat sot mund të quhen “zanate të harruara”. “Në pamundësi për të gjetur një punë, imagjinoni momentin kur ke një zanat dhe sa e lehtë ka për të qënë të punësohesh”-thekësojnë drejtuesit e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Tarifat

Tarifat për kurset profesionale variojnë sipas zanatit dhe statusit të personit. Kështu më pak paguan një person që është regjistruar si punëkërkues i papunë dhe më shumë paguan dikush tjetër që po e zhvillon kursin për të marrë një zanat. Ministria e Punës ofron kurse falas për një sërë kategorisht siç janë, romët, vajzat dhe gratë e trafikuara, jetimët, personat me aftësi të kufizar dhe personat që kanë vujatur nga dënim me burg. Tabelat e mëposhtme tregojnë se sa janë tarifat e regjistrimit dhe profesionet që mund të fitohen në çdo qytet.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency