Këngëtarja dhe prezantuesja e show-t humoristik “Portokalli”, Eneda Tarifa, është në ditët e saj të fundit të shtatzënisë. Një shtatzëni që e ka bërë Enedën të duket më e lumtur dhe e bukur se kurrë. Eneda pas disa javësh do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, që mësojmë se do të jetë një vajzë. Pavarësisht gjendjes së saj, ajo vazhdon të shfaqet çdo fundjavë në ekranin e “Top Channel” për të moderuar dhe kjo nuk do ta pengojë atë deri në ditët e fundit para lindjes.