Kuriozitetet e Kardifit Ja çfarë duhet të mësoni për skuadrën më të re në Premier Ligë

0
137

Marrë nga “Eueosport.com”

 

Cardiff

Uellsi ka dhënë shembullin e mirë… pas Suonsit edhe Kardifi do të ketë nderin që të militojë në një nga ligat më të forta të Evropës. Mrekullia e kryeqytetit uellsian mund të “inspirojë” edhe disa skuadra të tjera që kanë dëshirë t’i bashkohen Anglisë. Prej kohësh Rejnxhersat e Glasgout kanë shprehur dëshirën për të filluar një aventurë të re në ligat angleze, aty ku nuk do të kenë për rivalë vetëm një skuadër (Sëlltikun).

 

 

Ngjitja e Kardifit në Premier Ligë solli edhe 120 milionë euro në arkat e klubit uellsian. Dy vite pas ngjitjes së Suonsit, Uellsi do të ketë përfaqësuesen e dytë në Premier Ligë. Por çfarë skuadre është kjo e kryeqytetit uellsian? Më poshtë kemi renditur 5 kuriozitetet për t’i njohur më mirë.

 

Pas 51 vitesh – Në vitin 2000 presidenti deklaronte: “Suonsi nuk do bëhet kurrë një skuadër e madhe. Nëse doni të shikoni futboll të bukur në Uells, atëherë duhet të kaloni nga anët tona”. Por “mjellmat” u ngjitën të parët në Premier Ligë, ndërsa Kardifi pas … 51 vitesh (1962).

 

“Të mallkuar” – Ngjitja direkte pa kaluar në play-off-in e Championship-it i jep fund viteve pa fat. Vitin e shkuar arritën në finalen e “Carling Cup” dhe i mundi Liverpuli me penallti. Pastaj shkuan në play-off, por në Premier Ligë shkoi Uest Hemi, ashtu siç ndodhte në vitin 2010, kur në vend të tyre ngjitej Bllekpulli, ndërsa në vitin 2011 i mundte Ridingu.

 

Quhen “Bluebird” por… – Ngjyra e parë e fanellës së “zogjve blu” tani është e kuqja. Motivi? Sepse pronarë malajzianë që blenë klubin në vitin 2000 vendosën ta zëvendësojnë fanellën tradicionale me të kuqen. Kjo zgjedhje u ka sjellë fat pas 100 vitesh, por kanë harruar të ndërrojnë dhe nofkën.

 

Stadiumi – Ashtu si Suonsi edhe Kardifi ka stadiumin nën pronësi të klubit, “Cardiff City”. Ai është rindërtuar në vitin 2009 me një kapacitet prej 27 mijë vendesh, i dyti më i madh në Uells pas “Millenium Stadium”.

 

Kreig Belami – Ylli i skuadrës është ish-sulmuesi i Sitit, i cili pasi zihej me Mançinin vendosi të huazohej për një vit. Por verën e shkuar u rikthye përfundimisht në shtëpi dhe tashmë edhe në Premier Ligë me ekipin e tij të zemrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency