6-8 maj Data e provimeve të shtetit për mjekët dhe stomatologët

0
152

mjeketMjekët dhe stomatologët do të testohen nga data 6 deri në datën 8 maj. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar datat zyrtare për dy nga profesionet më të rëndësishme në fushën e mjekësisë. Kështu, për mjekët provimi do të jetë në 6 maj në dy orare të ndryshme, ora 10 e paradites dhe ora 14:00 e pasdites. Për stomatologët duke qenë se janë më të shumë në numër do të ketë dy data. Data e parë do të jetë në 7 maj në orën 10:00 dhe në orën 14:00, ndërsa data e dytë do të jetë në 8 maj në të njëjtin orar.

 

Tarifat e provimit

 

AKP bën me dije se çdo kandidatë që nuk arrin të marrë provimin në provën e parë do të paguajë më shumë për t’u testuar përsëri. Kështu pagesa që një kandidatë bën kur jep provimin për herë të parë është 10 mijë lekë. Kur jep provimin për herë të dytë është 12.500 lekë, kur jep provimin për herë të tretë është 15 mijë lekë dhe kur jep provimin për herë të katërt është 17.500 lekë. Çdo kandidatë të japë provimin e shtetit 5 herë në rast të kundërt duhet ti kthehet dhe njëherë praktikës profesionale nga e para.

 

 

 

MASH: Emrat e studentëve që duhet të tërheqin diplomat e njësuara

Janë 519 studentë që edhe pse kanë aplikuar për të njësuar diplomat e tyre nuk i kanë tërhequr ende. Ministria e Arsimit publikon listën më të fundit të kandidatëve që u janë njohur studimet. Procedura e njohjes zgjat 45 ditë nga momenti kur dosja konsiderohet e plotë. Procedura mund te zgjatet përtej këtij afati në rastet kur ka vonesa në kthimin e përgjigjeve nga institucione te tjera që lidhen me verifikimet e dokumentacionit të paraqitur nga aplikuesi. Megjithatë, në rastet kur nevoja për njohjen e diplomës lidhet me një afat të caktuar, si për shembull, paraqitja e kërkesës për t’u regjistruar në një program studimi, lutemi shënojeni këtë në dokumentacionin që do të paraqisni. Njehsimi është një proces kompleks që mbështetet, ndër të tjera, në kritere të tilla si: niveli, kohëzgjatja, kreditet, cilësia, profili i programit të studimit, natyra e studimeve (raportet midis mësimdhënies dhe punës kërkimore) etj.

 

 Lista e plotë gjendet tek gazeta “Standard”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency