Ekonomia A rrezikon rritjen e mëtejshme të borxhit heqja me ligj e tavanit të borxhit publik prej 60%?

0
145

ekonomiaShqipëria ka vendin e 47-të nga 152 shtete në një renditje që vjen zbritëse, por duke lënë para Amerikën, Anglinë, Belgjikën dhe kemi vlera të përafërta me Serbinë, Holandën dhe Kroacinë

 

Kjo është temë për të cilën shumë ekonomistë po shkruajnë shumë dhe madje është politizuar shumë. Unë do mundohem të rri jashtë politikës dhe të bazohem vetëm në një analizë ekonomike dhe si ndikon kjo rritje në ekonominë tonë. Në bazë të shifrave të Bankës Botërore, theksohet së borxhi publik i Shqipërisë ka arritur në muajt e parë të këtij viti në 63.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në një kohë kur vendet e rajonit e kanë më të ulët borxhin publik dhe më të lartë PBB. Me të drejtë janë të shqetësuar, sepse kemi shembullin më konkret të Greqisë, që me një borxh 100% arriti aty ku është sot dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore e kanë paralajmëruar Shqipërinë që nëse nuk ul nivelin e borxhit mund të ketë një fund si Greqia. Rekomandimi numër 1 i BB-së është shlyerja e faturave të prapambetura të sipërmarrësve dhe investitorëve privatë, që kanë kryer punë të mëdha publike dhe nuk janë paguar nga qeveria, si një nga shkaqet e rritjes së borxhit publik, që kjo faturë diskutohet të jetë shumë e lartë, por akoma nuk është publikuar zyrtarisht. Duhet pasur parasysh që ne kemi një varësi të madhe nga ekonomitë evropiane dhe kemi ndikim direkt nga zhvillimet dhe problemet e tyre. Por a është vërtetë problem ky nivel borxhi? Ka shumë mënyra për t’u bërë kjo analizë. Duke analizuar faktet e mësipërme rezulton që mund të jetë problem, por çdo borxh i marrë deri më sot nga qeveria shqiptare është investuar dhe çdo shpenzim koherent i saj është mbuluar nga të ardhurat. Nëse do kishim një borxh që merret për të mbuluar këto shpenzime, atëherë do të kishim problem, por aktualisht nuk shoh problem dhe këtë e bazoj edhe në tabelën e mëposhtme:

Shteti Niveli i borxhit në raport më GDP Viti i llogaritur
Japoni 218.9% 2012
Zimbabve 202.7% 2012
Greqi 161.3% 2012
Itali 126.1% 2012
Arabi Sauditë 12.9% 2012
Rusi 11% 2012
Kuvajt 7.1% 2012
Azerbajxhan 5.4% 2012

Në këtë tabelë janë dhënë shifrat e nivelit të borxhit bazuar në CIA factbook për 2012 të katër shteteve me nivelin më të lartë dhe katër shtetet me nivelin më të ulët të borxhit. Është i çuditshëm pozicionimi i Japonisë në këtë tabelë, me një nivel të tillë borxhi megjithëse shpjegohet me fatkeqësitë e shumta natyrore që i ndodhin këtij shteti. Dy vendet tona fqinje kanë një nivel borxhi dy deri në tri herë më të lartë krahasuar me nivelin e Shqipërisë. Shqipëria në këtë tabelë ka vendin e 47-të nga 152 shtete në një renditje që vjen zbritëse, por duke lënë para Amerikën, Anglinë, Belgjikën dhe kemi vlera të përafërta me Serbinë, Holandën dhe Kroacinë. Siç e shohim edhe nga tabela nuk ka ligj që të thotë që niveli i borxhit duhet të jetë kaq ose aq. Ishte një marrëveshje e Mastrihtit që thoshte se niveli i borxhit duhet të jetë jo me shumë se 60%, por e shohim nga tabela që shumë shtete janë shumë larg kësaj vlere. Me këtë nivel krahasimi unë nuk shoh ndonjë problem. Problemi i vetëm në këtë pikë ku jemi është sa e aftë është qeveria shqiptare të paguajë këtë borxh të akumuluar ndër vite për investime të ndryshme? Unë besoj se është e aftë dhe duhet parë kjo në këndvështrimin afatgjatë dhe jo ne një këndvështrim afatshkurtër.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency