Darkë për aktorët e “Iron Man”

0
214

robert

Aktorët e “Iron Man”, Robert Downey Jr. dhe Gwyneth Paltrow përfituan nga një moment pauze i fushatës promovuese të serisë së tretë të këtij filmi që del më 3 maj, për të kaluar një darkë të këndshme bashkë. “Çifti” i aktorëve u fotografuan në dalje të një restoranti dhe birrarie në Mynih të Gjermanisë. Edhe pse u munduan të shmangin vëmendjen duke dalë veç e veç, aktorët e “Iron Man” ia arritën qëllimit. Aktori 48-vjeçar, i nominuar për çmimin “Oscar” në vitin 1992 me filmin “Chaplin”, luan rolin protagonist në film duke interpretuar Tony Stark, kreun e një kompanie të prodhimit të teknologjisë së fundit të armëve, ndërsa Paltrow luan rolin e ndihmëses së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency