Evropiani i Peshëngritjes, Go(l)delli është i artë

0
189

Altin Vorpsi

godelli

Daniel Godelli. Shtangisti kuqezi arriti të ngjitet në podin më të lartë, duke mbajtur mbi supe 180 kilogram në stilin e shtytjes

Dita e tretë e europianit të peshëngritjes solli suksesin e parë për Shqipërinë, që falë Daniel Godellit dhe Romela Begajt siguroi 1 medalje ari, 1 argjendi dhe 4 Bronxi, ndonëse pritshmëritë sidomos për Begajn ishin më të mëdha.

 

Go(l)delli

I artë është Daniel Godelli. Peqinasi arriti të ngjitet në podin më të lartë, duke mbajtur mbi supe 180 kilogram në stilin e shtytjes, një shtangë e ngritur për rikthimin e tij si kampion, për tifozët e pranishëm në pallatin e sportit asllan rusi por dhe për kombin e tij. djaloshi nga peqini arrin të realizojë shpresën e shqiptarëve për një medalje ari dhe pse jo në dygarësh, ku mori medalje bronxi, ashtu si dhe në shkëputje. Në fakt, kur Daniel Godelli u shfaq në pedanë për stilin e shkëputjes në peshën 169 , ka me vetë dhe qindra tifozë, por dhe peshën e madhe të emocioneve, për të mbajtur lart flamurin shqiptar. në provën e parë, nxitohet dhe shtanga i shpëton nga duart, por e dyta është e saktë, dhe tashmë Danieli është në zonën e medaljeve. azeri Hasanov ngre 150 në të tretën dhe Godelli për të varur të paktën medaljen e argjendtë në qafë nevojitet të provojë më shumë. shtangisti nga peqini, tenton me 153 por nuk arrin dot ta mbajë lartë shtangën, duke u pozicionuar I treti për medaljen e bronxtë. ndërsa ari shkon për rusin Chen, që e mbyll garimin e tij me 155 kilogram, dhe rrëmben gjithashtu dhe medaljen e artë në dyragësh, duke lënë pas azerin Hasanov.  Pesha e emocioneve penalizon Briken Çaljan, që kur sheh pallatin e sportit të ngrihet i tëri në këmbë për të, humbet qetësinë, atë që është më e rëndësishmja për të arritur rezultatin, dhe gabon në të trija provat e tij me 142 kilogram në shkëputje. gjithsesi Çalja nuk heq dorë nga garimi dhe në shtytje mban mbi supe vetëm provën e dytë me 174 kilogram, duke mos justifikuar dot ambiciet e tij, pasi shansi i një medaljeje në shkëputje i shpëtoi nga duart dhe shtrirja e tij në fund në pedanë, është dorëzimi ndaj një gare që e kishte imagjinuar ndryshe.

 

Begaj

Në mbrëmje i erdhi radha mbretëreshës së shtangës Shqiptare, Romela Begajt, e cila vinte si favorite në këtë europian për medaljen e artë në peshën 58 kg, por sikurse Çalja vuan emocionet e mbështetjes së zjarrtë të publikut, duke iu gëzuar përfundimisht vetëm medaljes së argjendë në shkëputje dhe të bronxit në dygarësh. Begaj fatkeqësisht dështoi në dy provat e para në stilin e shkëputjes për të ngritur 95 kg, por arrin të mbajë gjallë shpresat për medlaje duke e ngritur këtë peshë në provën e tretë. Edhe pse Begaj ngriti të njëjtën peshë me bjellorusen Alena Cickan, u penalizua nga pesha trupore, duke humbur medaljen e artë në shkëputje, ndërsa medalja e bronxtë shkoi për rumunen loredana Toma, që ngriti 93 kg. Në shtytje Begaj arriti të ngrinte vetëm 112 kg në provën e parë, duke dështuar në të dytën dhe të tretën me 116 kg. Alena Cickan dominoi edhe në shtytje, duke ngritur 118 kg, ndërsa rumunia Toma ngriti 117, duke I marrë në shtytje dhe dygarësh medaljen e argjendë Romela Begajt, e cila nuk e fshehu dot pezmatimin në fund të garës.

 

 

Kasaj

Në kategorinë 58 kg për femra konkurroi edhe Fetija Kasaj, e cila ngriti 75 kg në shkëputje, 103 në shtytje, duke u renditur e 10 në dygarësh.

 

 

Godelli: Peshëngritja është fat dhe ky ishte fati im sot

“Jam shumë, shumë i emocionuar dhe mund t’ju them se isha përgatitur për këtë garë dhe gjatë seancave stërvitore kam ngritur edhe më tepër sesa në këtë garë, por ja që nuk munda ta bëj këtë sot, – ka deklaruar, duke folur ai për mediat pas garës. – Peshëngritja është edhe pak çështje fati dhe mund të them se ky ishte fati im sot.”

I pyetur nëse garimi para një publiku të zjarrtë ndikoi në paraqitjen e tij, duke e ngarkuar me më tepër emocione, Godelli është përgjigjur: “Përkundrazi, madje më duhet t’u them faleminderit për këtë mbështetje të jashtëzakonshme, që më dha shumë zemër, por ju premtoj të gjithëve që në garat e ardhshme do të jem edhe më mirë.” Shtangisti kuqezi ka shprehur edhe krenarinë e tij që është i pari kampion shqiptar i Evropës që kurorëzohet pikërisht në tokën shqiptare, duke theksuar: “Më vjen mirë, sepse treguam edhe një herë që është e pamundur të mundësh një shqiptar në tokën e tij dhe unë shumë i sigurt që do ta merrja një medalje ari, ndonëse do të kisha dëshiruar më shumë”. Godelli ka falënderuar gjithashtu edhe presidentin Elez Gjozaj dhe Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, për kushtet që i krijuan ekipit kombëtar përgjatë këtyre 3 muajve në përgatitje për këtë Kampionat Evropian dhe ka premtuar që forma e tij do të vijë duke u përmirësuar dhe se medaljet do të jenë gjithnjë e më tepër të arta.

 

Kategoria e Parë

Dinamo shkatërron Elbasanin

Dje u luajtën pesë ndeshjet e para të javës së 25-të të Kategorisë së Parë. Sa u përket rezultateve të së mërkurës bie në sy pokeri i Himarës ndaj Kamzës, në një duel për mbijetesë, ashtu si fitorja minimale, por me shumë vlera e Besëlidhjes në Berat, ndaj Naftëtarit. Në Fushë-Krujë është “firmosur” barazimi i bardhë rezultativ, por sarandjotët kanë pasur shumë pretendime karshi gjykimit. Iliria është munduar të bëjë kthesën para tifozëve të vet, por miqtë kanë rezistuar dhe madje kanë krijuar mundësi optimale shënimi. Debutimi i trajnerit të ri të skuadrës sarandiote nis kësisoj pozitivisht në një transfertë të vështirë për këdo. Dinamo e Edmond Dalipit i ka dhënë një tjetër goditje drejt zonës kritike Elbasanit, duke e mundur pastër, me shifrat 3-1 në “Selman Strërmasi”. Tri pikë qetësie për blutë kryeqytetas, në luftën për mbijetesë, ndërsa verdheblutë rikthehen te humbja pas dy fitoresh radhazi, pa iu shkëputur dot fundit, që e shpie një kategori më poshtë. Duke qenë se i luajtën të hënën ndeshjet e tyre për javën e 24-t, dy kryesuesit, Lushnja dhe Partizani do t’i zhvillojnë të enjten sfidat e radhës. Të kuqtë morën një fitore të mundimshme “in extremis”, që vlen shumë për objektivin madhor të tyre: ngjitjen në Superiore, ndërsa Mamurrasi duket se shpenzoi shumë energji dhe do ta vuajë këtë ndaj Lushnjës. Skuadra e presidentit Dedë Ndreca pret në shtëpi kryesuesit lushnjarë, që bënë një hap fals ndaj Pogradecit (në fushën asnjanëse të Tepelenës), në sfidën e shkuar. Natyrisht, dy gabime radhazi nuk janë të lejueshëm për formacionin e Banos, të cilit i duhet të rehabilitohet në një transfertë delikate e të vështirë. Gjithsesi, distanca e krijuar nga ndjekësit më të afërt bën që të mos rrezikojnë asgjë serioze edhe pas këtij “stacioni” të garës. Burreli-Tërbuni dukej njëlloj derbi verior, ku të besuarit e Plorit kanë bërë autokritikë në fushën e tyre, duke fituar 3-1. Pukjanët, nga pretendentë për në Superiore janë kthyer tashmë në “Xhami” ku mund të falen hallexhinjtë. Se deri kur mund të zgjasë kjo qasje e skuadrës së Gjonit mbetet për t’u parë, por rënia e lirë vijon dhe hap pas hapi e ngërthen atë në zonën e rrezikut.

Referuar rezultateve të deritanishme, sa i takon mbijetesës asnjëherë nuk kishte ndodhur gjatë sezoneve të fundit në Kategorinë e Parë që lufta të jetë kaq e hapur deri në fund dhe të përfshijë mjaft skuadra. Të paktën 11 skuadra, duke nisur nga Iliria e vendit të gjashtë e deri te Naftëtari i vendit të fundit, të gjitha ato që renditen në këto vende janë në rrezik për të rënë. Diferenca në pikë ndërmjet tyre është shumë e vogël, ndaj edhe rokada e shkarja e këmbës ka probabilitet të lartë për secilën.

 

Java e 25-të

Dje

NAFTËTARI-BESËLIDHJA 0-1

HIMARA-KAMZA  4-0

ILIRIA-BUTRINTI  0-0

DINAMO-ELBASANI  3-1

BURRELI-TËRBUNI  3-1

 

Sot

GRAMSHI-PARTIZANI

MAMURRASI-LUSHNJA

POGRADECI-ADA

 

Renditja         Nd.      Pikë

 

 

1 Lushnja      24        56

2 Partizani     24        47

3 Pogradeci   24        42

4 Mamurrasi  24        39

5 Tërbuni       25        36

6 Iliria             25        33

7 Burreli         25        33

8 Dinamo      25        32

9 Himara        25        32

10 Butrinti      25        30

11 Gramshi   24        30

12 Besëlidhja           25        28

13 Elbasani   25        28

14 Kamza      25        28

15 Ada                       24        27

16 Naftëtari   25        20

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency