Financial Fair Play Sheiku i PSG-së gjen mënyra të tjera për të “mashtruar”

0
114

financial Përgatiti Altin Vorpsi

Premtimi i Presidentit Fransua Holond se kushdo që përfiton mbi 1 milion euro rrogë, do të taksohet 75%, tashmë është bërë realitet (projektligj) dhe nuk i shpëton as bota e futbollit. Problemi është se taksën e lartë nuk do ta paguajnë individët, por shoqëritë sipërmarrëse, që në këtë rast është klubi i PSG-së

 

 

Tani çdo mënyrë është e mirë të evituar Financial Fair Play. Ndoshta nuk do të kenë kohë as që të korrin frytet e para të investimit të tyre, sepse super-PSG-ja që sheikët arabë kanë ndërtuar, mund të shkatërrohet për shkak të taksës “së pamëshirshme” që pritet të hyjë në fuqi pas pak ditësh në Francë. Premtimi i Presidentit Fransua Holond se kushdo që përfiton mbi 1 milion euro rrogë do të taksohet 75%, tashmë është bërë realitet (projektligj) dhe nuk i shpëton as bota e futbollit.

 

Problemi dhe zgjidhja

Problemi është se taksën e lartë nuk do ta paguajnë individët, por shoqëritë sipërmarrëse, që në këtë rast është klubi i PSG-së. Projektligji nuk është bërë ende ligj dhe po negociohet. Por presidenti Naser Al Khelaifi ka kërcënuar se mund të spostojë zyrat e klubit në Monako për t’i shpëtuar “ferrit” fiskal të qeverisë socialiste, edhe pse deri tani ai ishte shprehur se do të paguante çdo qindarkë. Por një lëvizje e tillë e sheikut do të ndalohej menjëherë nga Franca. Al Khelaifi ka kërcënuar se, në rast se nuk do të ketë një rishikim të projektligjit, atëherë ai edhe mund ta lërë përgjysmë ëndrrën parisiene, duke hedhur në erë ëndrrat e tifozëve kryeqytetas.

 

Shifrat

Por sa do t’i kushtojë PSG-së taksa e re? Vetëm për Zlatan Ibrahimoviçin klubi do të paguante 210 milionë euro në tri vite. Nga këto, 168 do të përfundonin në arkat e shtetit, ndërsa diferenca do të shkonte në xhepat e sulmuesit suedez. Por kësaj shifre të çmendur do t’i shtoheshin dhe faturat e yjeve të tjerë të klubit: Tiago Silva, i cili përfiton 9.5 milionë euro në sezon (flasim gjithnjë për pagë neto), do t’i kushtonte PSG-së 45 milionë euro në sezon, ndërsa Ezekiel Laveci (përfiton 9.4 milionë euro rrogë vjetore), do t’i kushtonte sheikëve 41.2 milionë euro në vit. Problemi i taksimit të pagave nuk prek vetëm sheikët dhe PSG-në, por do të ishte rrënim financiar edhe për 19 klubet e tjera të Ligës së Parë franceze me në krye Marsejën, Lionin, Lilën dhe Bordonë, të cilat kanë lojtarë që paguhen mbi 1 milion euro.

 

 

Në total, numri i lojtarëve që paguhen me më shumë se 1 mln euro është diku tek 100-150 futbollistë. Këto klube do të penalizoheshin rëndë nga një sistem i tillë fiskal (do paguanin 82 milionë euro më shumë çdo vit) dhe kjo nuk do shndërrohej në asgjë tjetër, veçse në parajsën fiskale të vendeve të tjera, si Gjermania apo Spanja dhe Anglia.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency