Shpendi bisedon me Eldorën për marrëdhënien e afërt që kanë krijuar me njëri-tjetrin, të cilën asnjë nga banorët nuk e di me saktësi se çfarë është. Eldora i thotë Shpendit se të gjitha bisedat që ka bërë me të nuk ka për t’i bërë me askënd tjetër dhe Shpendi e vlerëson këtë fakt. “Unë shumë shpejt mund të dal, por nuk dua që t’i të keqpërdorësh ato që të kam thënë”, – thotë Shpendi, ndërsa Eldora e siguron se ajo nuk mund të diskutojë me asnjë bisedat që ka bërë me të. Shpendi e pyet se sa e sinqertë ka qenë ajo me të dhe banorët e tjerë. “100 për qind e sinqertë. Unë nuk di të shtirem”, – pohon Eldora, e cila shpjegohet duke thënë se nuk di të thotë diçka që nuk e mendon vërtet ashtu siç e shpreh.