Nora, këngëtare e dashur për publikun

0
152

 

noraistrefi

Nora Istrefi, e cila ka filluar karrierën e saj muzikore në moshën 18-vjeçare, tani është ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Këngët e saj i ka përfshirë në dy albume, “Opium” dhe “Engjëll”, të cilat janë bërë të suksesshme duke u shitur në Kosovë, Shqipëri e diasporë. Nga të gjitha këngët solo dhe bashkëpunimet e bëra ndër vite, Nora ka disa që i pëlqen më shumë. “Është shumë e vështirë të zgjedh këngën më të veçantë. Çdo këngë dhe bashkëpunim e kam shumë për zemër, por do të veçoja këngën më të fundit “Big love”, e cila është shume “trendy”, këngën “Dy shokë”, dhe “Asnje zë”, e cila është në bashkëpunim me Mc Kreshën”. Duke folur për zhanrin e muzikës që e performon, këngëtarja ka thënë: ”Muzika ime është e kombinuar me pop, house ose me rrymat më “trendy” të muzikës. Të gjitha trendet e muzikës në botë, kam dëshirë t’i sjellë në shqip dhe një pjesë prej tyre, janë realizuar nga unë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency