Genta bën të ditur se tani ka nisur realizimin e disa projekteve të reja muzikore, të cilat do t’i zbulojë më vonë. Ndërkaq tani e tutje ajo do të bëjë udhëtime më të shpeshta drejt Tiranës për shkak se do të jetë pjesë e jurisë në spektaklin “Gjeniu i vogël”. “Në fakt kur e mora ftesën për të qenë në jurinë e ‘Gjeniut të vogël’ nuk mendova gjatë, menjëherë pranova të jem në këtë shou, sepse më pëlqejnë fëmijët dhe qëndrimi më pranë tyre do të më bëjë të ndjehem mirë”, – pohon ajo. Këngëtarja e mirënjohur, Genta do të jetë në spektaklin “Gjeniu i vogël” si pjesë e jurisë për tre muaj me radhë.






