178 familjet që marrin kredi me interes zero

0
138

Blerta Mrishaj

krediGjithashtu përfitojnë edhe ata që nuk kanë banesë në pronësi, pra janë të regjistruar si të pastrehë për t’u trajtuar në programin e banesave me kosto të ulët, mund të aplikojnë për të përfituar nga trajtimi me programin e banesave me kosto të ulët

 

Më shumë se 400

familje nga kryeqyteti kanë dorëzuar dokumentacionet për përfitimin nga programi për subvencionimin e kredive të lehtësuara. Në këtë mënyrë nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur nga 399 familjet aplikuese të cilat kanë dorëzuar dokumentacion në Sektorin e Menaxhimit të Strehimit, rezulton se 178 prej aplikuesve rezultojnë të kenë dorëzuar dokumentacion të rregullt dhe përmbushin kushtet dhe kriteret për t’u shqyrtuar si përfitues nga ky program. Ndërkohë që 221 aplikues rezultojnë në total të kenë mungesa në dokumentacionin e kërkuar, ose dhe nuk plotësojnë kriterin e të ardhurave. Kriterin e të ardhurave nuk e plotësojnë 58 aplikues, nga të cilët 30 prej aplikuesve nuk përmbushin kriterin e të ardhurave të përcaktuara nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, pra kanë të ardhura më të vogla se kufiri minimal i përcaktuar si dhe 28 prej aplikuesve kalojnë kufirin maksimal të të ardhurave. Për të përfituar nga ky program duhet që familjet e miratuara nga Bashkitë (Këshilli Bashkiak) sipas sistemit të pikëzimit të miratuar tashmë nga Këshilli Bashkiak, nuk duhet të disponojnë banesë në pronësi si dhe të kenë të ardhura mujore brenda kufijve të miratuar nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit në bashkëpunim me bankën. të gjithë qytetarët/familjet të cilët kanë nivelin e të ardhurave në kufijtë 31 618 lekë – 52 684 lekë (për familjet të përbëra nga 1- 2 persona, 42 593 lekë – 67 672 lekë (për familjet të përbëra nga 2-3 persona) 55 055 lekë – 86 153 lekë (për familjet të përbëra nga 3-4 nga persona), 69 748 lekë – 109 875 lekë (për familjet të përbëra nga 4-6 persona). Gjithashtu përfitojnë edhe ata që nuk kanë banesë në pronësi, pra janë të regjistruar si të pastrehë për t’u trajtuar në programin e banesave me kosto të ulët, mund të aplikojnë për të përfituar nga trajtimi me programin e banesave me kosto të ulët.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency