Hipertensioni te meshkujt e femrat, si trajtohet me ilaçe

0
161

aNiveli aktual i presionit arterial nuk mund të jetë i vetmi faktor në përcaktimin e trajtimit. Duhet të merret në konsideratë profili i rrezikut kardiovaskular, duke përfshirë duhanpirjen, diabetin, vlerat jonormale të lipideve, mosha, gjinia, jeta sedentare dhe obeziteti

Këshilla:
Mospirje apo lënie e duhanit (shih seksionin e duhanit)
Kontroll i peshës trupore (shih seksionin e mbipeshës)
Kryerje aktiviteti fizik të moderuar të paktën për 30 minuta(shih seksionin e sedentarizmit)
Konsum të ulur të kripës (nën 6 gramë kripë gjelle në ditë)
Shtim i kaliumit në dietë (banane, kumbulla etj.)
Konsum të moderuar të alkoolit (shih seksionin e alkoolit)
Dietë me shumë fruta, perime e drithëra, më pak yndyra, sidomos të saturuara dhe me pak sheqerna industriale (shih më poshtë seksionin e mbipeshës)
Menaxhimi i stresit (shih seksionin e faktorëve psikologjikë)

Klasifikimi i stadit të tensionit të gjakut()mm/Hg
Kategoria Sistolik Diastolik
Optimal <120 dhe <80
Normal 120-129 dhe /ose 80-84
Normal i lartë 130-139 dhe lose 85-89
Grada 1 e HTA 140-159 dhe/ose 90-99
Grada 2 e HTA 160-179 dhe/ose 100-109
Grada 3 e HTA >180 dhe/ose > 110

 

Rekomandohet vizita mjekësore për presionin arterial tek të rriturit mbi 18 vjeç e lart. Studimet rekomandojnë ofrimin ose dhënien e këtij shërbimi, mbasi ka siguri të lartë që përfitimi është i dukshëm. Për shkak të ndryshueshmërisë në matjet e presionit arterial rekomandohet që të konsiderohet si hipertension vetëm pas 2 ose më shumë matjeve në vlera të larta të presionit në jo me pak se dy vizita në një periudhë njëjavore ose më shumë. Niveli aktual i presionit arterial nuk mund të jetë i vetmi faktor në përcaktimin e trajtimit. Duhet të merret në konsideratë profili i rrezikut kardiovaskular duke përfshirë duhanpirjen, diabetin, vlerat jonormale të lipideve, mosha, gjinia, jeta sedentare dhe obeziteti.

 

Ilaçet

Diuretikët janë ndër medikamentet më të përdorura në mjekimin e hipertensionit. Mekanizmi i veprimit të tyre është ulja e riabsorbimit të Na në nivele të ndryshme të nefronit, duke rritur eliminimin e Cl dhe ujit, duke i bërë shumë të përdorshme në trajtimin sidomos të edemave dhe HTA-së. Beta-bllokuesit pakësojnë në mënyre relative ritmin kardiak, duke pakësuar nivelin e presionit arterial dhe duke ulur resistencën periferike. ACE inhibitorët apo frenuesit e enzimës së angiotensinë-konvertazës (pjesë e sistemit reninë-angiotensinë-aldosteron) janë një grup medikamentesh që përdoren kryesisht në trajtimin e hipertensionit dhe insuficiencës kardiake, në mjaft raste si trajtim i zgjedhur. Këto medikamente kanë efekt në uljen e rezistencës arteriolare dhe rritjen e kapitancës venoze duke përmirësuar indeksin kardiak, si dhe rritjen e natriurezës nëpërmjet uljes së rezistencës arteriale në rene, duke ulur volumin qarkullues dhe presionin arterial. Bllokuesit e kanaleve të Ca veprojnë në kanalet e kalciumit në zemër dhe enët e gjakut, duke i bllokuar ata dhe duke ulur nivelin e kalciumit në qelizë gjatë stimulimit dhe për rrjedhojë ka më pak kontraktim të enëve të gjakut dhe qelizave kardiake. Ky veprim çon në një ulje të rezistencës periferike dhe volumit kardiak dhe, rrjedhimisht, në ulje të presionit arterial. Antagonistët e receptorëve II të angiotensinës (modulon sistemin reninë- angiotensinë-aldosteron), që shpesh përdoren në raste kur pacienti nuk i toleron efektet anësore të ACE inhibitorëve. Këto medikamente veprojnë duke parandaluar veprimin e angiotensinës II dhe AT1 receptor duke shkaktuar vazodilatacion, ulje të sekretimit të vazopresinës dhe aldosteronit, dhe, për pasojë, ulje të presionit arterial. Përgjithësisht, diuretikët dhe betabllokuesit janë parë si trajtimet e fazës së parë të hipertensionit për arsye të kosto-efektivitetit më të lartë të tyre. Studimet e fundit dëshmojnë se pavarësisht nga kostoja, ACE-inhibitorët duhet të konsiderohen më shpesh si trajtim i shkallës së parë, së bashku me diuretikët dhe kalcibllokuesit, ndërkohë që betabllokuesit, duket se kanë një efektivitet më të ulët.

Fakte

Hipertensioni arterial konsiderohet si një nga faktorët me rrezik të lartë dhe të pavarur për SKV-në dhe është përgjegjës për 13% të vdekjeve globale. Lidhja midis presionit të lartë të gjakut dhe rrezikut kardiovaskular ka të bëjë jo vetëm me nivelin e rritur të presionit të gjakut, por edhe me praninë e faktorëve të tjerë bashkëshoqërues të rrezikut kardiovaskular të tij.

Të dhënat

Sipas Studimit Demografik dhe Shëndetësor në Shqipëri (DHS) 2008- 2009; prevalenca e hipertensionit rritet me rritjen e moshës. Prevalenca te meshkujt e moshave15-49 vjeç është 27,6%, por me rritjen e moshës rritet dhe prevalenca e hipertensionit; në moshën 45-49 vjeç prevalenca është 45%. Ndeshet më shumë te duhanpirësit: 34%, te meshkujt obezë me 45% Prevalenca te femrat e moshave 15-49 vjeç është 20%, por me rritjen e moshës rritet edhe prevalenca e hipertensionit: në moshën 45-49 vjeç prevalenca është 40%. Ndeshet në 47% të femrave beze dhe në 20% të femrave joduhanpirëse. Si te meshkujt, edhe te femrat hipertensioni takohet më shumë te personat me arsim fillor 8-vjeçar (M 32% dhe F24%) dhe me gjendje social- ekonomike më të ulët (M 32% dhe F 26%). Nga studimi u evidentuan fakte për ndërgjegjësimin lidhur mehipertensionin dhe rezultoi se 90% e meshkujve dhe 79% e femrave nuk kishin dijeni për praninë e shifrave të larta të tensionit arterial.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency