EKSKLUZIVE Si dhe sa përballon shteti shqiptar shpenzimet për familjet e personave që kanë humbur jetën

0
181

Ervin Kaduku

shpenzimeParashikohen edhe rastet e riatdhesimit nga jashtë shtetit

 

Qeveria shqiptare ka parashikuar një ndihmë financiare në të gjitha rastet kur një familje humb të afërmin e saj, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Për të gjithë ato familje që nuk e dinë një gjë të tillë, “Standard” sjell sot për lexuesit e saj rregullat nënligjore që saktësojnë të gjitha hapat që duhet të ndërmerren për të përfituar nga një ndihmë e tillë. Ndihma në të holla nuk mund të zëvendësojë personin e humbur për një familje, por është fakt që ajo jep një kontribut të rëndësishëm sidomos për ato familje që ndodhen në vështirësi financiare dhe kjo është shumë e ndjeshme në rastet e riatdhesimeve të të ndjerëve nga jashtë Shqipërisë, që kërkojnë shpenzime të konsiderueshme.

Këto masa janë propozuar nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit dhe janë miratuar nga Këshilli i Ministrave.

 

Ndihma

Për çdo rast vdekjeje jepet një ndihmë financiare nga buxheti i shtetit për përballimin nga familja të shpenzimeve të varrimit, në masën e përcaktuar më poshtë, sipas vendbanimeve përkatëse:
Për Bashkinë e Tiranës, në masën 10.000 lekë

Për bashkitë e tjera, në masën 8.500 lekë
Për komunat, në masën 5 000 lekë.
Kush kryen pagesën

Instituti i Sigurimeve Shoqërore nëpërmjet drejtorive rajonale dhe agjencive të sigurimeve shoqërore kryen pagesën e kësaj ndihme, në bazë të certifikatës së vdekjes së lëshuar nga zyrat e gjendjes civile të njësive përkatëse të qeverisjes vendore (komuna ose bashkia) dhe të kërkesës së paraqitur nga familjarët e personit të vdekur.
Në buxhetin e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në programin e sigurimeve shoqërore planifikohen, çdo vit, fonde për përballimin e shpenzimeve që lidhen me dhënien e ndihmës, në raste vdekjeje, si transfertë nga buxheti i shtetit.

Detyrimi për transport

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, me fonde te Buxhetit te Shtetit, organizon shërbimin e transportit të kufomave dhe të eshtrave vetëm për rastet e fatkeqësive të ndodhura jashtë territorit te vendit, për personat qe janë dërguar me shërbim ose mjekim shëndetësor nga shteti, për punonjësit e përfaqësive diplomatike, si dhe për rastet e veçanta, sipas kërkesës së bërë nga institucione, njësi të qeverisjes vendore apo shoqata të ndryshme.

 

Jashtë vendit

 

Për shtetasit shqiptarë që vdesin jashtë territorit të Republikës se Shqipërisë, kur shpenzimet e transportit përballohen nga familjarët e të ndjerit, buxheti i shtetit rimburson një pjesë të këtyre shpenzimeve. Rastet e veçanta dhe masa e kontributit të shtetit në përballimin e shpenzimeve të varrimit në këto raste përcaktohen me udhëzim te përbashkët të ministrit te Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Financave dhe janë si më poshtë.

Për shtetasit shqiptare, që vdesin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, kur shpenzimet e transportit përballohen nga familjarët e të ndjerit, buxheti i shtetit rimburson një pjesë të këtyre shpenzimeve, llogaritur me tarifën 70 lekë/km nga qendra administrative ku ka ndodhur vdekja deri në qendrën administrative ku do bëhet varrimi.

Për transportet të kryera nga vende nga jashtë Evropës, shlyerja do të bëhet në masën 1.500 dollarë. Kjo pagesë do të bëhet në lekë duke konvertuar valutën e huaj me kursin zyrtar ditën që plotësohet çeku për pagesë.

 

Dokumentat që kërkohen

 

Pagesa e familjarëve do të bëhet nga MPPT kundrejt këtyre dokumenteve:

  • Dokumenti i vdekjes nga shteti ku ka ndodhur vdekja
  • Faturë bilete apo dokument tjetër që vërteton se shpenzimet e transportit i kanë kryer familjarët apo të afërmit e të ndjerit
  • Vërtetimin e varrimit në Shqipëri
  • Certifikatë vdekjeje nga zyra përkatëse e gjendjes civile në Shqipëri
  • Letërnjoftimin e familjarit që do të tërheqë shpërblimin
  • Dokumentacioni i mësipërm duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar
  • Dokumentacioni në gjuhë të huaj duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar

Masa e pagesës të tërhiqet pranë MPPT-së brenda një viti nga dita e sjelljes së trupit në Shqipëri.

 

Të përndjekurit

 

Këshillat e rretheve organizojnë heqjen, transportimin dhe rivarrimin e eshtrave të të ekzekutuarve, me ose pa vendim gjyqi, të të burgosurve politike, që kanë vdekur në burg ose në vendet e dënimit, pa u dënuar, si dhe të të vrarëve në kufi, në orvatje për t’u arratisur. Shpenzimet përballohen nga buxheti i shtetit, nëpërmjet buxhetit të këshillave të rretheve përkatëse.

 

BSH, ulje e re e normës së interesit, lehtësohet kreditimi

Gjatë 3-mujorit të katërt të vitit eksportet kanë shënuar rritje me 14.3 për qind, ndërsa importet janë ulur me 5 për qind

 

Banka Qendrore njoftoi të mërkurën se ka ulur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje duke e çuar atë në minimumin e saj historik 3,75%. Guvernatori i Bankës Ardian Fullani në konferencën e përmuajshme me median, shpjegoi se vendimi i Këshillit Mbikëqyrës synon të nxisë më tej aktivitetin ekonomik në kushtet e krizës ekonomike në eurozonë.

Sipas Fullanit, vendi do të vazhdojë të ketë një ecuri pozitive gjatë vitit 2013, por ajo do të jetë e ngadaltë dhe nën portencilat e saj. Lehtësimi i mëtejshëm i kushteve monetare do të ndihmojë në respektimin e objektivit të inflacionit për periudhën afatmesme. Njëkohësisht do të nxisë më tej aktivitetin ekonomik në vend duke nxitur stimulin monetar në mbështetje të kërkesës së brendshme”, deklaroi Guvernatori Fullani.
BSH-ja ka ulur pesë herë brenda vitit 2012 normën e interesit duke e lënë atë deri në fund të javën e fundit të muajit janar 2013 në nivelin 4%. Duke bërë një rezyme të zhvillimeve ekonomike gjatë tre mujorit të katërt të 2012, Guvernatori tha se, kemi një përmirësim të konsumit, por investimet private vijojnë të mbeten të ulëta, si pasojë edhe e kushteve më të shtrënguara të financimit. Fullani deklaroi se rritja ekonomike ka qenë 2.7% në tremujorin e trete. Sipas tij, rritja është mbështetur nga sektori i shërbimeve, industrisë dhe bujqësisë, ndërkohë që puna në sektorin e ndërtimit vijon të tkurret.
Ekonomia shqiptare vijoi ai, po vuan gjithnjë e më shumë pasojat e ndikimit të krizës veçanërisht në eurozonë por edhe të problemeve të brendshme. Guvernatori Fullani foli për një “vazhdimësi të plogët të kërkesës së brendshme” ndikuar nga politikat e konsolidimit fiskal të ndërmarra nga qeveria për të mbajtur nën kontroll deficitin buxhetor dhe borxhin publik. “Dinamika e konsumit mbetet e ngadaltë duke reflektuar sjelljen e kujdesshme konsumatore dhe rritjen e prirjes për kursim. Investimet private kanë qenë të ulëta. Në prani të hapësirave të lira, bizneset kanë parë pak hapësira për rritjen e investimeve në makineri e pajisje, ndërkohë që kërkesa për ndërtesa rezidenciale mbetet e dobët.
Kërkesa e huaj vlerësohet të ketë pasur një ecuri të dobët në këtë tremujor, si pasojë e problemeve në eurozonë dhe në partnerët tanë kryesorë në tregtinë e jashtme”, shpjegoi Fullani duke nënvizuar se gjatë 3-mujorit të katërt të vitit eksportet kanë shënuar rritje me 14.3 për qind ndërsa importet janë ulur me 5 për qind, rritje këto më të ulëta se vitin e kaluar duke bërë që deficit tregtar të kapë shifrën prej 15.5 për qind.
“Kërkesa e brendshme mbetet e plogësht si pasojë e ecurisë të ngadaltë të konsumit dhe për shkak të investimeve të ulëta në sektorin privat. 3 mujori i katërt i vitit është karakterizuar nga një ankorim më i mirë i normave të interesit në tregun bankar ndërsa Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë monetare lehtësuese gjatë 3 viteve të fundit”, – tha Fullani.
Guvernatori ka shtuar më tej se qëndrueshmëria e borxhit publik do të ndihmojë në rritjen e hapësirave për kreditimin në sektorin privat.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency