Nora Istrefi ka treguar se di të zotërojë edhe autobusin duke publikuar një fotografi ku shihet teksa drejton këtë automjet. Duke dashur të tregojë se është një shofere e zonja, Nora na ka dhënë edhe idenë se si do të dukej një femër seksi në timonin e një autobusi. Nora, me sa duket, dëshiron që çdo eksperience të saj ta ndaj dhe me fansat. Ndaj këta të fundit i kane dhënë komplimentet e tyre këngëtares për “guximin” e marrë, jo edhe aq të zakonshëm për femrat.





