Ne jemi ndryshimi Berisha: Votoni për të ardhmen evropiane, Rama s’i fsheh dot në kasafortë lejet e paligjshme

0
151

Ina Jano

berishaAi do që Shqipëria të jetë në këmbët e karriges së tij, do që shqiptarët të punojnë për pushtetin e tij, pushtet të cilin nuk do ta gëzojë kurrë, sa të jeni ju dhe shqiptarët e lirë

 

Të premten Kryeministri Berisha ishte në 22-vjetorin e degës së Partisë Demokratike të Elbasanit. Mes atmosferës së ndezur dhe entuziazmit në pallatin e sportit, duke uruar për një mandat të tretë për këtë forcë politike, kreu i PS-së, Sali Berisha, tha se vota në qershor do të jetë një votë për integrimin dhe për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.Ne jemi ndryshimi – Përpara!, – tha Kryeministri, – dhe do të shembim me 23 qershor murin e bllokimit, që ka ngritur kryetari i PS-së, Edi Rama, duke mbrojtur pallatet dhe pasuritë e bashkëshortes dhe familjarëve të tij. Ne jemi ndryshimi, sepse çdo ditë, çdo vit ne përballemi me lumin e shqetësimeve tuaja të halleve dhe derteve tuaja, të familjeve dhe fëmijë tuaj, kurse tjetri e ka mendjen tek pallatet e familjes, e ka mendjen tek fshehja e pasurive, tek rezidencat në malin e Dajtit dhe pronat e familjes së tij. Ne i themi atij se, edhe mund të ndërtosh duke shfrytëzuar pushtetin pallatet e paligjshme për familjen tënde, por në kasafortën e Partisë Socialist, nuk do të mund ta fusësh kurrë pallatin dhe lejet e dhëna, në konflikt interesi”, – u shpreh Kryeministri. Ai tha se sa të jenë qytetarët që votojnë për Partinë Demokratike, Rama nuk ka për të ardhur në pushtet pasi ai mendon vetëm për karrigen e tij. Kryeministri Berisha theksoi se shumë është bërë, por dhe shumë ka ende për tu bërë, ndaj ai kërkoi votën e shqiptarëve edhe për një mandat të tretë. “Ne sot njerëzisht trokasim në zemrën e çdo qytetari, trokasim me ndershmëri, sinqeritet dhe përulësi, kërkojmë votën, për një katër vjeçar tjetër, për të bërë Shqipërinë vend të zhvilluar, për të integruar Shqipërinë në Evropë”, – u shpreh Kryeministri.

Mes entuziazmit të qytetarëve të Elbasanit, të cilët kishin mbushur rrugët e këtij qyteti, kryetari i ekzekutivit u shpreh se Partia Demokratike dhe kjo mazhorancë kremton 22-vjetorin e themelimit të saj, në Elbasan dhe në gjithë vendin, si forca politike, e cila shoqëroi zhvillimet më epokale duke e renditur Shqipërinë në një ndër vend e zhvilluara. Gjatë fjalës së tij, lideri i mazhorancës bëri një përmbledhje të të gjitha përpjekjeve dhe hapave historikë të realizuar nga vendi ynë, nën drejtimin dhe vizionin e kësaj force politike dhe mazhorance në qeverisje, duke përmendur fillimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, më pas, anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut, realizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, përpjekjen e qeverisë për realizimin e reformave për marrjen e statusit të vendit kandidat, rritjen e rrogave dhe pensioneve, hapjen e vendeve të punës, mbështetjen e bizneseve si dhe shndërrimin e infrastrukturës, duke e bërë Shqipërinë një vend të denjë Evropian. “Ne së bashku 22 vjet më parë, jo vetëm hodhën në një anë diktaturën, por u ngritën në rrugët dhe sheshet e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë dhe deklaruam, se ne jemi forca e interesit tonë kombëtar se çështja shqiptare është ylli ynë polar. Ne jemi ndryshimi, sepse sot pas 22 viteve shqiptarët janë të lirë, shqiptarët janë më të vendosur se kurrë të bashkohen rreth idealit të Bashkimit Kombëtar. Përpara, Përpara, Përpara drejt Bashkimit të Kombit shqiptar”, – u shpreh i emocionuar përpara qytetarëve, Kryeministri. Ai përmendi edhe mosrënien e vendin në krizën ekonomike, por gjithashtu rikujtoi edhe uljen e numrit të të papunëve. Krenar, Berisha pohoi se ata që shembën Murin e Berlinit do ta shembin dhe atë të bllokimit në 23 qershor, për t’i hapur rrugë integrimit të Shqipërisë në familjen e madhe evropiane. “Ne kërkojmë votën tuaj të ecim përpara në rrugën tonë drejt Evropës. Evropa është destinacioni ynë, Evropa është vokacioni ynë, Evropa është projekti ynë, është zotimi ynë, të cilin do të bëjmë realitet katër vitet që vijnë”, – përfundoi fjalën e tij lideri i qeverisë.

 

 

Tirana, në 21 agjencitë më inteligjente të botës

Forumi i mirënjohur Intelligent Community Forum (ICF) rendit Tiranën në 21 komunitetet inteligjente të botës, ndër të cilat janë Filadelfia, Toronto dhe vetëm 5 ishin nga Evropa.
Në motivacionin e ICF thuhet: “Në Tiranë shtrirja e internetit me brez të gjerë po rritet shpejt si rezultat i rritjes së disponueshmërisë së tij dhe çmimeve shumë të ulëta. Qëllimi i vendit është të bëhet “qendër teknologjike”. Në rrjetin Facebook, Kryeministri e ka cilësuar këtë një lajm shumë të mirë për shqiptarët ndërsa shpreh besimin se Shqipëria do të kthehet shumë shpejt në superfuqinë e ICT në rajon. “Duke falënderuar me mirënjohje të thellë të gjithë ata që bënë të mundur këtë arritje madhore në projektin tonë “Shqipëria dixhitale” unë shpreh besimin tim më të madh se së shpejti, me mendjet dhe imagjinatën tuaj të pakufishme miqtë e mi të rinj, do të bëjmë Shqipërinë superfuqinë e ICT në rajon, ku do krijohen mijëra e mijëra vende pune të reja bazuar në trurin dhe energjitë tuaja. Ne jemi ndryshimi. Përpara drejt Shqipërisë dixhitale, Shqipërisë së dijes!”, – shkruan Berisha në Facebook.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency