Nga shtëpiake e dëshpëruar në këshilltare e Presidentit të SHBA-së. Duket se kjo do të jetë e ardhmja e Eva Longoriaa, aktores nga Teksasi, e lindur nga prindër meksikanë. 37-vjeçarja, tashmë larg të qenët e dëshpëruar, duket se është bërë zëdhënësja e re e komunitetit latin të Amerikës. I takoi asaj të bashkëdrejtonte komitetin e organizimit të ceremonisë spektakolare të inaugurimit në të cilën Obama u betua për mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë. Një detyrë e rëndësishme që në sytë e amerikanëve e ka bërë ikonën e re të fuqisë latine në korridoret e kryeqytetit. Eva, në profilin e saj në Twitter, e ndjekur nga 5 milionë persona, personifikohet si aktore, aktiviste dhe e ndërgjegjshme për limitet e saj. Ajo i është rikthyer universitetit, ku do të studiojë për shkenca politike, për të rikuperuar boshllëkun e krijuar gjatë karrierës së saj si modele dhe aktore. Kjo është një mënyrë për ti treguar të gjithëve se përveçse është e bukur, është dhe një grua që është përgatitur për të qeverisur.





