Djali i ambasadorit në kërkim qëlloi me pistoletë 23-vjeçarin

0
266

Elton Qyno

martiniAglind Bejko, djali i Behar Bejkos në kërkim policor prej 24 orë. Ishte dënuar me 6 muaj burg

 

Shpallet në kërkim djali i ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi policia e Tiranës dyshohen se ai është përfshirë në një plagosje me armë zjari ndodhur në zonën “Vasil Shanto”. 24-vjeçari Aglind Bejko, që prej orëve të mesnatës së të mërkurës rezulton të jetë në kërkim nga komisariati nr.2, pasi mendohet se ka plagosur në këmbë me dy plumba shtetasin 23-vjeçar Martin Nanaj nga qyteti i Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mesntaës, ku i dëmtuari dhe autori i plagosjes janë zënë me grushta fillimisht dhe më pas, Bejko e ka qëlluar me pistoletë “Minibloë” në këmëbë Nanaj. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë është bërë, një sher banal mes dy protagonistëve, pasi sipas policisë ata janë parë shtrembër njëri me tjetrin. Ka qënë djali i ambasadorit Behar Bejko, ai që ka filluar ti kërkojë llogari Martin Nanaj, duke i pohuar se përse e shihte shtrembër. Mirëpo me të njëjtën mëynyrë ia ka kthyer dhe i dëmtuari Martin Nanaj, duke bërë që mes tyre të lindë një konflikt, që më pas solli dhe përdorimin e armës nga ana e djalit të ambasadorit Aglind Bejko. Ky i fundit e ka qëlluar dy herë me armë zjari 23-vjeçarin Nanaj nga Fieri, duke e lënë atë të plagosur në këmbë dhe më pas është larguar, duke mos u arretuar ende nga policia, megjithëse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ndodhja e krimit.

Kontrollet në banesa

Pas plagosjes në orët e vona të natës në zonën e “Vasil Shantos”, policia ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, por nuk ka mundur të bëjë në kohë arrestimin e autorit. Që prej mbrëmjes së djeshme është mësuar se autori ishte djali i ambasadorit tonë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Behar Bejko, por policia e Tiranës nuk e ka bërë të ditur këtë fakt. Gjatë orëve të natës por edhe në ditën e djeshme janë kryer disa kontrolle në banesa të miqve dhe shokëve të autorit të krimit, por që në fakt tek asnjëra prej tyre nuk është konstatuar prania e Aglind Bejkos. Nisur nga kjo situatë, policia ka marrë kontakte me familjen e autorit të krimit, por edhe pas kontaktimit në telefon 23-vjeçarit, ka rezultuar se ai ka qënë i mbyllur. Lidhur me këtë ngjarje policia e Tiranë ka marrë në pyetje disa persona që kanë qënë të pranishëm në vendin e krimit si dhe të dëmtuarin Martin Nanaj, i cili pas arrjes së ndihmës mjekësore në spitalin ushtarak, ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën. Nanaj ka treguar se ishte Aglind Bejko, që kishte qëlluar me pistoletë dhe se arsyet e krimit kanë qënë banale. Si autori dhe i dëmtuari sipas policisë së Tiranës janë me origjinë nga Fieri dhe se kanë njohje njëri me tjetrin.

Bejko,dënim 6 muaj burg

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se djali i ambasadorit Behar Bejko, Aglind Bejko, është dënuar në vitin 2009 me 6 muaj heqje lirie pasi akuzohej për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”. Bejko ka qënë prezent në një përplasje me armë të shokëve të tij, por për shkak se nuk ka treguar rreth asaj që kishte parë, gjykata e ka dënuar me 6 muaj burg. Nuk dihet nëse një dënim i tillë është shlyer ose jo nga ana e Bejkos, por mësohet se i riu bënte në Tiranë një jetë luksi, duke u dëfryer me makina luksoze dhe lokalet e natës sa në Tiranë ashtu edhe në Dubai.

 

 

Në Elbasan

Aksidenti, dy të vdekur një i plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy shtetasve dhe plagosjen rëndë të një tjetri ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd në kryqëzimin e fshatit Babje pranë qytetit. Automjeti i Shërbimit Roje të Transportit “Myrto” me targë AA 582 FC është përplasur me një maune me targë maqedonase Bitola 595 DM të drejtuar nga shtetasi maqedonas Peco Stojanofski 43-vjeç. Si pasojë ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i automjetit të sigurisë Ilir Veliaj 36-vjeç dhe u plagosen rëndë dy të tjerë të cilët u dërguan për në spital. Disa minuta më vonë ka gjetur vdekjen në spital Trëndafil Bregasi 41-vjeç nga Skrapari dhe ndodhet në gjendje mjaft të rëndë Xhevahir Kurti 56-vjeç nga Tirana i cili u transportua me helikopter për një shërbim më të specializuar për në Tiranë.Paraprakisht thuhet se shkak i aksidentit ka qenë moti i lagësht dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.Për këtë ngjarje policia ka ndaluar shoferin maqedonas.

 

Drogë në Shkodër

Bllokohet sasia prej 1.3 ton drogë nga policia

Mbi 1 ton e 300 kg kanabis sativa janë sekuestruar në tentativë për tu trafikuar drejt italisë, në fshatin Pulaj të Velipojës në Shkodër. Me drogën u sekuestrua dhe një gomone 15 m e gjatë me 2 motorr 600 kuaj fuqi në derdhjen e Bunës, pranë rezervatit të gjuetisë në fshatin Pulaj. Rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm radarët e policisë kufitare kanë identifikuar mjetin lundrues dhe jane vënë në ndjekje. Dy personat që po drejtonin gomonen kanë arritur të largohen në bimësinë e dendur të rezervatit. Policia ka nisur veprimet hetimore, duke marrë në pyetje dhe punonjësit e shërbimit pyjor për lëvizjet brenda rezervatit të mjeteve të dyshuara. Kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar në qarkun e Shkodrës ku vlera e saj shkon në rreth 6 milionë euro.

 

Ngjarja në Tiranë

Hidhet nga kati 11-të, vdes 63-vjeçaria

Një 63-vjeçare i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e të enjtes duke u vetë hedhur nga kati i 11-të i pallatit. Ajo është identifikuar si Pranvera Muhameti, dhe ngjarja ka ndodhur pranë zonës së 9-katesheve, në kryeqytet. Ajo ka ndërruar jetë pa mbërritur në spital. Nga të dhënat paraprake mësohet se ajo vuante nga depresioni. Sipas policisë së Tiranës, Pranvera Muhameti nga përplasja me tokën ka pësuar dëmtime të shumta në trup, duke I shkaktuar hemoragji të brendshme, e cila më pas ka sjellë dhe vdekjen e 63-vjçares në spitalin Ushtarak. Nga marrja në pyetje e familjarëve të viktimës por edhe të komshinjve të saj, u arrit në konkluzjonin se Pranvera Muhameti vuante prej disa kohësh nga depresioni. Kjo sëmundje është bërë dhe shak për ndërmarjen e aktit të vetëflijimit duke u hedhur nga ballkoni i katit të 11 të pallatit.

 

Studenti i nguli thonjtë në grykë,

autori u tradhtua nga gërvishtjet

Vrasja e Andi Priftit, lihet në burg shoku i tij Gentjan Shahinaj

Kokë ulur dhe i heshtur është paraqitur në gjykatën e Fierit Gentjan Shahinaj i akuzuar për vrasjen e shokut të tij, studentit të juridikut Andi Prifti. Gjatë seancës për caktimin e masës së caktimit të sigurimit 25-vjecacri nuk ka folur as kur iu komunikua akuza nga ana e gjykatës. Sipas materialit që lexoi prokurori në gjykatën e Fierit, në thonjtë e viktimës janë gjetur gjurmë gjaku, kurse në qafën e Gentjan Shahinajt ka gërvishtje. Ky detaj dhe deklarimi i babait të Andi Priftit se dikush i tha që djalin ta vrau shoku i tij, kanë mjaftuar që prokurori Lirim Sina dhe gjykatësi Gentjan Hamitaj të vendosin masën e sigurisë të “arrestit të burg” për 25 vjeçarin Gentjan Shahinaj. Mbrojtja e përfaqësuar nga Vladimir Cjapi ka kërkuar të vlerësohet i paligjshëm arrestimi dhe të mos jepet asnjë masë sigurie për këtë rast. Kurse Prokurori Çlirim Sina ka kërkuar bërjen e analizës së ADN-së për të vërtetuar se viktima është përleshur me vrasësin ose jo. Sipas prokurorit, i arrestuari ka njohje me viktimën dhe se Shahinaj ka pasur dijeni për fitimin e shumës financiare prej 600 mijë lekë të vjetra nga ana e viktimës. Pikërisht kjo shumë është bërë shkak i grabitjes dhe më pas vrasjes së 21-vjeçarit, i cili për herë të fundit sipas dëshmive është parë së bashku me Shahinaj mbi motorin e këtij të fundit duke ecur në rrugë.s

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency