Vendimi i ri, si do të kryhen pagesat e kompensimit të pronarëve për legalizimet

0
166

Ervin Kaduku

pronatPër marrjen e kësteve në vijimësi, subjekti përfitues nuk duhet të paraqesë kërkesë të re për përfitim. AKKP, në varësi të kritereve të shpërndarjes së fondit të kompensimit dhe gjendjes së tij, bën derdhjen e shumës përkatëse në depozitën bankare

 

Me një VKM që ka hyrë dje në fuqi, Këshilli i Ministrave ka ndryshuar rregullat dhe mënyrat se si do të kryhet këtej e tutje pagesa e kompensimit të pronarëve të trojeve të zëna me ndërtime pa leje. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, duke fituar kështu fuqi ligjore.

Në VKM thuhet se, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi që në vendimin nr. 383, datë 19.5.2010 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

AKKP, brenda 5 ditëve nga miratimi i kërkesës dhe listës së subjekteve që kompensohen, kryen veprimet me degën e thesarit dhe bankën e nivelit të dytë për derdhjen e shumës në depozitën bankare, të hapur për këtë qëllim nga subjekti përfitues, në përputhje me procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për kryerjen e pagesave nga Buxheti i Shtetit. Për marrjen e kësteve në vijimësi, subjekti përfitues nuk duhet të paraqesë kërkesë të re për përfitim. AKKP, në varësi të kritereve të shpërndarjes së fondit të kompensimit dhe gjendjes së tij, bën derdhjen e shumës përkatëse në depozitën bankare, të hapur për këtë qëllim nga subjekti përfitues, duke e njoftuar atë për veprimin bankar të kryer.

 

Ndryshimet

 

Një ndryshim tjetër është sa më poshtë.

AKKP realizon ndarjen e fondit të kompensimit të pronave në vlerë proporcionale me masën përkatëse të parashikuar në listat bashkëlidhur vendimeve të Këshillit të Ministrave, që përcaktojnë shpërblimin e pronarëve për pasuri, të cilat preken nga ndërtimet informale, deri në të njëjtën masë të përfituar në këstin e parë nga subjektet e kompensuara më parë. Pjesa e fondit, e mbetur pa u shpërndarë, si pasojë e mosaplikimit të subjekteve përkatëse, shpërndahet nga AKKP-ja në vlerë proporcionale, për këstet e mbetura të subjekteve që kanë përfituar të drejtën e shpërblimit më parë në kohë. Fillimisht, nëse pjesa e mbetur e fondit është e mjaftueshme, AKKP procedon me shpërndarjen deri në masën e plotë të shpërblimit për subjektet, të cilëve u ka lindur e drejta e kompensimit njëkohësisht dhe më parë në kohë, krahasuar me subjektet e tjera, referuar datës së vendimit të Këshillit të Ministrave, që përcakton shpërblimin e pronarëve për pasuri të cilat preken nga ndërtimet informale.

Në këtë mënyrë vijohet deri në shpërndarjen e vlerës së plotë të shpërblimit për të gjitha subjektet që e kanë përfituar këtë të drejtë me vendime të Këshillit të Ministrave, që përcaktojnë shpërblimin e pronarëve për pasuri të cilat preken nga ndërtimet informale.

 

 

 

BERZH: Gabuam në llogaritje, ekonomia e Shqipërisë rritet tri herë më shpejt

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar në rritje parashikimin për ecurinë ekonomike të Shqipërisë në vitin 2012, duke e kaluar në 1.8% në raportin e fundit, nga vetëm 0.6% që ishte pritshmëria në raportin e tetorit. Rigjallërimi i ekonomisë shqiptare në gjysmën e dytë të vitit është arsyeja kryesore e këtij rishikimi në rritje. Edhe për vitin 2013, rritja ekonomike e pritshme në 2% është më e lartë se 1.3% në raportin e tetorit.

Sipas raportit, “ekonomia e Shqipërisë u ngadalësua në mënyrë të ndjeshme në gjysmën e parë të 2012-ës, por rritja e rikthye disi në tremujorin e tretë, kryesisht si rrjedhojë e rimëkëmbjes së prodhimit dhe industrisë nxjerrëse. Gjithsesi, lidhjet e forta tregtare, investuese dhe përmes remitancave të Shqipërisë me Greqinë dhe Italinë, të dy vende që po vazhdojnë për përballen me rënie ekonomike, ka të ngjarë që të vazhdojnë të kufizojnë rritjen në vitin në vijim, dhe niveli i lartë i borxhit publik, afër 60% të PBB-së do të kufizojë hapësirën për manovra fiskale.

Kohët e fundit mes ndërkombëtarëve ka pasur debate lidhur me nivelin e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë, që, me sa duket, po rishikohen pasi rezultatet kanë një përmirësim të dukshëm gjatë gjysmës së parë të vitit të kaluar. Në pritje të shifrave të statistikave zyrtare, mund të thuhet se korrigjimi që ka bërë BERZH, në fakt, ndryshon me tri herë vlerësimin e mëparshëm të kësaj Banke. Me këtë ritëm mund të mendohet se do të korrigjohen edhe vlerësimet pesimiste të ekspertëve të institucioneve të tjera ndërkombëtare. Gjithsesi, të gjithë kanë qenë dakord për një gjë të pamohueshme: Shqipëria ka qenë ndër të paktat vende që mbetet në terren pozitiv, ndërkohë që mund të ndryshojë vetëm vlerësimi se sa është kjo rritje.

 

 

Nis afishimi fillestar i pasurive të paluajtshme në Kukës

Qeveria Shqiptare ka iniciuar Projektin e Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës (LAMP-A2.2/TS/FR/ICB-01). Si pjesë e këtij projekti, në Shqipëri po ndërtohet Sistemi i Ri i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bazuar në ligjin nr. 33/2012, i datës 21.3.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”. Baza e këtij sistemi krijohet nëpërmjet procedurës së Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme nën drejtimin e kryeregjistruesit të Shqipërisë.

Në vijim të ndërtimit të Sistemit të Ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale nr. 1819, Gostile, Kukës. Ky afishim bëhet respektivisht në territorin e Zonës Kadastrale nr. 1819, saktësisht në adresën, njësia bashkiake nr. 2 Qendër, Gostile, Kukës.

Periudha e afishimit publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike.

Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale nr. 1819, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency