Ndryshimi, invalidët, si përfitohet pensioni, dokumentacioni që duhet

0
323

invalidetShërbimi Social Shtetëror bën me dije se kanë ndryshuar disa prej dokumenteve bazë që duhen për të përfituar pensionin. SHSSH përmend se brenda këtij viti do të ketë rikonfigurim të listave dhe për ata persona, të cilët kanë mangësi, do të kërkohet plotësimi i dokumentacionit.

 

Personat të cilët janë me aftësi të kufizuara, duhet të fillojnë menjëherë aplikimin për të përfituar pensionin e tyre. Shërbimi Social Shtetëror bën me dije se kanë ndryshuar disa prej dokumenteve bazë që duhen për të përfituar pensionin. SHSSH përmend se brenda këtij viti do të ketë rikonfigurim të listave dhe për ata persona, të cilët kanë mangësi, do të kërkohet plotësimi i dokumentacionit.

 

Kush përfiton

Personat me aftësi të kufizuara, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Paraplegjikët dhe tetraplegjikët, të cilët deklarohen, me vendim të Komisionit Mjekësorë të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), se janë bërë të tillë pavarësisht nga shkaku dhe mosha. Personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune, me vendim të Komisionit Mjekësorë të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Pagesa për personat me aftësi të kufizuar jepet në formën e një kësti mujor, në lekë. Masa e pagesës për këta individë dhe për kujdestarët e tyre përcaktohet më vendim të Këshillit të Ministrave. Aplikuesi, të cilit i refuzohet kërkesa për përfitim të pagesës për aftësinë e kufizuar, kanë të drejtë për apelim në gjykatë.

 

Sa përfitohet

 

Masa e përfitimit për secilin grup të personave me aftësi të kufizuar  përcaktohet me VKM.

Të verbrit përfitojnë 9800 lekë në muaj, të verbrit që vazhdojnë shkollën e mesme 19600 lekë, ata që vazhdojnë shkollën e lartë ose studimet pas universitare 29400 lekë, të verbrit që kanë humbur vendin e punës pas 1 janarit 1991 përfitojnë 14700 lekë në muaj. Kujdestari i të verbrit përfiton 9800 lekë në muaj.

Para dhe tetraplegjikët përfitojnë 8700 lekë në muaj, kur vazhdon shkollën e mesme 200% të kësaj shume, ata që vazhdojnë shkollën e lartë ose studimet pas universitare 300%.Përfitojnë paketën higjieno-sanitare 16000 lekë në muaj. Kujdestari i paraplegjikut përfiton 9200 lekë në muaj dhe për kohën që shërben si kujdestar është i siguruar.

Personat me aftësi të kufizuar përfitojnë 8700 lekë në muaj, kur vazhdon shkollën e mesme 200% të kësaj shume, ata që vazhdojnë shkollën e lartë ose studimet pas universitare 300% të kësaj shume. Kujdestari i tyre përfiton 8700 lekë në muaj.

Invalidët e punës përfitojnë një shtesë mujore mbi pensionin e invaliditetit sipas grupeve:
a- 3300 lekë në muaj, nëse janë invalid të plotë, nga sëmundje të përgjithshme.
b- 2200 lekë në muaj, nëse janë invalid të pjesshëm, nga sëmundje të përgjithshme.
c- 4000 lekë në muaj nëse janë invalid të plotë, nga aksidentet në punë dhe sëmundje profesionale.
d- 2700 lekë në muaj nëse janë invalidë të pjesshëm, nga aksidentet në punë dhe sëmundje profesionale.
e- Familjet qe kane dy te paafte brenda saj, kujdestari i tyre paguhet me 150% te shumës.

 

Dokumentacioni

Për të përfituar pension të plotë të invaliditetit përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në ALSSH të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të invaliditetit. Përfituesi për pension të plotë të invaliditetit ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet si më poshtë:

 

a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:

Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose certifikatë lindjeje me fotografi;

Certifikatë e gjendjes familjare;

Certifikatë martese (vetëm për aplikueset femra);

Dy fotografi.

 

b) Dokumentet që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:

Libreza e punës;

Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj;

Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM-së;

Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (nëse shikohet e arsyeshme);

Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992;

Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);

Vërtetim – tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët;

Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna);

Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qenien në punë;

Vërtetim nga punëdhënësi për profesionin dhe natyrën e punës;

Këto dokumente, për efekt përfitimi pensioni invaliditeti, do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë.

 

c) Dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara:

Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);

Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës;

Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.

 

d) Dokumentet që vërtetojnë gjendjen shëndetësore:

Fletë-drejtimi për në KMCAP, lëshuar nga institucione shëndetësore me shtretër, (Spital), shoqëruar me fletë-dalje nga spitali, ekzaminime e dokumente të tjera plotësuese, të kërkuara kur del për herë të parë në KMCAP;

Fletë-drejtimi nga KML (Komanda e Mbështetjes Logjistike) për ato gjendje shëndetësore, që nuk janë objekt trajtimi në spital, sipas përcaktimit në Rregullore;

Epikrizë përcjellëse, lëshuar nga mjekë specialistë, apo konsulta e shoqëruar me ekzaminimet e nevojshme. Kur del për rikontroll duhet shoqëruar me ekzaminimet përkatëse zyrtare;

Kartela personale dhe libri i shëndetit për të vërtetuar ecurinë e sëmundjes, ndjekjen dhe trajtimin mjekësor me ilaçe;

Fletë-drejtimi për KMCAP, që vërteton rëndimin e gjendjes shëndetësore, e vlefshme për KMCAP, para afatit të rikontrollit;

Raport mjekësor lëshuar nga Komisioni Mjekësor, që përcakton gjendjen shëndetësore dhe aftësinë për punë (para fillimit të punësimit ose të përfshirjes në çdo skemë sigurimi);

Raport mjekësor i lirimit nga ushtria, lëshuar nga KMU pranë SQU( Spitalit Ushtarak), për ushtarët që bëhen invalidë gjatë shërbimit ushtarak;

Vërtetim për pagesën e paaftësisë për punë, shkaktuar nga një sëmundje e përgjithshme (për punëmarrësin).

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency