Dyshimet, konflikti për ndarjen e pasurisë së Deliut shkak i plagosjes së Admirim Sakos
Atentat mafioz ish-shoferit personal të Elton Deliut, vrarë me 11 plumba katër vite më parë në apartamentin e tij në Tiranë. 40-vjeçari Admirim Sako, në momentin e goditjes me armë zjari ka qënë duke ecur me makinë me targë AA 975 BR, kur një automjet tjetër i është afruar paralelisht dhe prej andej ka qënë një person i vetëm që ka qëlluar me armë zjari pistoletë, duke e plagosur rëndë Admirim Sako. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme në bulevardin pëballë gjykatës së Tiranës, ku 40-vjeçari është qëlluar me disa plumba, dy në trup dhe një në kokë, duke mbetur i plagosur rëndë dhe që prej mbrëmjes së djeshme ndodhet i shtruar në spitalin Ushtarak. Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi duke mos u arritur të kapen në kohë nga ana e strukturave të policisë së kryeqytetit. Emri i Admirim Sakos, doli një muaj më parë fill mpasi njësia hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës bëri të mundur sekuestrimin me pronave të Elton Deliut, ku disa prej tyre ishin kaluar në emër të ish-shoferit personal Admirim Sako dhe të bashkëjetueses së Deliut. Nisur nga kjo situatë, prokuroria ka vendosur ti bllokojë Sakos, automjete, lokale, llogari bankare si dhe disa apartamente në Tiranë. Pikërisht një nga lokalet e bllokuar ka qënë në zonën e ekzpozitës, shumë pranë vendit ku mbrëmjjen e djeshme është qëlluar me dy plumba pistolete 40-vjeçari Admirim Sako. Lidhur me këtë ngjarje policia ka shkuar me shpejtësi në zonën ku ndodhi goditja me armë, duke bërë sekuestrimin e provave materiale si dhe administrimin e dëshmive të para. Për shkak të kohës me shi dhe orës së vonë në ngjarje nuk ka pasur shumë kalimtarë që të kenë parë goditjen me armë, por ata që kanë qënë pranë lokaleve të zonës janë marrë në pyetje, duke dhënë sqarime rreth asaj që kishin arritur të shihnin. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë dyshimet paraprake flasin për një tentativë vrasje, ku shkak është pasuria e Elton Deliut. Kohët e fundit, anëtarë të familjes Deliu por edhe rrethi familjar I tij është përfshirë në një konflikt për ndarjen e pasurisë që shkon në rreth 3 milion euro. Një pjesë shumë të mirë të saj ka marrë dhe Admirim Sako, i cili është qëlluar dje me dy plumba. Për shkak të pasurisë, disa nga anëtarët e familjes I janë future rrugës së gjykatave, duke kërkuar ndarjen e shumave të lekëve dhe apartamenteve që Deliu gëzonte.