Pranverë – verë 2013, në modë flokët me gjatësi mesatare

0
121

floketPrirja e re, e cila pritet të jetë edhe moda e re, flet për vajzat me gjatësi të flokëve deri në mes të shpatullave

 

Për vite me radhë u bë e zakonshme që të shikoje në pasarela modele me flokë të gjatë. Në 6 muajt e fundit kanë ndodhur ndryshime, mesa duket modelet kanë zgjedhur që të vijnë ndryshe të paktën sa i takon gjatësisë së flokëve. Tendenca e re, e cila pritet të jetë edhe moda e re flet për vajzat me gjatësi të flokëve deri në mes të shpatullave. Inaugurimi i radhës ka ardhur nga topmodelja amerikane Arizona Muse, nga të paktat modele e cila dallon në mënyrë të veçantë nga koleget e saja, në mënyrë të veçantë ku së fundmi është parë se mban flokët me gjatësi mesatare. Në mënyrë të veçantë është parë që mban një gjatësi flokësh e cila duket se do të jetë trendi i ri. Ndërkohë që një tjetër modele e cila me një paraqitje të tillë ishte edhe Magdalena Frackowiak, e cila në sfilatën për prezantimin e koleksionit të ri pranverë-verë 2013 pati një prerje flokësh disi më të shkurtër se zakonisht. Sipas lajmeve të fundit një tjetër modele e cila ka shkurtuar modelin e flokëve është edhe topmodelja amerikane Karlie Kloss. Prandaj sikurse do të shikohet edhe në modelet e flokëve që prezantohen në foto flitet për prirjen e re të modeleve të flokëve pranverë – verë 2013.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency