Bubulina Krasniqi raportohet se është në një lidhje romantike, edhe pse ajo ende qëndron e heshtur ndaj këtyre thashethemeve. Disa ditë më parë, ajo pranoi një buqetë me lule, duke e postuar këtë foto në rrjetin social “Facebook”, dhe duke i venduar mbishkrimin “Surprizë e bukur, e këndshme, shumë e lumtur”. Sipas disa burimeve, Bubulina tashmë është në një lidhje serioze, por ende nuk ka qenë e gatshme për të publikuar romancën e saj. Bubulina, e cila dikur ka qenë edhe këngëtare, tashmë është kthyer nga politika dhe po punon në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe për momentin muzika nuk është prioritet për të.





