E fton për seks,27-vjeçaria i grabit 1 mijë euro me armë

0
157

Elton Qyno

prostitutePërfundime Adilaj u identifikua nga fotot e kartotekës së policisë. Kamëz, grabiten 1 milion lekë

 

Një 27-vjeçare që dyshohet se ushtron profesionin e prostitutës, ka ftuar klientin e saj në një hotel dhe pasi janë futur në dhomë, 27-vjeçaria ka nxjerë nga çanta e saj një pistoletë, duke e detyruar klientin, ti jepte sasinë e parave që kishte me vehte. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur tre ditë më parë në zonën e stacionit të Trenit në Tiranë, kur rreth orës 21:30, personit të grabitur i është afruar një shtetase, që tashmë është identifikuar nga policia si 27-vjeçaria Përfundime Adilaj. Sipas kallëzimit që ka depozituar në policinë e Tiranës, Adilaj e ka ftuar për të kryer marëdhënie seksuale të riun, emrin i të cilit nuk bëhet i ditur. Pas një bisede me të, të dy kanë vendosur që të shkojnë në një hotel aty pranë, por kur kanë hyrë në dhomë, teksa i riu bëhej gati të kryente marrëdhënie seksuale me 27-vjeçaren, kjo e fundit ka nxjerë nga çanta një armë zjari pistoletë, nëpërmjet të cilës i ka marrë 1 mijë euro klientit të saj. Pas këtij veprimi ajo është larguar me shpejtësi, duke lënë të vetëm në dhomën e hotelit shtetasin që kishte pranuar të kryente marrëdhënie me 27-vjeçaren Përfundime Adilaj.

Zbulimi nga fotografitë

Ajo që ka tradhtuar 27-vjeçaren Përfundime Adilaj, ka qënë fotografia e saj, e cila ndodhet në kartotekën kriminale të policisë së Tiranës. Teksa është larguar nga hoteli, personi i grabitur ka shkuar menjëherë në polici, ku dhe ka bërë denoncimin. Gjatë marrjes në pyetje ai ka dhënë përshkrimin fizik, dhe karakteristikat e femrës që e kishte magjepsur. Mes të dhënave ai ka dhënë dhe emrin e vajzës 27-vjeçare, por sipas policisë ajo kishte përdorur një emër të remë, gjatë futjes në kurth të klientit të saj. Nisur nga përshkrimi fizik i saj, strukturat e polcisë kanë nxjerë nga kartoteka e tyre dhjetëra fotografi, duke ia paraqitur disa prej tyre personit të grabitur. Mes dhjetëra fotografive, dëshmitari dalloi foton e shtetases Përfundime Adilaj,e cila sipas tij ishte personia me të cilën kishte folur tek stacioni i trenit dhe që kishte vendosur të shkonte në hotel me të. Menjëherë pas këtij kostatimi, policia ka bërë shpalljen në kërkim të 27-vjeçares, ndërkohë që ndaj saj është marrë masa e sigurimit “arrest në burg” në mungesë për veprën penale të “Grabitjes me armë”.

Grabiten 1 milion lekë

Gjatë pasdites së djeshme një grabitje me armë është rregjistruar në zonën e Kamzës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10 minuta në zonën “Kodër Kamëz” ku dy persona pa maskë e të armatosur kanë hyrë në një pikë këmbimi valutor. I detyruar pronari u ka dhënë të gjithë paratë që kishte në kasë. Dy të rinjtë janë larguar me një motor në drejtim të paditur. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e grabitësve. E gjithë ngjarje është regjistruar nga kamerat e sigurisë së pikës së këmbimit valutor, pamjet e të cilave janë sekuestruar tashmë nga policia. Nga llogaritjet paraprake rezultoi se dy autorët kanë mundur të marrin nga pika e këmbimit valutor një shumë prej 1 milion lekë të vjetra. Aktualisht policia është duke punuar me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të kësaj grabitje.

 

 

Tepelenë, gjendet arsenal municioni, pranga 55-vjeçarit

Pas arrestimit të dy vllezërve Babosh dhe Mesel Ruçi në Tepelenë si autorë të dyshuar të grabitjes me armë të autobuzit të udhëtarëve Sarandë-Tiranë, policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dhe shtetasin e tretë, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me dy vllezërit Ruçi. Gjatë kontrolleve të shumta të bëra në fshatin Mamaj të rrethit Tepelenë, ka rezultuar se në banesën e shtetasit Luan Bërxhi 55- vjeç, u gjetën një sasi municionesh luftarake si dhe dy armë të ftohta.
Sipas policisë në banesën e 55-vjeçarit u gjetën 148 copë fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm, 520 copë fishekë luftarakë model 56 si dhe dy bajoneta. Menjëherë pas gjetjes së armëve polica ka bërë të mundur arrestimin e 55-vjeçarit i cili akuzohet për veprat penale të “Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve të ftohta”.

 

Elbasan, arrestohet 50-vjeçari i dënuar në Itali

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 50-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane. Sipas burimeve zyrtare, Skënder Zeneli nga Cërriku është dënuar nga Gjykata e Milanos me tetë vjet burg për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike. “U be i mundur kapja e një personi në kërkim për llogari të shtetit Italian, konkretisht është kapur shtetasi Skënder Zeneli, i datelindjes 1963, banues ne lagja nr.2, Cerrik-Elbasan, shpallur nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana, pasi Gjykata e Milanos në shtetin Italian, në bazë të vendimit të dhënë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burg, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, bën të ditur policia.

 

Bllokohen 115 kg drogë në greqi, pranga dy shqiptarëve

Plot 115 kg drogë janë sekuestruar nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek. Droga e tipit marijuanë u kap në vendin Kallpaq. Sipas policisë greke janë arrestuar dy shqiptarë të moshës 27 dhe 28- vjeç si posedues të drogës. Lënda narkotike ishte fshehur në një automjet që u zbulua nga patrulla greke në urën e Aretis. Sasia e drogës ishte blerë në fshatin Lazarat dhe më pas është kaluar përmes kufirit të gjelbër, duke arritur të futet në teritorin Grek. Mirëpo pas kësaj, dy shqiptarët janë zbuluar nga policia Greke,e cila ka bërë ndjekjen për disa minupta të tyre dhe më pas arrestimin

 

Analiza e Ministrisë së Brendshme

Noka: Prioriteti im procesi zgjedhor,

2012 mund të ishte viti i statusit

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka prezantuar arritjet e punës të dikasterit që drejton për vitin 2012, i cili e ka qujatur si vit të suksesshëm, për sa përket rezultateve të arritura. Por sipas Nokës, viti 2013 që sapo ka hyrë është një sfidë për të dhe të gjithë shqiptarët, për shkak të menaxhimit dhe administrimit të procesit zgjedhor. Duke folur për vitin e ri, Noka tha se objetiv madhor i Ministrisë së Brendshme është realizimi i zgjedhjeve parlamentare me sukses”, dhe për këtë siguroi se “do bëhet gjithçka, duke filluar nga përgatitja me profesionalizëm e listave, me qëllim që çdo hallkë e zgjedhjeve të jetë brenda standardeve të kërkuara”. Më tej ai u ndal në disa arrirtje të punës gjatë vitit 2012, duke shtuar se 2012 mund të ishte vitit i statusit të vendit kandidat në BE, por opozita e udhëhequr nga mendime të errëta dhe për arsye individuale politike, nuk ka ndihmuar në arritjen e një suksesi edhe më të madh, lidhur me këtë objektiv madhor të të gjithë shqiptarëve. Duke u ndalur në arritjet konkrete të këtij dikasteri Noka tha se “lufta kundër trafikut të qënieve njerëzore ka qënë një nga sukseset e Ministrisë së Brendshme gjatë vitit që lamë pas. Shqipëria vazhdon të mos jetë vend tranzit për trafikimin e qënieve njerëzore. Nga qershori 2012 viktimave të trafikimit iu është mundësuar një trajtim mjekësor falas me një vendim të Këshillit të Ministrave”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency