Hapen aplikimet Bursat 2013-2014, vendet që ofrojnë mundësi studimi për të rinjtë shqiptarë

0
136

Driçim Çaka

studimiNga Greqia në Indonezi, mundësi studimi për çdo të ri

 

 

Shumë prej të rinjve në vendin tonë që dëshirojnë të zgjedhin një nga universitetet evropiane apo të kontinenteve të tjerë duhet të nxitojnë për të aplikuar. Burime pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se kanë nisur aplikimet për disa nga shtet në kontinentin tonë të cilët ofrojnë bursa për të rinjtë. Jo vetëm në Evropë, por të gjitha universitet ku do të aplikohet, dokumentet duhen dërguar me email gjatë muajve janar dhe shkurt. MASH bën me dije se Shqipëria ka lidhur marrëveshje për bursa me disa vende si, Hungaria, Greqia, Çekia, Egjipti, Indonezia, Polonia, Italia, Zvicra, Sllovakia, Kina, Rusia dhe shumë vende të tjera. Mundësitë e studimit për çdo të ri janë të shumta, por kriteri kryesor është gjuha angleze si dhe mesatarja e të gjitha studimeve. Për të aplikuar është e thjeshtë mjafton të klikohet në sajtin online të universitetit që preferohet. Më pas duhet plotësuar dosja “apliko për studime” dhe kërkesa do t’i shkojë universitetit i cili brenda disa muajve do të kthejë përgjigje. Vitet e fundit numri i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë shtetit është rritur dhe sipas MASH-it kjo lidhet me njohjen e mirë të gjuhës angleze si dhe mesatares së lartë që ka çdo i ri. Para aplikimit duhet që çdokush të plotësojë më parë dokumentet e mëposhtme për ti dërguar ato më pas me email çdo institucioni arsimor që dëshiron të studiojë.

 

Për programet e studimit të nivelit bachelor:

 

1. Deklarata për udhëzimet për dhënien e bursës

2. Deklarata lidhur me kushtet e kujdesit shëndetësor

3. CV me informacion për ciklet e shkollimit dhe adresat e shkollave ku aplikanti ka studiuar dhe vërtetimet që shkollat përkatëse njihen nga shteti si pjesë e sistemit të tij arsimor

4. Kopje të noterizuara dhe të legalizuara pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të diplomës dhe listës së notave të Maturës Shtetërore, si dhe të listës së lëndëve të zhvilluara për çdo vit shkollor

5. Kopje e noterizuar dhe e legalizuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të certifikatës së lindjes, e përkthyer në gjuhën çeke

6. Kopje e noterizuar dhe e legalizuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme e raportit mjekësor për aftësi studimi

 

Për programet e studimit të nivelit master:

 

1. Deklarata lidhur me udhëzimet për dhënien e bursës

2. Deklarata lidhur me kushtet e kujdesit shëndetësor

3. Kopje e noterizuar dhe e legalizuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme e diplomës ose të ndonjë dokumenti të ngjashëm që vërteton mbarimin e programit të studimit të nivelit të parë të studimeve të larta (bachelor)

4. Kopje e noterizuar dhe e legalizuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme e Suplementit të Diplomës ose të listës së leksioneve (përfshirë numrin e orëve);

5. Informacion shtesë ku të vërtetohet që programi i studimit të jetë mbajtur nga një institucion i autorizuar për ofrimin e arsimit të lartë;

6. Informacion shtesë lidhur me studimet e realizuara jashtë shtetit;

7. Kopje e noterizuar dhe e legalizuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të certifikatës së lindjes, e përkthyer në gjuhën përkatëse

8. Kopje e noterizuar dhe e legalizuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme e raportit mjekësor për aftësi studimi, i lëshuar dy muajt e fundit

9. Diplomë ose certifikatë ndërkombëtare e zotërimit të gjuhës angleze.

 

Për programet e studimit për doktoraturë:

 

1. Deklarata lidhur me udhëzimet për dhënien e bursës

2. Deklarata lidhur me kushtet e kujdesit shëndetësor

3. Kopje e noterizuar dhe e legalizuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të diplomës ose të ndonjë dokumenti të ngjashëm që vërteton mbarimin e programit të studimit të nivelit master

4. Kopje e noterizuar dhe e legalizuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suplementit të Diplomës ose listës së leksioneve (përfshirë numrin e orëve)

5. Informacion shtesë ku të vërtetohet që programi i studimit të jetë mbajtur nga një institucion i autorizuar për ofrimin e arsimit të lartë;

6. Informacion shtesë lidhur me studimet e realizuara jashtë shtetit;

7. Lista e botimeve të artikujve të ndryshëm, të përkthyer në gjuhën angleze

8. Një përmbledhje të çështjeve profesionale ku aplikanti synon të përqendrohet gjatë studimeve për doktoraturë, e përkthyer në gjuhën angleze

9. Tema mbi të cilën mendohet të mbahet disertacioni (3-5 faqe) në gjuhën angleze

10. Dy letra rekomandimi nga profesorë të institucioneve akademike

11. Nëse ka, certifikata për kualifikime të ndryshme apo për veprimtari kërkimore, në gjuhën angleze

12. Kopje e noterizuar dhe e legalizuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të certifikatës së lindjes

13. Kopje e noterizuar dhe e legalizuar pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme e raportit mjekësor për aftësi studimi, i lëshuar dy muajt e fundit

14. Diplomë ose certifikatë ndërkombëtare e zotërimit të gjuhës angleze.

 

 

 

Durrës, banorët e ish-Kënetës, 130 milionë dollarë investime nga projektet e qeverisë

Artur Ajazi

 

Popullimi me hapa shumë të shpejtë i zonës së Kënetës në Durrës, ka nxitur nisma të komunitetit të të ardhurve që të investojnë në mënyrë kolektive, apo edhe individuale për të ndërtuar strehën dhe infrastrukturën e domosdoshme. Statistikat bashkiake dhe nga Prefektura flasin për një popullsi që kapërcen shifrën e 38 mijë banorëve. Projektet e investimeve, si dhe e vullnetit të mirë të pushtetit qendror në 8 vitet e fundit ka detyruar komunitetit të mendoje edhe vetë për diçka, që lidhet me jetesën që nga shtrirja e rrjetit elektrik, ndërtimi i kabinave elektrike, blerja e transformatorëve, instalimi i qindra e mijëra metër linear tub për ujin e pijshëm, shtrimin e rrugëve me çakëll etj.

Banorët 130 milion USD investime

Në ish-Kënetë mendohet se janë ndërtuar afro 6 mijë banesa, si dhe dhjetëra e qindra lokale shërbimi, punishte, apo biznese të llojeve të ndryshme, duke vetëpunësuar banorët. Nisur nga sondazhet e realizuara, mendohet që në këtë zonë të pabanuar deri tani, janë investuar rreth 130 milionë dollarë të gjitha për ndërtimin e banesave, lokaleve, shtrirjen e rrjetit të energjisë, ndërtimin e rrugëve dhe hapjen e bizneseve. Mesatarisht, një familje është detyruar për të ndërtuar jetën si dhe për t’u përfshirë në integrimin qytetar, duhet të paguajë 20 mijë dollarë, ndërsa në raste të tjera kjo shumë shkon deri në 30-35 mijë dollarë. Të gjitha këto para, janë pjesë e sakrificës dhe mbijetesës së komunitetit që është organizuar për t’i bërë ballë jetës me forcat kolektive. Në paratë e derdhura një sasi e konsideruar ka vajtur për llogari të shtrimit të rrugëve të përbaltura, për të larguar moçalin nga pragu, të tjera për të blerë shtylla e tel për drita si dhe miliona lekë për tubat e ujit të pijshëm dhe depozitat. Sipas statistikave zyrtare, komuniteti është detyruar të investojë edhe për të tjera shërbime që i shërbejnë atij, ndërkohë që strukturat e qeverisjes vendore, kanë studime e projekte për rritjen e nivelit ekonomik të familjarëve.

 

Durrës, kodra e Vilës së Zogut plasaritet në disa pjesë

Artur Ajazi

Pothuajse çdo dimër, banorët e kodrës tek Vila e ish-Mbretit Zog, apo siç quhet ndryshe ajo lagje “Kodra e Sefer Efendiut”, po jetojnë me frikën e rrëshqitjeve pas shirave dhe alarmit për plasaritjet e shumta të saj. Kodra e qytetit, e cila mbart pasuri të çmuara dhe vlera të rralla turistike prej disa vitesh ditësh ka nisur plasaritjen e frikshme, dhe kjo ka detyruar banorë që shpesh të braktisin banesat. Vetëm vitin e kaluar nga rrëshqitjet u shembën tre lokale tek rruga e Currilave, dhe u bllokua hyrja e një pallati të ri për afro 5 ditë. Dhjetëra shtëpi të kodrës ku gjendet Vila e ish-Mbretit Zog, janë përfshirë në paniku duke u detyruar të braktisin strehën e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje nga bashkia. Banorët shprehen se “bashkia na thotë se, nuk japim më leje ndërtimi në kodër, porn e po shohim se, indfividë po ndërtojnë, hapin themele, dhe hedhin beton, duke rrezikuar jo vetëm banesat tona, por edhe Vilën e ish-Mbretit Zog”. Gjatë vitit 2012, rrëshqitje ndodhën rrëze të detit pranë Porto Romano, dhe janë shfaqur tani edhe tek kodra e vetme e qytetit të Durrësit. Specialistët e Urbanistikës në bashki u shprehën se “bëhet fjalë për afro 78 shtëpi e objekte të ndryshme shërbimi, që rrezikohen por rrezikohet edhe Vila e ish-Mbretit Zog”. Banorët e kanë zbuluar çarjen e tokës prej disa muajsh, por tani që kodra e banuar ka nisur të shkëputet nga pjesa tjetër ka rritur shqetësimin. Bëhet fjalë për kodrën në perëndim të Durrësit e shfrytëzuar shumë për ndërtime banesash dhe objekte të ndryshme. Kodra dikur ka qenë e veshur e gjitha me rrënjë ulliri, por pas viteve 1990 përfituesit e tokës në përdorim nisën të presin ullinjtë dhe të shesin tokën e ish-ndërmarrjes. Shumë familje kanë lënë shtëpitë dhe jetojnë tek të afërm apo edhe në kasolle prej druri e llamarine, pasi druhen se kodra mund të marrë me vete shtëpitë. Disa banesa kanë dalë nga përdorimi pasi veç zbulimit të themeleve, kanë pësuar edhe shtrembërime në anët ku kodra ka pësuar rrëshqitje. Të gjitha shtëpitë në rrezik janë ndërtuar në dhjetë apo 15 vitet e fundit dhe asnjëra prej tyre nuk është në pronësi legale, ndërsa banorët kanë plotësuar aplikimin dhe janë në pritje të përgjigjes. Kodra është zhveshur vit pas viti ngase pemët janë prerë të gjitha dhe shtëpitë nuk kanë mundur të zgjidhin problemin e linjave të ujërave të bardha e të zeza. Gjendja ka nisur të rëndohet, ndërsa banorët nuk kanë hequr dorë së ndërtuari në këtë kodër, e cila tani nuk ka më asnjë pëllëmbë tokë të lirë. Shtëpitë që kanë qenë më pranë rrëpirës e kanë ndier të parat rrezikun pasi dheu ka lëvizur duke zbuluar themelet dhe duke shkaktuar çarjen e mureve. Një përfaqësi nga lagjja e rrezikuar kanë nisur të trokasin në dyert e bashkisë, prefekturës e të qarkut për të bërë të ditur rrezikun. Specialistët shprehen se, ekziston rreziku për banorët, por edhe për vlerat e çmuara të qytetit si Vila e ish-Mbretit Zog, ndaj duhet të ketë një ndërhyrje urgjente nga ne dhe ministria e linjës.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency