Kohë më parë në spitalin e provincës kineze Hubei, një bebe e porsalindur befasoi personelin mjekësor kur zbuloi se gjaku i saj nuk është i kuq, ashtu siç normalisht duhet të ishte, por ngjyrë rozë. Po, po, ishte gjak ngjyrë rozë edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme kjo. Nuk është aspak e sajuar, bëhet fjalë për një fakt që nuk ka kurrsesi dyshim në vërtetësinë e tij. Gazeta “China Daily” njoftoi se deri në ditën e shtatë pas lindjes mjekët konstatuan se vajza ishte e shëndoshë, por simptomat e sëmundjes u paraqitën dy javë më vonë dhe më pas ajo u dërgua menjëherë në spital. S’kishte si të ndodhte ndryshe në fakt, duhet të kishte padyshim diçka që nuk shkonte. Vajza është diagnostikuar me hiperlipidermi, infeksion në mushkëri, anemi dhe retinotapi.





