Bashkia e Tiranës: Pallati i Linda Bashës, i paligjshëm, dosja në prokurori

0
195

Ina Jano

pallaatiHapësira mbi të cilën është ndërtuar pallati, ka qenë e përjashtuar nga çdo lloj ndërtimi

 

Bashkia e Tiranës ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me godinën në rrugën “Qamil Guranjaku”, që, sipas mazhorancës, është në pronësi të bashkëshortes së kryesocialistit Edi Rama. Zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, gjatë fjalës së saj theksoi se pallati i saj është i paligjshëm dhe në kundërshtim të ligjit të urbanistikës. Për këtë ajo renditi disa ligje të shkelura nga ana e zotit Rama kur ai ka qenë në krye të bashkisë. “Leja e ndërtimit për këtë pallat është dhënë në kundërshtim të hapur me ligjin. Në bazë të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 62, Këshilli i Rregullimit të Territorit nuk ka pasur të drejtë të miratojë asnjë ndërtim të përhershëm ose provizor, jashtë funksionit të territorit të përcaktuar në studimet e miratuara. Në rastin konkret në studim, hapësira mbi të cilën është dhënë leja ka qenë e përcaktuar shprehimisht ne ligj, si hapësirë ndërmjet blloqeve të ndërtuara të banesave dhe si e tillë kjo hapësirë ishte e përjashtuar nga çdo lloj ndërtimi. Më datë 27.12.2008, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës ndryshoi projektin teknik të kësaj godine të miratuar në 2006, duke e zgjeruar edhe më tej hapësirën e ndërtimit horizontalisht dhe vertikalisht, por pa e shoqëruar me planimetrinë përkatëse, siç e kërkon ligji. Për këto arsye, si leja e ndërtimit më 21.3.2006, ashtu edhe ajo e rishikuar më 27.12.2008, janë dhënë në kundërshtim të hapur me ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, – theksoi Bisha.

Ndër të tjera zëdhënësja nënvizoi se Bashkia e Tiranës ia ka referuar të gjithë materialet që disponon Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Edhe Partia Demokratike ka reaguar në vijimësi në lidhje me pallatin që sipas tyre mban pronësinë e bashkëshortes së kreut të opozitës Edi Rama, duke hedhur dyshime mbi mënyrën sesi është marrë kjo lejë ndërtimi. Ndërsa vetë lideri i opozitës i pyetur ditën e djeshme mbi këtë çështje nënvizoi se së shpejti do të ketë një përgjigje për të gjitha akuzat e mazhorancës, por kjo është një pikë që ai do ja sqarojë popullit dhe jo PD-së.

 

 Berisha: Rama, në vendnumëro, ne rrisim pagat dhe pensionet

Kryeministri Berisha komentoi dje përgjigjen e liderit të opozitës Edi Rama për deklaratën që ai bëri në konferencën për shtyp me mediat të dielën. Kreu i qeverisë në faqen e tij zyrtare në Facebook shkroi se Rama është në vendnumëro dhe vetëm Partia Demokratike rrit rrogat dhe pensionet, ndërsa Rama nuk ka për ta bërë kurrë një gjë të tillë. Udhëheqësi demokrat ironizoi përgjigjen e Ramës se ai kur të vijë në pushtet nuk do të ulë rrogat dhe pensionet dhe tha se në të kundërt mazhoranca do t’i rritë ato derisa populli ta votojë, ashtu siç në fakt ka bërë të gjithë këto vite që kanë qenë në pushtet: “Të dashur miq! Sot në një dalje para mediave zoti Rama pyetjes së gazetarit për qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj rrogave dhe pensioneve iu përgjigj se PS-ja nuk do të ulë rrogat. Pra nderi i madh që ai i premtoi 820 mijë punonjësve të administratës dhe pensionistëve ishte se nuk do të ulte rrogat dhe pensionet e tyre. Natyrisht nuk u çudita!! Nga viti 2006 deri sot rrogat e mjekëve, infermierëve dhe mësuesve janë rritur nga 120 -160%, rrogat dhe pensionet e ulëta dhe rroga mesatare janë rritur me 110%. Me urdhër të zotit Rama deputetet e tij kanë votuar gjithnjë kundër rritjes së tyre. Politika jonë për rrogat dhe pensionet është dhe do jetë, për sa të na votojnë shqiptarët, rritja çdo vit dhe vetëm rritja e tyre ashtu siç kemi bërë deri sot. Zoti Rama le të rrijë vendnumëro!”, – shkroi Kryeministri Berisha në Facebook-un e tij zyrtar.

 

 

PD: Rama të zbardhë bashkëpunimin e bashkëshortes me Kosta Barjabën

Mes bashkëshortes së liderit Rama dhe Kosta Barjabës ka pasur një bashkëpunim të ngushtë. Ky ishte qëndrimi i mbajtur dje nga selia blu, e cila kërkoi nga kreu i PS-së që të zbardhë dhe të tregojë të vërtetën për këtë bashkëpunim mes tyre. Sipas kësaj force politike Rama duhet të demonstrojë standardin minimal të transparencës që duhet ka ketë çdo politikan e aq më tepër drejtuesi i partisë më të madhe të opozitës. Duke u shprehur se PD-ja disponon të gjitha dokumentet e nevojshme për t’ia paraqitur publikut në çdo moment, Laura Vorpsi nënvizoi se Rama duhet të përgjigjet këtyre pyetjeve që janë ngritur. “Sa projekte ka ndarë zonja Lindita Basha me Kosta Barjabën gjatë viteve të bashkëpunimit të ngushtë të tyre? Cili është historiku i vërtetë i pallatit 5-katësh dhe një kat nën tokë i bashkëshortes dhe familjarëve të saj, ndërtuar në lulishten e pallateve me firmën tuaj? A keni qenë ju në konflikt interesi në rastin e lëshimit të dy lejeve të ndërtimit për këtë pallat të bashkëshortes suaj dhe familjarëve të saj?”, – i drejtoi pyetjen Ramës, PD. Më tej Vorpsi pohoi se lejet e ndërtimit për këtë pallat, janë lëshuar për një truall që mbante klasifikimin ligjor të sheshpushimit midis pallateve dhe për të cilat ligji shprehimisht i ndalon bashkitë të lëshojnë leje ndërtimi. “A ndjeheni përgjegjës, se ju për interesa familjare, keni shkelur ligjin me lëshimin e këtyre lejeve të ndërtimit? Si është paguar firma e ndërtimit të pallatit të gruas suaj Linda Basha, me para apo mos ndoshta firmat e ndërtimit janë shpërblyer me leje ndërtimi, kontrata të tjera të favorshme nga bashkia? Apo pallati është ndërtuar me para të gjobave 20%-she që të kanë paguar kompanitë e ndërtimit sipas akuzave të tyre publike? Pse nuk është deklaruar as sot origjina e 100 milionë lekëve kredi pa interes që gruaja juaj Linda Basha ka dhënë apo marrë? Pse nuk deklarohet marrësi apo dhënësi i kredisë pa interes në ILDKP si ç’kërkon ligji i këtij institucioni? A janë deklaruar në organet tatimore dhe a janë paguar taksat nga gruaja juaj për 100 milionë të kredisë pa interes?”, – përfundon deklarata e selisë blu.

 

 

Peticioni për Ramën, arrin në 173 numri i atyre që i bëjnë thirrje të votojë ligjet

Kanë mjaftuar më pak se 48 orë që të mblidhen 173 firmëtarë të cilët me peticion publik i janë drejtuar liderit socialist Rama me thirrje për të votuar tre ligjet e integrimit. Pas personaliteteve të njohur në fushën e artit dhe të mjekësisë, historianë dhe akademikë, letrën, që i kërkon Edi Ramës të lejojë deputetët e Partisë Socialiste të votojnë 3 ligjet e integrimit e kanë firmosur ditën e djeshme edhe njerëz të njohur të letrave shqipe dhe artit skenik. Ndër personalitetet shqiptare që kanë firmosur këtë peticion spikasin emrat e nderuar të përkthyesit Edmond Tupja, piktorit të madh Ali Oseku, botuesit Ndriçim Kulla, shkrimtares Jonila Godole, skulptorit dhe dekanit të Arteve Artan Peqini, piktorit të talentuar Ardian Isufi, regjisorit të mirënjohur Nikolon Gurakuqi, këngëtares Irini Qirjako dhe shumë intelektualë të tjerë. Ja lista e atyre që kanë firmosur peticionin publik për kreun e opozitës për të votuar tre ligjet.

1. Edmond Tupe Pedagog UT, Përkthyes
2. Nikolin Gurakuqi (Regjizor)
3. Ali OSeku Piktor
4. Ndricim Kulla Botues, opinionist
5. Artan Peqini Prof.Asoc. Dekan Fakulteti Arteve
6. Irini Qirjaku ( Soliste Kengetare)
7. Ardian Isufi Artist, Prof.Asoc Universiteti Arteve
8. Jonila Godole Shkrimtare
9. Anila Mitri muzikante
10. Shqipe Selfo Piktore
11. Klaudia Hila Regjisore
12. Iljon Xhoni Akrobat
13. Aljin Gala ish futbollist
14. Kurtish Gruda mjek
15. Jorgji Koco mjek
16. Sabahet Vishnja ( Soliste Kengetare)
17. Lirije Kurtaj mjeke
18. Irma Nela mjeke
19. Athanas Prifti mjeke
20. Hamdi Shehu mjek
21. Blerim Metani ish futbollist
22. Pavllo Bukoviku ish sportist
23. Çelo Hoxha Historian
24. Leka Ndoja Shkrimtar
25. Shyqyri Shehu mjek
26. Lumturi Taturi mjeke
27. Silvana Muka mjeke
28. Sajmir Patushi ish sportist
29. Enver Rada ish Sportist
30. Trendafile Sergani mjeke
31. Suzana Salaj mjeke
32. Sulejman Turku muzikant
33. Nazmije Toska mjeke
34. Violeta Leka mjeke
35. Agim Rreza Muzikant
36. Florian Becani mjek
37. Luljeta Xhuxha mjeke
38. Naxhije Shallani mjeke
39. Nijsla Dolme Aktore
40. Cibane Broka mjeke
41. Mirlinda Turku muzikante
42. Luigj Bytyci ish sportist
43. Nora Lekaj mjeke
44. Suela Xhumbi mjeke
45. Ramiz Kernaja mjeke
46. Fatbardha Osmani mjeke
47. Silvana Loka mjeke
48. Pranvera Osmani mjeke
49. Ethem Afezolli muzikante
50. Deshira Masupaj mjeke
51. Mimoza Dallenga mjeke
52. Jonida Celo mjeke
53. Mirela Kama mjeke
54. Abdullah Aliu mjek
55. Ansi Agolli futbollist
56. Niko Ferizi mjek
57. Ledja Bakami mjeke
58. Manjola Cena mjeke
59. Kozeta Levonja mjeke
60. Engjellushe Duro mjeke
61. Manjola Hamzallari mjeke
62. Adelina Xhomaci mjeke
63. Luiza Hekani mjeke
64. Zeliha Beta mjeke
65. Margarita Rroshaj mjeke
66. Shpresa Serani mjeke
67. Laurenca Muca mjeke
68. Fitnet Duro Akrobat
69. Deshira Gjemi mjeke
70. Fllanza Cuni mjeke
71. Dila Papleka mjeke
72. Hasmete Elezi mjeke
73. Elona Alibali Mesuese

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency