Olldashi: Ja se ç’punë bëmë në vitin 2012

0
190

Ervin Kaduku

olldashiAnaliza e punës e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, investime në të gjithë sektorët

 

 

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, deklaroi se gjatë vitit 2012 ka pasur progres të qenësishëm në të gjithë sektorët, por ai veçoi autostradën Tiranë – Elbasan si veprën më të rëndësishme në të cilën është investuar në vitin që lamë pas. Sa i takon kësaj vepre, Olldashi u shpreh se ka përfunduar 40% e volumit të punimeve. Gjatë analizës vjetore të punës së kësaj ministrie, Olldashi tha se investimi në infrastrukturën rrugore, i cili është edhe portofoli më i prekshëm, llogaritet 26.2 miliardë lekë. Sipas tij, u investua në rreth 50 objekte.

Një tjetër sektor, që, sipas Olldashit, ka njohur investime dhe përmirësim në shërbimin ndaj qytetarëve, është ai i ujësjellës-kanalizimeve. “Gjatë vitit 2012 janë investuar rreth 9.2 miliardë lekë në mbi 212 objekte, 85 prej të cilave kanë përfunduar”, – theksoi Olldashi.
Ministri Olldashi nënvizoi se edhe strehimi u mbështet nga MPPT-ja. “Janë lidhur rreth 438 kontrata kredie të lehtësuara si dhe janë ndërtuar 922 apartamente sociale”, – tha ai.
Në sektorin detar, ministri Olldashi cilësoi si arritje marrëveshjen me organizatën botërore të transportit detar për njohjen e dëshmive të marinarëve, ndërsa e konsideroi atë si mundësi për të gjithë ata për të punuar në tregjet e BE-së.
Duke u ndalur në transportin ajror, Olldashi tha se certifikimi i ANTA-s sipas standardeve të BE-së për një qiell të vetëm si dhe 5 standardeve të sistemit të integruar të cilësisë ISO, e bënë aktivitetin e saj të ketë një rritje cilësisht shumë të madhe. “Gjatë vitit 2012 u regjistruan nga ANTA 173 mijë mbikalime në hapësirën ajrore shqiptare, 20 mijë ulje e ngritje avionësh dhe mbi 1 milionë e 664 mijë pasagjerë”, – bëri të ditur Olldashi.
Ministri analizoi punën edhe në sektorin hekurudhor, që sipas tij, arritja e marrëveshjes me Malin e Zi si dhe nisja e procedurave për modernizmin e linjës Tiranë – Durrës, janë dy arritje.
Ministri bëri të ditur se janë legalizuar deri tani 87.100 objekte si dhe është shpërndarë fondi i kompensimit me vlerë 1 miliard e 91 milionë lekë. “Në fund të këtij viti ne parashikojmë mbylljen e procesit të legalizimeve për të gjithë ndërtimet informale”, – deklaroi ministri në komunikimin e parë me mediat për këtë vit.

 

Lista e punimeve të realizuara më 2012 nga MPPT

Infrastruktura rrugore

 

U investuan 26.2 miliardë lekë

50 objekte

525 kilometra

 

 

Filloi Autostrada Tiranë – Elbasan

Përfundoi Levan-Vlorë;

Përfundoi Levan-Damës;

Përfundoi unaza e madhe e Tiranës segmenti Sauk-TEG,

vazhdojnë punimet në segmentin Qendra Kristal-Sauk,

në rrugën e Valbonës,

by-pass-in dhe unazën e Shkodrës,

Shkodër-Hani Hotit,

përfundoi segmenti Qafë Bualli-Bulqizë në rrugën e Arbrit,

vazhdojnë punimet në Tiranë-Shkalla e Tujanit,

Qafë-Bualli – Plani i Bardhë,

vazhdojnë punimet në Cerenec-Librazhd,

Lin-Pogradec,

Damës-Tepelenë,

përfundoi një lot në rrugën Kardhiq-Delvinë,

përfundoi rruga Sarandë-Butrint,

vazhduan punimet në Sarandë-Konispol,

pothuajse në përfundim dy lote të rrugës Durrës-Rrogozhinë, nga Përroi Agait deri në Kavajë,

punohet nga Kavaja në Rrogozhinë,

vazhdoi puna në by-pass-in e Shkozetit

në nyjën e Vorës,

përfunduan dy lote të rrugës Shkozet-Porto Romano (zona industriale),

përfundoi segmenti Kthesa e Patosit-Roskovec,

filluan punimet për Lushnjë-Berat,

Fakulteti Filologjik-Sauk, në Tiranë,

filloi riveshja e segmentit Baz-Klos, në Mat,

përfundoi rikosntruksioni Buzuq-Çorovodë,

filluan punimet për nyjën e Milotit

vazhdoi puna për rrugën Tri Urat-Leskovik,

filluan punimet për Urën e Matit në Burrel,

është në përfundim ura e Pjezës në Shijak.

Vazhdon puna në Urat e Kukësit, (dublimi);

përfundoi segmenti Gusmar-Progonat,

përfundoi loti I i rrugës Kukës-Krumë.

 

Ujësjellës-Kanalizime

U investuan 9.2 miliardë lekë

212 objekte,

88 të përfunduar

 

Furnizimi me ujë i zonës së Kënetës, Durrës, zona 8-14;

Rehabilitimi i puseve ne Kafaraj, linja e furnizimit;

Ujësjellësi Rajonal Aliko;

Ujësjellësi qyteti Selenice;

stacioni pompimi i Qafës së Kashit;

Furnizimi me ujë i Paskuqanit Faza II;

Rikonstruksion i Ujësjellësit te Lagjes 5 maji, Elbasanit;

Rikonstruksion Ujësjellësi i Çorovodës;

Rrjollit, Shkodër;

Furnizim me ujë komuna Balldren;

Ujësjellësi i Ksamilit faza e dyte;

Furnizimi me ujë i qytetit Peqin;

Ujësjellësi i Bajram Currit;

Ujësjellësi i fshatit Valikarth;

Ujësjellësi rajonal dhe KUZ Gjinovec Ostren;

Përmirësim i furnizimit me ujë të fshatrave Maminas, Rubjeke, Bilalas;

Ujësjellësi i Fshatit Paulesh;

Rikonstruksioni i Ujësjellësit të fshatit Kuturman;

Ujësjellësi i fshatit Menkollare;

Gostime,

Paper

Lugaj

Valas

KUZ fshati Katund i Ri

KUZ Kusarth;

Depo uji 500 m3 rrjet shpërndarës i fshatrave Goriçan,

Qendër,

Çlirim,

Malas,

Kutalli,

Rërëz;

rikonstruksion i Ujësjellësit Çinar;

Ujësjellësi i fshatit Shegas,

Ujësjellësi Kuman – Vidhishte;

Mbrostar – Ura;

Dushk fshat – Dushk Sektor;

Malas;

Rrjeti Shperndares ne fshatin Frakull;

Toshkez-Delisufaj;

rrjeti i jashtem i Mashkullores;

Ujësjellësi Rajonal Dropulli i Poshtem;

KUZ Ballaban;

Ujësjellësi ne lagjet Demokracia, Majkosh dhe ne fushen e Tepelenes;

linja e jashtme Ujësjellësit te Slabinjes;

KUZ fshati Cangonj;

Rikonstruksion K.U.Z. Lagje e Re Kukes;

Margegaj;

Nange;

Ujësjellësi i Kryemadhit;

KUZ Dushaj;

Ujësjellësi i Komunes Lekbibaj;

i fshatit Shenkoll;

Spiten;

KUZ Kurbnesh;

Tresh;

Lekgegaj;

Shullaz;

Grude – Fushe;

Depo uji dhe rrjeti shperndares Paskuqan 1,

KUZ Kasalle;

Ujësjellësi Ndroq;

KUZ Koder-Kamez;

Ujësjellësi fshati Vrap;

Ibe e Siperme;

Petrele;

Grazhdan;

Dhiver;

Bashaj – Mesaplik;

Novosele Bestrove

Shamugjin –Panaja;

Konispol; Golimbaz;

Shales;

Xhyherine – Babice e Madhe;

Lubonje – Picar;

Xhafzotaj,

Koxhas;

Nishtulla, Durres;

Gjerbesit;

KUZ Grabian;

pusshpime per furnizimin me ujë te fshatit Kolonje dhe Ardenice;

Ujësjellësi Stegopul;

KUZ – Kolektori Kryesor i qytetit Tepelene;

Ujësjellësi-kanalizime Kapshtice;

KUZ Patok;

Fikas,

furnizimi me ujë i Fshatit Rec,

Shushice,

Dritas,

Mekat

Grabian

 

Gjatë vitit 2012 kanë përfunduar ndërtimet në dy impiantet e ujërave të zeza:

Ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza të qytetit të Lezhës dhe Shëngjinit

Ndërtimi i impiantit të përpunimit të ujërave të zeza të Durrësit

Janë financuar 21 objekte me financim të huaj, me vlerë 3,489 miliard lekë, si:

-Projekti i Kanalizimeve të Tiranës së Madhe;

-Ndërtimi i sistemit të KUZ dhe impianti i trajtimit të ujërave të zeza të Velipojës; Golem, Durrës,

-Infrastruktura komunale në 4 qytete, Fier, Gjirokastër, Sarandë, Lezhë;

-Kanalizime të ujërave të zeza dhe impianti i pastrimit të ujërave të zeza Ksamil etj.
Planifikimi urban dhe strehimi

-Projekti i ”Ndërtimit të banesave me qira të lehtësuar”, i cili po zhvillohet me mbështetje të Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB) ka hyrë në fazën e tij përfundimtare. Janë ndërtuar gjithsej 922 apartamente të reja deri në dhjetor 2012 në të tetë bashkitë pjesëmarrëse.

Tirana 385;

Durrës 126;

Korçë 99;

Fier 96;

Elbasan 96;

Berat 48;

Kavajë 48;

Peshkopi 24.

-Enti Kombëtar i Banesave përfundoi këtë vit 105 apartamente për të pastrehët

35

35

35

-Gjatë vitit 2012 janë lidhur 430 kontrata kredie në kuadër të Programit të “Kreditimit të lehtësuar”.

-Janë miratuar planet rregulluese të Himarës, Lushnjës, Kamzës dhe Beratit

 

Transporti detar

-Më 26 nëntor 2012, Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO) miratoi njohjen e dokumenteve të detarëve shqiptarë

-Përfundoi ndërtimi Terminali i Pasagjerëve në Portin e Durrësit, me një financim prej rreth 22M euro. Gjatë vitit 2012 ky terminal i ka shërbyer rreth 800.000 pasagjerëve;

-U firmos kontrata për dhënien me koncesion të terminalit të kontejnerëve;

-Vazhduan punimet për kalatën e re në Portin e Shëngjinit vlera 3.6 mil euro

-Ne portin e Sarandës vazhduan punimet për kalatën për anijet turistike në vlerë 4.7 mil USD.

 

Transporti ajror

-Pas përfundimit të projektit të modernizimit të hapësirës ajrore dhe ndërtimit të kullës së re të kontrollit ANTA është certifikuar për 6 standarde ndërkombëtare. Gjatë këtij viti janë realizuar rreth 173.000 mbikalime dhe rreth 20.000 ulje ngritje avionësh;

-Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë kaluar rreth 1.664.394 pasagjerë

 

Mbetjet e ngurta

-Kanë përfunduar punimet për “Rehabilitimin dhe zgjerimin e fushës së depozitimeve të mbetjeve urbane të qytetit të Tiranës në Sharrë”.Objekti është kolauduar në nëntor 2012, si dhe i është dorëzuar Bashkisë Tiranë për shfrytëzim;

-Ka përfunduar faza e I e projektit “Administrimi i mbetjeve të ngurta në juglindje të Shqipërisë (Maliq)”, Korçë. Në Dhjetor 2012 u nënshkrua marrëveshja financiare për fillimin e fazës II të projektit, i cili do të arrijë vlerën 9.8 milion euro;

-Objekti “Administrimi i mbetjeve të ngurta urbane në Shqipërinë e Jugut” është në proces tenderimi për përcaktimin e firmës fituese, e cila do të kryejë punimet e zbatimit për ndërtimin e landfillit në Bajkaj, Sarandë dhe Stacionin e Transferimit në Himarë.

-Është financuar “Studimi për mbylljen e venddepozitimit ekzistues të mbetjeve në Elbasan”.

 

Transporti hekurudhor

-U miratuar marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi për transportin hekurudhor kufitar;

-U bë parakualifikimi dhe priten ofertat financiare për projektin e hekurudhës Tiranë – Durrës.

 

Transporti rrugor

Marrëveshje, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit;

Marrëveshje, ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit;

 

Licencimet

-U miratua rregullorja për licencimin e vlerësimin e pasurive të paluejtshme

-Në fushën e ndërtimit, janë trajtuar 1289 aplikime për liçencim në fushën e zbatimit në ndërtim dhe projektim, mbikqyrje e kolaudim të punimeve të zbatimit.

-Në fushën e Transportit Rrugor Janë pajisur me Liçencë per transport ndërkombëtar udhëtarësh (nepermjete QKL) 36 subjekte; me Autorizim 109 subjekte; me Çertifikata për transport ndërkombëtar udhëtarësh 352 mjete.

-Në fushën e Transportit Detar janë pajisur me Liçencë për Transport ndërkombëtar detar për automjete dhe ose udhëtarë 15 subjekte; janë pajisur me Liçencë për Shërbime Portuale 13 subjekte.

 

Sekretariati Kombëtar i Digave të Mëdha

-Krijimi i arkivës SKDM-se me dokumentacionin teknik të dosjes së digave që janë në shfrytëzim,

 

Emergjenca Civile

-Krijimi i Sistemit të gatishmërisë dhe lajmërimit në Ministri dhe në institucionet e vartësisë ne Shkurt 2012.

 

Legalizimet

-janë legalizuar 37 100 objekte

Është miratuar kalimi i pronësisë për 3646 objekte

Është miratuar shpërblimi për 1146 pronarë

Janë derdhur në fondin e kompensimit 1.091.516.147 lekë

Kamë përfunduar procedurat për 90 000 objekte informale

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency