Doktoraturat, si ndahen 1305 kuotat e miratuara nga qeveria

0
216

Driçim Çaka

doktoraturaRritet tarifat për çdo program

154 kuota për kandidatët nga trevat shqiptare

 

Do të jenë 1305 doktorantë për vitin 2012-2013. Ndryshe nga sa parashikohej, Këshilli i Ministrave ka miratuar një numër më të ulët kotash për doktoraturat në krahasim me vitin e kaluar. Si çdo program studimi një hapësirë e konsiderueshme është lënë edhe për kandidatët nga trojet, të cilët do të kenë në dispozicion 154 kuota. Po kështu mundësi për të ndjekur doktoraturën do të kenë edhe shtetasit e huaj që banojnë në Shqipëri. Për këtë kategori Ministria e Arsimit do të shpërndajë kuotat në bazë të marrëveshjeve dypalëshe të lidhura në fushat e arsimit. “Kuotat e pranimeve për shtetasit e huaj, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ato shpërndahen në bazë të marrëveshjeve dy apo shumëpalëshe, si dhe në bazë të kërkesave individuale, të paraqitura në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nga persona të interesuar”, – përcakton vendimi i qeverisë

Tarifat

Një ndryshim do të ketë edhe për sa i përket tarifës që do të paguajnë doktorantët e rinj. Kështu nëse një vit më parë tarifa e studimeve ishte 208 mijë lekë, këtë vit do të jetë 216 mijë e 320 lekë. “Tarifa e shkollimit për programet e studimeve të ciklit të tretë, të doktoratës, është 216 320 (dyqind e gjashtëmbëdhjetë mijë e treqind e njëzet) lekë. Tarifa e shkollimit paguhet në këste, të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë”, – përcakton vendimi i Këshillit të Ministrave. Rritja, sipas Ministrisë së Arsimit, është normale dhe nuk do të ndikojë te kandidatët që do të ndjekin doktoraturën.

Kriteret

Si kriter kryesor për të ndjekur studimet e doktoraturës do të vazhdojë të jetë mesatarja e studimeve master. Sipas Ministrisë së Arsimit, për të qenë fitues duhet që kandidatët minimumi të kenë mesataren 8. Regjistrimet do të pranohen nga çdo kandidat, por MASH thekson që kriteri për mesataren do të jetë kryesori. Përveç mesatares, Anglishtja është një tjetër kriter ku secili kandidat duhet ta ketë të mbrojtur me certifikatë provimin e Toeflit.

 

 

Ishin

1367 kuota për programet e studimeve të ciklit të tretë të studimeve, të doktoratës, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2011 – 2012.

– Kuotat e pranimit për kandidatët nga brenda territorit të vendit, gjithsej, 1203 dhe për kandidatët nga trojet jashtë kufijve të vendit, gjithsej 164.

 

Bëhen

-1141 kuota për kandidatët brenda territorit të vendit

-154 kuota për kandidatët nga trojet jashtë kufijve të vendit

-10 kuota për shtetasit e huaj

 

 

TABELA Nr.1   KUOTAT PËR PROGRAMET E STUDIMIT TË DOKTORATËS, PËR VITIN AKADEMIK 2012-2013
ABCDEF
UNIVERSITETIID PROGRAMIEMËRTIMI I PROGRAMITKuota për kandidatët brenda territorit të venditKuota për kandidatët nga trojet jashtë kufijve të venditKUOTA TOTALE
Universiteti i Tiranës1Biologji e Ruajtjes10212
Universiteti i Tiranës2Biologji Molekulare10212
Universiteti i Tiranës3Fizikë8210
Universiteti i Tiranës4Bioteknologji Bimore10212
Universiteti i Tiranës5Elektrokimi e Zbatuar dhe Dukuritë Sipërfaqësore628
Universiteti i Tiranës6Analiza Kimike e Lëndës dhe  Mjedisit628
Universiteti i Tiranës7Teknologjia dhe Mikrobiologjia e Ushqimeve dhe Vlerësimi i Sigurisë dhe Cilësisë527
Universiteti i Tiranës8Proceset e Trajtimit Kimik të Lëndëve të Para Natyrore  dhe të Mbeturinave Industriale e Urbane628
Universiteti i Tiranës9Analizë dhe Algjebër10212
Universiteti i Tiranës10Metodat Probabilitare, Statistike dhe Metodat e Analizës Numerike10212
Universiteti i Tiranës11Informatikë12315
Universiteti i Tiranës12Shkenca Gjuhësore35540
Universiteti i Tiranës13Letërsi Botërore18220
Universiteti i Tiranës14Kërkime Gjuhësore25530
Universiteti i Tiranës15Studime Letrare22325
Universiteti i Tiranës16Histori20525
Universiteti i Tiranës17Gjeografi28230
Universiteti i Tiranës18Histori me drejtim në Arkeologji8210
Universiteti i Tiranës19Histori me drejtim në Trashëgimi Kulturore8210
Universiteti i Tiranës20Histori me drejtim në Marrëdhënie ndërkombëtare23225
Universiteti i Tiranës21Pedagogji14115
Universiteti i Tiranës22Psikologji14115
Universiteti i Tiranës23Filozofi9110
Universiteti i Tiranës24Punë Sociale14115
Universiteti i Tiranës25Sociologji9110
Universiteti i Tiranës26Shkenca Politike14115
Universiteti i Tiranës27Shkenca Juridike Civile27330
Universiteti i Tiranës28Shkenca Penale27330
Universiteti i Tiranës29E Drejta Publike27330
Universiteti i Tiranës30Ekonomiks14115
Universiteti i Tiranës31Menaxhim14115
Universiteti i Tiranës32Marketing14115
Universiteti i Tiranës33Metodat Sasiore dhe të Informacionit9110
Universiteti i Tiranës34Financë14115
Universiteti i Tiranës35Kontabilitet14115
Universiteti i Tiranës36Kërkime Operacionale14115
Universiteti i Tiranës37Statistika14115
Universiteti i Tiranës38Legjislacion dhe Institucionet e BE-së13215
Universiteti i Tiranës39Politika dhe Qeverisja në Europë13215
Universiteti i Tiranës40Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE13215
Universiteti i Tiranës41Sëmundje kirurgjikale19322
Universiteti i Tiranës42Sëmundjet e Brendshme18220
Universiteti i Tiranës43Mjeku i Familjes55
Universiteti i Tiranës44Stomatologji11112
Universiteti i Tiranës45Studime të thelluara të aspekteve epidemiologjike diagnostike dhe terapeutike të sëmundjeve të lëkurës13114
Universiteti i Tiranës46Studime në Obstetrikë Gjinekologji16117
Universiteti i Tiranës47Studime të thelluara dhe kërkime në otorinolaringologji44
48Sëmundjet e syrit44
Universiteti i Tiranës49Imazheri77
Universiteti i Tiranës50Lëndët Biomjekësore-Eksperimentale9110
Universiteti i Tiranës51Kardiokirurgji718
Universiteti i Tiranës52Studime në Neuroshkencë10111
Universiteti i Tiranës53Shkenca Farmaceutike13316
Universiteti i Tiranës54Morfologji Klinike14115
Universiteti i Tiranës55Mjekësi Laboratorike9110
Universiteti i Tiranës56Pediatri10111
Universiteti i Tiranës57Shëndet Publik14216
Universiteti i Tiranës58Studime të Thelluara në Kardiologji22
Universiteti i Tiranës59Anatomi Patologjike dhe Mjekësi Ligjore5510
Universiteti Politeknik i Tiranës60Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit14115
Universiteti Politeknik i Tiranës61Inxhinieri Ndërtimi12214
Universiteti Politeknik i Tiranës62Arkitekturë – Urbanistikë12214
Universiteti Politeknik i Tiranës63Gjeodezi12214
Universiteti Politeknik i Tiranës64Gjeoshkencat, Burimet dhe Mjedisi12113
Universiteti Politeknik i Tiranës65Inxhinieri Matematike8210
Universiteti Politeknik i Tiranës66Inxhinieri Fizike8210
Universiteti Politeknik i Tiranës67Inxhinieri Mekanike10111
Universiteti  Bujqësor i Tiranës68Bujqësia dhe Mjedisi, me drejtim në Shkencat Agronomike10111
Universiteti  Bujqësor i Tiranës69Bujqësia dhe Mjedisi, me drejtim në Shkencat e Prodhimit Shtazor10111
Universiteti  Bujqësor i Tiranës70Bujqësia dhe Mjedisi, me drejtim në Shkencat e Hortikulturës10111
Universiteti  Bujqësor i Tiranës71Bujqësia dhe Mjedisi, me drejtim në Shkencat Mjedisore10111
Universiteti  Bujqësor i Tiranës72Bujqësia dhe Mjedisi, me drejtim në Shkencat e Mbrojtjes së Bimëve10111
Universiteti  Bujqësor i Tiranës73Ekonomi dhe Agrobiznes me drejtim në Drejtim Agrobiznesi15116
Universiteti  Bujqësor i Tiranës74Ekonomi dhe Agrobiznes me drejtim në Ekonomi dhe Politikë Agrare15116
Universiteti  Bujqësor i Tiranës75Ekonomi dhe Agrobiznes me drejtim në Financë-Kontabilitet15116
Universiteti  Bujqësor i Tiranës76Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore10111
Universiteti  Bujqësor i Tiranës77Shkencat pyjore me drejtim në Qeverisja e Qendrueshme e Burimeve Pyjore dhe Kullosore10111
Universiteti  Bujqësor i Tiranës78Shkencat pyjore me drejtim në Teknologjia e Drurit9110
Universiteti  Bujqësor i Tiranës79Mjekësi Veterinare14115
Qendra e Studimeve Albanologjike80Shkencat Gjuhësore13215
Qendra e Studimeve Albanologjike81Shkencat Etnologjike dhe Folklor13215
Qendra e Studimeve Albanologjike82Shkencat Historike15318
Qendra e Studimeve Albanologjike83Shkencat Arkeologjike10212
Qendra e Studimeve Albanologjike84Shkencat Letrare15217
Qendra e Studimeve Albanologjike85Historia e Arteve Shqiptare10212
Universiteti “A. Moisiu” Durrës86Shkencat Ekonomike10212
Universiteti “I. Qemali” Vlorë87Matematikë13215
Universiteti “A. Xhuvani” Elbasan88Albanologji në profilin “Histori”9110
Universiteti “A. Xhuvani” Elbasan89Albanologji në profilin “Gjuhësi”9110
Universiteti “L. Gurakuqi” Shkodër90Gjuhë Shqipe8210
Universiteti “F.S.Noli” Korçë91Hortikulturë e Qëndrueshme9110
Universiteti i Sporteve të Tiranes92Shkenca Sportive10313
TOTALI11411541295

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency